SHBA/ Finishi i një procesi mësimor plot sfida

E enjte, 28 Mars, 2024

Në përmbyllje të vitit akademik 2020-2021 “Albanian-American Dual Language & Culture” dhe Shkolla Shqipe “Children of the eagle” nën kujdesin dhe drejtimin e Zonjës Drita Gjongecaj, organizuan një piknik me pjesëmarrjen e mësuesve, nxënësve dhe prindërve në një prej parqeve të gjelbër të Nju Jorkut.

E konceptuar si një veprimtari ku do të përjetoheshin në pak orë shumë prej elementeve të përmendura teorikisht gjatë proçeseve mësimore apo komunikimeve mes rrjetit të mësuesve gjatë trajnimeve të shumta që AAD&C ka realizuar gjatë këtyre tri viteve, pjesëmarrësit të rritur dhe fëmijë  përjetuan nga afër muzikën tradicionale shqiptare, ushqimet karakteristike, vallet tona duke i praktikuar në terren ato, lojra me dorë, ecje në grup, biseda, kujtime të një viti mësimor mbushur me sfida të paimagjinueshme për shkak të pandemisë.

Natyra, pritësja e kësaj veprimtarie mësimore edukative dhe argëtuesve zëvendësoi për pak orë librat, kompjuterat , telefonat, aplikacionet duke i afruar fëmijët me njëri-tjetrin në një formë reale, larg virtualitetit dhe praktikave digjitale çka ndodh sot rëndom në jetën e përditshme.

Të pyetur se si e përjetuan një ditë si kjo, pasthirrmat e tyre gazmore ishin përgjigja më e mirë e fëmijëve pjesëmarrës si  Alfonsi, Klarenti, Enki, Alexia, Lodi, Endriti, Fisniku, Fatmiri, etj.

Ndërsa mësuesit ndajnë mendime dhe opinione për vitin që lan pas, projektet e vërës , pushimeve dhe shkollës që do të rifillojë përsëri.

Prindërit mbeten falenderues që shkolla shqipe vijoi edhe këtë vit mes vështirësive të shumta, duke iu ofruar fëmijëve jo vetëm dije konceptuale dhe praktike mbi gjuhën dhe kulturën shqiptare por duke i shndërruar ata në protagonistë , interpretues dhe aktorë të disa veprimtarive që AADL& C ka realizuar këtë vit akademik paralelisht me proçesin mësimor pranë selisë së  Vatrës.

Kjo veprimtari ishte vazhdim i përpjekjeve sistematike që AADL& C  organizon me nxënësit, pjesëtaret e Bordit drejtues, rrjetin e mësuesve profesionistë, prindërit dhe komunitetin shqiptaro-amerikan si një ftesë e hapur për më shumë kontribute në funksion të misionit historik të përbashkët mbi ruajtjen dhe trashëgimin e gjuhës shqipe, kulturës dhe historinë tonë brezave të ardhshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 