Zvicër/Politikani shqiptar: Bashkatdhetarët janë përkrahësit më pasionant që kam

E enjte, 28 Mars, 2024

Politikani shqiptar Përparim Avdili në mbledhjen e anëtarësisë së Nëndegës së IX-të të Partisë Liberale të Cyrihut është rizgjedhur kryetar i Nëndegës dhe është nominuar në listën për zgjedhjet e Parlamentit të Zyriut. Me fitoren e tij në vitin 2018 Avdili ishte i pari shqiptar në parlamentin e Zyriut. Tashmë Përparim Avdili është një politikan që ka bërë emër me parimet e tij konsekuente liberale dhe tashmë ka gjetur përkrahjen e shumë njerëzve që besojnë tek puna e tij. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” Përparim Avdili tregon se përse zgjodhi të jetë pjesë e politikës në vendin ku jeton. Edhe pse është larguar nga vendlindja kur ishte vetëm 8 muajsh, Avdili e njeh në perfeksion gjuhën amtare dhe shprehet se vendlindja është vendi në të cilin shpirti gjen qetësi.

Keni qenë shqiptari i parë që jeni bërë pjesë e politikës në Zyrih. Pse vendosët të nisni një karrierë politike?

Në partinë liberale jam anëtar që nga mosha 20 vjeç, si rrjedhojë e interesimit tim për atë çfarë po ndodh rreth nesh dhe duke pas parasysh mundësitë shumë të mira në Zvicër  për pjesëmarrje në jetën shoqërore dhe politike. Për mua që në fillim ka qenë e rëndësishme që shoqëria, jeta dhe ekonomia jonë të jetë sa më e lirë dhe mos të ketë ndikime jo relevante nga jashtë apo dhe nga ligjbërësi, prandaj dhe ka qenë dhe i natyrshëm angazhimi në partine liberale.

Çfarë do të thotë për ju rigjedhja si kryetar i nëndegës?

Në radhë të parë punë, sepse atë fat e kanë kryetarët e partive në çdo nivel. Por, padyshim dhe që është konfirmim për punën e bërë deri tani dhe ëndërr që më është dhënë prapë ky besim nga anëtarësia jonë.

A ju kanë përkrahur bashkatdhetarët tuaj në Zyrih?

Nëse e keni fjalën për qytetarët e mi me origjinë shqiptare, po. Madje mund të them lirisht që janë ndër përkrahësit më pasionant që kam, dhe mua më shtyn ky fakt edhe më shumë të angazhohem për komunitetin tonë në Zyrih, por edhe në Zvicër.

E mendoni veten afatgjatë në politikë?

Zyrihu është qyteti dhe vendi im, për mua është një nder i madh që si fëmijë i këtij qytet, tani dhe të vendos brenda kompetencave të mia për të ardhmen e qytetit. Dhe si gjithmonë, misioni politik është afatgjatë dhe duke pasur edhe shumë punë për të bërë, jam vullnetplot që ta vazhdoj edhe shumë vite.

Çfarë mendoni për zhvillimin e politikës në vendet shqipfolëse?

Fatkeqësia më e madhe atje është, kjo vlen dhe për Ballkanin në tërësi, që nuk ka parti me ideologji liberale. Ose nëse ka, atëherë janë aq të pafuqishme sa që nuk çojnë peshë në skenën politike. Diversiteti politik dhe tregu i ideve për të cilat garohet në politikë, i mungon pikërisht liberalizmi. Në ato vende gjithmonë ke ballafaqimin mes të djathtës konservatore dhe socialistëve apo të majtës. Do i bënte mire çdo vendi, ashtu siç i ka bërë mirë vendeve europiane, që në skenë të ketë një adresë politike e cila fokusohet te forcimi i ekonomisë si shërbëtore e individit për ta zhvilluar atë.

Ktheheni shpesh në vendlindje?

Kur do që më krijohet mundësia, është vend në të cilin shpirti më pushon.

Na flisni pak për historinë tuaj të emigrimit. Kur u vendosët në Zvicër, sfidat dhe peripecitë deri tek integrimi në shoqërinë e vendit ku jetoni?

Babai im ka ardhur në fillim të viteve ‘80 në Zvicër si sezonier, që vinin në atë kohë nga Ish-Jugosllavia. Pastaj, siç bënë shumica e shqiptarëve, edhe ne si familje iu bashkuam babait me nënën kur unë isha 8 muajsh në vitin 1988. Gjithë jetën deri tani e kam kaluar nga ai moment në qytetin e Zyrihut, madje në të njëjtin rreth ku dhe tani jam (Altstetten dhe Albisrieden), prandaj dhe këtë vend e konsideroj si vendin tim. Sfidat kanë qenë të ndryshme, përpos atyre sfidave të zakonshme që mund t’i has një i ri, po ashtu kisha dhe përballje diskriminuese në shumë raste. Shoqëria zvicerane jo në çdo rast ishte mësuar të sillej me të huajt, sidomos në atë kohe kur nga Ballkani erdhi një numër i madh i të huajve. Ndoshta dhe kjo është e natyrshme, sepse në fillim çdo njeri mund të jetë skeptik për diçka të re. Në anën tjetër Zvicra na mundësoi dhe ofroi aq shumë, për zhvillimin dhe mirësinë tonë familjare po edhe individuale, që vjen falë sistemit liberal që gëzon ky vend. Dhe shumica e përballjeve apo kontakteve gjatë gjithë jetës deri tani kanë qenë absolutisht positive. Për ato gjërat që s’kanë qenë mirë, unë pikërisht kam vendosur që t’i adresoj përmes politikës, në mënyre instiucionale, me objektivet dhe duke e dashur këtë vend./Diasporashqiptare.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 