Pas 157 vitesh, botohet vepra e Anton Santorit “Il soldato albanese”

E mërkurë, 19 Qershor, 2024

Për herë të parë, sheh dritën e botimit romani i parë i Anton Santorit “Il soldato albanese”, i shkruar në italisht, i mbetur për 157 vjet në dorëshkrim. Vepra rezulton të jetë hartuar e gatshme për botim, në variantin e tretë të saj, si vullnet i fundmë i autorit, rreth vitit 1864. Dorëshkrimet e romanit ndodhen në Bibliotekën Qytetëse të Kozencës.

Francisk Anton Santori njihet si krijuesi i romanit të parë të shkruar në gjuhën shqipe “Sofia e Kominiatëve”. Por me romanet në italishte “La figlia maledetta” (Cosenza, 1863) dhe “Il soldato albanese”, ai vendos një tjetër gur fillese në historinë e letërsisë shqipe: atë të krijimit të romanit të parë të shkruar në gjuhë të huaj nga një shqiptar, duke i paraprirë romanit të Sami Frashërit “Taaşşuk-u Tal’at ve Fitnat” (Stamboll, 1872) dhe romanit të Pashko Vasës “Bardha de Temal, scenes de la vie albanaise” (Paris, 1890).

Kjo vepër u për u përgatit nga tri studiues e botues të dorëshkrimeve santoriane: parathënia prezantuese nga Italo C. Fortino dhe studimet hyrëse e transkriptimi nga Oreste Parise dhe studiuesja Merita Bruci, e cila është njëherësh kryetare e Këshillit Koordinues të QSPA-së.
Vepra i kushtohet kujtimit të Giusy Barci-it, pasardhëse e Santorit dhe albanologut Gianni Belluscio. Faqet e para të veprës mund t’i shikoni në sitin e Shtëpisë Botuese ARACNE, duke shtypur linkun.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 