Kanada/ Komuniteti shqiptar, takim me kryeministrin e Albertës

E enjte, 18 Prill, 2024

Këto ditë në Calgary, Alberta u zhvillua një takim i veçantë në mes kryeminstrit të Albertës Jason Kenney dhe kryetarit të Shoqatës Shqiptaro- Kanadeze të Kalgarit (Albanian-Canadian Association of Calgary) z. Ilir Kuqi dhe një prej biznesmenëve të komunitetit shqiptar atje z. Arti Aolli. Sipas njoftimit të pulikuar në faqen elektronike të shoqatës thuhet ndër të tjera: “Gjatë bisedës z. Kenney tregoi që kishte njohuri rreth të shkuarës së popullit shqiptar dhe lirive të privuara gjatë periudhës së diktaturës në Shqipëri deri në vitet ’90 si dhe vështirësitë që hasi populli shqiptar i Kosovës gjatë dhe pas luftës.

Kenney tregoi mirënjohje për komunitetin shqiptar për kontributin e tyre si qytetarë të denjë të Albertës sidomos gjatë periudhës së paprecedentë të pandemisë. Z. Kuqi dhe z.Agolli vunë në dijeni kryeministrin për vështirësitë që hasën bizneset e komunitetit të shqiptarëve por edhe duke e falenderuar për mbështetjen që dha qeveria e tij. Ndërkohë z. Kenney premtoi që Alberta nuk do të ketë më kufizime përsa i përket COVID-19, lajm i cili është i rëndësishëm për mbarëvajtjen e bizneseve pas një periudhe relativisht të gjatë vështirësish”. Ky takim i rëndësishëm bëri të mundur njohjen e komunitetit shqiptar pranë instancave më të larta të qëverisë së Albertës, me c’rast njoftimi i shoqatës përmend gjithashtu takimin e realizuar më parë me Ministrin e Kulturës z. Ron Orr dhe Ministrin e Punës Z. Jason Copping. “Gjatë këtij takimi u theksua që komuniteti shqiptar në Calgary është një komunitet relativisht i madh me rreth 5 mijë qytetarë dhe rreth 8 mijë të tillë në gjithë Albertën. Ky takim i rëndësishëm për nga lloji i vet tregon që komuniteti shqiptar luan një rol të rëndësishëm në çdo aspekt duke përfshirë këtu edhe vendimmarrjen. Në mbyllje të këtij takimi z. Kuqi ftoi z. Kenney të marrë pjesë në ceremonitë festive si ajo e Pavarësisë së Shqipërisë në 28 Nëntor, Pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt, apo festat e fundivitit të cilat i pranoi me kënaqësi”- thuhet tutje ne njoftimin e shoates.
Në një intervistë të mëparshme për gazetën “Diaspora Shqipare” z, Ilir Kuqi, kryetari aktual pati theksuar se “Shoqata Shqiptaro- Kanadeze e Kalgarit për herë të parë u themelua në vitin 1999, me kryetar Agron Miloti, i cili është një biznesmen i suksesshëm në komunitet. Qëllimi kryesor i shoqatës në atë kohë ishte për grumbullim fondesh për luftën në Kosovë. Mund të them që nga ato që kam dëgjuar, kjo iniciativë ishte shumë e sukseshme dhe ia arriti qëllimit të saj.
Në vitin 2015, shoqata këtu në Calgary u ringjall mbas shumë vitesh nga Dorian Londo, i cili ishte kryetari i dytë i shoqatës. “Tashmë jam tre vjet në krye të saj, dhe ndihem krenar rreth aktiviteteve që kemi bërë të shumëllojshme. Duke filluar tek simboli i ngritjës së flamurit shqiptar dhe atij kosovar në qendër të qytetit, para Bashkisë, tek mirëmbajtja e “Folesë së Shqiponjave”, dhe shumëllojshmeri festash e aktivitetesh”, shprehet ai.