SHBA/ Këshilltari bashkiak i New York Mark Gjonaj dekoron editorin e Diellit

E shtunë, 20 Prill, 2024

New York më Korrik 2021, Këshilltari i Bashkisë së New York-ut z.Mark Gjonaj nderoi editorin e gazetës Dielli z.Dalip Greca me rastin e daljes së tij në pension. z.Gjonaj shprehu vlerësimet më të larta për punën dhe kontributin 12 vjeçar të z.Greca në krye të Diellit dhe punën e madhe që ka dhënë në Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra. Ky nderim tha Gjonaj nuk është vetëm për z.Dalip por edhe për familjen e tij për sakrificat që ata kanë bërë në Vatër dhe në gazetën Dielli.
Në ceremoninë e dekorimit, Këshilltari Gjonaj u prit nga kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha i cili pasi shprehu falenderimet për vlerësimin që i bëhet editorit që drejtoi Diellin për 12 vjet, deklaroi se z.Mark Gjonaj është një krenari kombëtare për arritjet e tij dhe ndihmën që ka dhënë për komunitetin shqiptar në New York. 12 vite në Diell dhe 10 vite te Iliria janë një shërbim shumë i madh që Dalip Greca ka bërë për komunitetin shqiptar- tha Gjonaj. Dalip Greca ka qenë fisnik dhe i papërtuar në çdo kohë për të pritur e përcjellur njerëz në Vatër e kudo.
Mirënjohja dhe nderimi që ne i bëjmë sot është shumë pak përkundër talentit dhe shërbimit që ai i ka dhënë komunitetit tonë. Dalipi na bën shumë krenar të gjithëve. Duke nderuar Dalipin ne nderojmë familjen e tij dhe shqiptarët që janë shembull në komunitet- tha Gjonaj. Më tej shtoi: Dalipi Greca shërbeu me personalitet dhe integritet si një profesionist i shkëlqyer dhe qytetar shëmbullor- përfundoi fjalën e tij Këshilltari z.Mark Gjonaj. Editori Dalip Greca në fjalën e tij falenderuese për gjithë të pranishmit, e vlerësoi Mark Gjonajn për ndihmën e pakursyer që ka dhënë për Vatrën përgjatë gjithë karrierës së tij. z.Greca para të pranishmëve tregoi disa episode të mbështjes ndaj Mark Gjonajt dhe shprehu mirënjohje për vlerësimin e lartë që iu bë prej Këshillit të Bashkisë së New Yorkut. z.Greca tha se do i shërbejë Vatrës e komunitetit shqiptar përgjithmonë, me mish e me shpirt.
Në pritjen zyrtare me rastin e vlerësimit të editorit Greca, morën pjesë Presidenti i Nderit të Vatrës z.Agim Rexhaj, nënkryetari i Vatrës Ervin Dine, sekretarja e Vatrës zonja Nazo Veliu, Editori i Diellit Sokol Paja, anëtarët e kryesisë Mark Mrnaçaj, Anton Raja, anëtarët e Këshillit Simon Qafa, Ismer Mjeku, gazetari Halil Mula, anëtari më i ri i Vatrës Nosh Mrnaçaj dhe z.Mehmet Kadria. Presidenti i Nderit të Vatrës z.Agim Rexhaj falenderoi editorin Greca për shërbimet e jashtëzakonshme që ka bërë në Diell dhe në Vatër për 12 vite, ndau me të pranishmit kënaqësinë dhe krenarinë për arritjet e Diellit nën drejtimin e Dalip Grecës sidomos gjatë pandemisë globale ku Dielli u bë burim i dorës së parë të informimit për mediat shqiptare në Diasporë, Shqipëri, Kosovë e në mbarë hapsirat shqiptare.
Sekretarja Nazo Veliu deklaroi se z.Greca ka qenë një personalitet i spikatur në New York dhe kryesisht i qytetit të Lushnjes dhe jo vetëm me veprimtarinë e tij dhe kërkoi që Vatra të bëjë një kërkesë për dekorimin edhe nga Bashkia e Lushnjës ku z,Greca ka kontribuar aq shumë. Në fund të takimit u anëtarësua në Vatër z.Shaqir Gjonbalaj i cili do të kontribuojë në degën Hudson Valley. Takimi u mbyll vëllazërisht me zotimin për të çuar përpara çështjen kombëtare dhe projektet që forcojnë komunitetin shqiptar në USA./ Gazeta Dielli

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 