Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa dhe znj. Dorotea Kerni, drejtuese e Bibliotekës Qendrore Shqipe në Kroaci, bashkë me mësuese të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Zagrep realizuan sot një takim pune.
Kerni bëri një prezantim të punës si drejtuese e bibliotekës në gjuhën shqipe në Zagrep dhe projektit për ngritjen e këndeve të tjera të gjuhës shqipe në bibliotekat e Rijekës dhe Pulës. Ndër të tjera u diskutua dhe për nevojën e pasurimit të bibliotekave me libra të gjuhës shqipe, për mënyrën e promovimit të kulturës shqiptare në Kroaci, të organizimit të mësimdhënies së gjuhës shqipe etj.
Znj. Hysa e prezantoi me punën e Qendrës së Botimeve për Diasporën në mbështetje të mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.