Hasan Kaleshi, studiuesi shqiptar dhe “babai” i orientalistikës

E premte, 19 Prill, 2024

Dr. Hasan Kaleshi është një nga figurat më të shquara në vargun e dijetarëve shqiptarë, i cili shquhet për kontributin e tij në disa lëmi: Gjuhësi, albanologji, letërsi, histori, etnografi etj…

Hasan Kaleshi lindi më 7 Mars 1922, në katundin Sërbicë, në rrethin e Kërçovës. Rrjedh prej një familje të njohur, besimtare, intelektuale.

Gjyshi i tij, Myderriz Ali Efendiu, studimet e larta i kishte kryer në Stamboll dhe ishte shumë i nderuar për diturinë e devotshmërinë e tij. Po ashtu, babai i tij, Myderriz Adem Efendiu, kishte studiuar teologjinë në “Fatih”, institucioni më i lartë dhe më i njohur i kohës në Stamboll.

Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, ku krahas mësimeve, babai i tij, Myderriz Adem Efendiu, në shtëpi, që nga mosha gjashtë vjeçare filloi t’i mësojë të birit, Hasanit, Kur’anin e madhërueshëm përmendsh. Në moshën dhjetë vjeçare, pra brenda katër viteve, Hasani i vogël e mori titullin e nderuar Hafiz, meqë e mësoj përmendsh Kur’anin e shenjtë…

Shkollimin e mesëm e vazhdoi në Shkup në Medresenë “Mbreti Aleksandër” dhe në Prishtinë, në gjimnazin “Sami Frashëri”.

Në vitin 1946 u regjistrua në Universitetin e Beogradit, ku diplomoi më 1951, në Degën e Orientalistikës, por kishte studiuar edhe Romanistikën.

Në vitin 1960, po në Beograd, në Fakultetin Filozofik, ai mbrojti disertacionin e doktoraturës me titull: “Najstariji vakuvski dokumenti iz Jugoslavije na arapskom jeziku” (Dokumentet më të vjetra të vakëfeve të Jugosllavisë në gjuhën arabe).

Gjatë vitit 1965 studioi Turkologjinë në Institutin Ural-Altaic të Universitetit të Hamburgut në Gjermani.
Dr. Hasan Kaleshi zotëronte, pothuajse, të gjitha gjuhët kryesore lindore dhe perëndimore; përveç gjuhës shqipe, edhe atë serbe, kroate, boshnjake, bullgare, zotëronte për bukuri turqishten, osmanishten, arabishten, persishten, italishten, frëngjishten, gjermanishten dhe anglishten.
Me këtë përgatitje, ai ishte ndër studiuesit më të njohur të orientalistikës, gjuhësisë, historisë, kulturës, letërsisë… Ka marrë pjesë me kumtesa, studime, punime, në mbi 40-të simpoziume, konferenca shkencore, në Evropë, Amerikë, Azi dhe Afrikë…

Ka ligjëruar në universitete kryesore të botës: në Paris, Hamburg, Berlin, Munih, Vjenë, Stamboll, Romë, Ankara, Kajro, Nju Jork, Çikago, Athinë, Sofje, kuptohet edhe në Prishtinë, Tiranë etj.

Për rreth një çerek shekulli botoi rreth 400 punime të ndryshme: kritika, polemika, artikuj, studime, përkthime, në disa gjuhë të huaja, si edhe në gjuhën shqipe…

Veprimtaria studimore e Dr. Hasan Kaleshit përfshin tri kategori kryesore:
1. Trashëgimia kulturore shqiptare – gjuha dhe letërsia shqipe.
2. Trashëgimia kulturore arabo-islame.
3. Trashëgimia kulturore osmano-turke.

Kontributin e tij kryesor për çështjen kombëtare e zënë studimet shkencore që kanë të bëjnë me gjuhësinë dhe historiografinë shqiptare…

Dr. Hasan Kaleshi studimin e tij të parë në gjuhën shqipe e publikoi në vitin 1949. Ai titullohej “Vërejtje rreth gjuhës së përdorur në gazetarinë tonë”.

Në vitin 1952 publikon studimin me titull: “Letërsia bashkëkohore shqipe në Jugosllavi”, me qëllimin për t’ua paraqitur letërsinë shqipe sa më shumë popujve të tjerë në Jugosllavi, të cilët me shumicë mendonin se shqiptarët nuk janë veçse furrtar, bozaxhi, sharrëxhi…

Vetëm në “Leksikonin për Historinë e Evropës Juglindore”, Dr. Hasan Kaleshi botoi 28 studime për personalitetet e shquara të Lëvizjes Kombëtare dhe të Kulturës Shqiptare si për Sami, Naim e Abdyl Frashërin, Dervish Himën e Faik Konicën, për Ismail Qemalin e Fan Nolin, për Haxhi Zekën e Hasan Prishtinën etj.

Të gjitha studimet e dr. Hasan Kaleshit, kanë për themel dokumentet e hulumtuara nëpër arkivat e ndryshme, si Arkivi i Stambollit, Arkivi i Vjenës, Arkivi i Ankarasë…

Dr. Hasan Haleshi është autor i disa punimeve mbi jetën dhe veprimtarinë patriotike, shkencore, kulturore e politike të shumë figurave në zë të historisë sonë kombëtare, si: Sami, Naim e Abdyl Frashërit, Ismail Qemalit, Faik Konicës, Haxhi Zekës, Fan Nolit, Dr. Ibrahim Temos, Dervish Himës, Jahja Bej Dukagjinit, Suzi Prizrenasit, Koçi Beut e Sinan Pashës, Ali Pashë Gucisë, Nexhip Dragës etj.
Në studimin: “Depërtimi turk në Ballkan dhe islamizimi si faktorë të ekzistencës etnike dhe kombëtare të popullit shqiptar” Dr.Hasan Kaleshi me guxim të paparë paraqitet me një tezë të re dhe në kundërshtim me historiografinë shqiptare të kohës e cila me depërtimin e osmanlinjve në Ballkan dhe në islamizimin e shqiptarëve gjen vetëm elemente negative. Në këtë studim Dr. Hasan Kaleshi në tezën e vet, ndër të tjera, shkruan:
“Në kohën kur shqiptarët ishin pa shtet, pa kishat e tyre, pa traditë kulturore, pa shkolla, të rrethuar nga Bizanti në një anë, nga shteti Serb në anën tjetër, nga Venediku në anën bregdetare, me këto rrethana nuk ka pasur fare gjasa të ekzistonte si komb, me depërtimin turk në Ballkan, me shkatërrimin e Bizantit, shtetit Serb si dhe dezorientimin e kishave të tyre, pengohet asimilimi i shqiptarëve nga elementet e lartë përmendura”.

Se çfarë rëndësie kishin punimet e Dr. Hasan Kaleshit shihet më së miri edhe nga interesimi që patën studiuesit e huaj për këto punime, ndër të cilët edhe orientalisti i njohur me famë botërore Dr. Franc Babinger. i cili përmes një shkrese dërguar Dr. Hasan Kaleshit më 5 gusht të vitit 1965, e uron për punimet dhe kontributin e tij.

Trashëgimia kulturore arabo-islame

Dr. Hasan Kaleshi, përveç studimeve, është marrë edhe me përkthime. Ai ka përkthyer kryeveprat e letërsisë klasike dhe bashkëkohore arabe, të cilat lexoheshin me kënaqësi nga shqiptarët në ish-Jugosllavi…

Ai ka përkthyer në gjuhë të ndryshme të rajonit një mori letrarësh arabë, si: Ibni Rumi, Xhubran Halil Xhubran, Bulend El-Hajderi, Nizar Kabbani, Sulejman Al-Isa etj.

Ka publikuar studime të veçanta në kuadër të letërsisë arabe, si: “Letërsia bashkëkohore egjiptiane” 1956, “Risitë në poezinë moderne arabe” 1965 etj. Ka përkthyer një seri tregimesh të shkrimtarit të njohur arab Mahmud Tejmur, si dhe ka përgatitur një tekst universitar që trajton Historinë e Letërsisë Arabe, të cilin ia propozoi Rektoratit të Universitetit të Kosovës, por që, për ironi të fatit, ky dorëshkrim nuk u publikua…

Në vitin 1972 botoi librin me titull “Dokumentacion në arabisht i vakëfeve në Republikën Federative të Jugosllavisë”. Ky libër njohu një shpërndarje të gjerë në mjediset e bibliotekave private dhe shkollore, si dhe nëpër xhami dhe institucione të ndryshme fetare…

Pas vdekjes doli fjalori me 50 mijë fjalë e idioma: “Fjalori serbokroatisht-arabisht”, botuar në Sarajevë më 1988, të cilin e përfundoi me sukses në bashkëpunim me studiuesin e njohur Dr. Kamil El-Buhi, një ndër personalitetet më të njohura të fushës së Orientalistikës gjatë viteve ‘50.

Trashëgimia kulturore osmano-turke

Dr. Hasan Haleshi, si orientalist i njohur, ka publikuar një seri studimesh nga letërsia klasike dhe bashkëkohore turke…

Dr. Hasan Kaleshi, përveç punimeve të shënuara, ka lënë edhe më shumë dorëshkrime të papublikuara. Ato janë mbi 250 dokumente, dorëshkrimet e dokumenteve kryesisht janë të shkruara me dorë në gjuhën frënge, përveç dokumenteve në fjalë i mbeten të pabotuara edhe mbi 240 dokumente në gjuhën gjermane. Si dhe shumë dokumente të tjera të hulumtuara në arkivin e Vjenës, Ankarasë dhe Stambollit ku flitej për personalitetet e ndryshme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Në vitin 1976, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Faik Konicës (1876-1976), Federata Pan Shqiptare “Vatra” e Bostonit, organizoi në Nju Jork një Simpozium Shkencor rreth Faik Konicës, ku, në pamundësi që të vinte për shkaqe shëndetësore, u lexua kumtesa shkencore e dr. Hasan Kaleshit, të cilën e lexoi dr. Eduard Licho. Në këtë simpozium kam marrë pjesë si dëgjues dhe ende më jehojnë në vesh fjalët e Dr. Eduard Lichos, i cili kur e lexoi kumtesën, meqë pati duartrokitje të gjata, u detyrua të thotë: “Këto duartrokitje, sigurisht, nuk janë për atë që e lexoi kumtesën shkencore, por për atë që e ka shkruar…”
Ai, që e kishte shkruar, ishte dr. Hasan Kaleshi…

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 