“Fulbright”, Yuri Kim- studentëve: Kontribuoni në fuqizimin e Shqipërisë

E enjte, 25 Prill, 2024

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri bashkë me ministren e Arsimit Evis Kushi i kanë dorëzuar studentëve përfitues të bursave Fulbright dhe Humphrey, certifikatat e përfundimit të studimeve duke i nxitur ata të zbatojnë ato që kanë mësuar, për fuqizimin e Shqipërisë.

Fotot e takimit janë ndarë nga ambasada e SHBA në Shqipëri e cila thekson se që prej vitit 2019 Shqipëria ka kontribuar me fonde për këto programe duke i mundësuar ambasadës të dyfishojë numrin e studentëve shqiptarë që marrin bursa për të ndjekur masterin në SHBA.

Ndërsa ministrja e Arsimit Evis Kushi vlerëson se: “Programi i Shkëmbimit “Fulbright” është një vlerë e shtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me partnerin tonë strategjik SHBA në fushën e arsimit, shkencës dhe kërkimit. Ai gjithashtu inkurajon përmirësimin e kualifikimit të studentëve dhe akademikëve tanë, si dhe stimulon projektet e përbashkëta shkencore mes dy vendeve tona”.

Ndër të tjera, Kushi shprehet se nëpërmjet këtij programi prestigjioz, pjesëmarrësit profesionistë shqiptarë mund të përqafojnë vlerat më të mira amerikane në SHBA dhe pas rikthimit në Shqipëri, ata kanë mundësinë për të kontribuar me përvojën dhe njohuritë e fituara në universitete, administratë publike dhe kompani private në vendin tonë.

Programi “Fulbright” për studentë të huaj është një program një ose dy vjeçar për profesionistë të rinj dhe ata që kanë përfunduar studimet, të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në SHBA. Njëkohësisht, u jep mundësi studiuesve të rinj apo me më shumë përvojë, lektorëve të universitetit dhe ekspertëve nga institucione akademike dhe kërkimi, të bëjnë kërkime dhe/ose të japin mësim në një universitet në SHBA.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  