Nga Norvegjia në Holandë/Rrëfimi i Ornela Ademit, shkencëtares shqiptare të EMA

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Shkencëtarja shqiptare Ornela Ademi, në vitin 2002 ka nisur studimet e larta në Norvegji. Ademit ju dha një mundësi të punojë tek Agjencia Europiane e Barnave (EMA – European Medicines Agency) në vitin 2019 dhe prej asaj kohe, është zhvendosur në Hollandë.

Në një intervistë për “Koha”, ajo tregon rreth ndryshimeve kulturore në vendet ku emigroi, integrimin dhe profesionin e saj. “Në Norvegji kalova atë pjesë të jetës që konsiderohet si më e rëndësishmja sa i përket formimit tim si karakter dhe po ashtu profesional”, – shprehet Ademi.

Në cilin vit keni mërguar?

Jam larguar nga Shqipëria në vitin 2002. Shkova në Norvegji pasi mu dha mundësia për të kryer studimet e larta aty, ndërkohë që në 2019 u largova nga Norvegjia për t’u shpërngulur për një kohë të caktuar në Holandë, pasi mu dha një mundësi të punoja tek Agjencia Europiane e Barnave (EMA – European Medicines Agency).

Çfarë ju kujtohet më së shumti nga fillesat e jetës në botën perëndimore?

Unë u largova nga një vend i vogël dhe mesdhetar, në një vend të ftohtë dhe malor si Norvegjia. Për Norvegjinë nuk kisha dëgjuar aq shumë sa mund të kisha dëgjuar dhe për vendet e tjera evropiane si Gjermania, Italia, Franca etj., dhe ajo që më la më shumë mbresa në fillim ishte natyra mahnitëse e saj. Përsa i perket gatimit dhe oraret e ngrënies ishin shumë ndryshe nga çfarë isha mësuar në Shqipëri dhe jo gjithmonë e preferoja kuzhinën norvegjeze.

Ornela Ademi, European Medicine Ageny, KOHA, Portali KOHA, coronavirus, European Medicine Regulatory

Pas një farë kohe kur u angazhova më shumë ne shoqërinë norvegjeze filloi të më bënte përshtypje ndryshimi i kulturës në sjellje dhe mënyra e komunikimit dhe mbi të gjitha qetësia dhe thjeshtësia e tyre si popull pavarësisht statusit shoqëror. Më pelqente që të gjithë ishin të qeshur dhe flisnin shumë mirë anglisht. Më impresiononte ndryshimi i madh midis sistemit arsimor shqiptar dhe atij norvegjez. Ajo që më kujtohet të më ketë bërë veçanërisht përshtypje ishte se sa shumë liri e “fuqi” kishin nxënësit/studentët dhe sa shumë respekt tregohej ndaj tyre. Kujtoj që mësuesit/profesorët u përkushtoheshin më shumë dhe tregonin shumë kujdes te nxënësit/studentët të cilët nuk ishin të mirë në mësime, për dallim nga ne në Shqipëri ku fokusi ishte tek nxënësit/studentët që performonin më mirë. Një tjetër fenomen që më befasoi pozitivisht ishte barazia gjinore dhe feminizmi i zhvilluar në shoqërinë norvegjeze.

Më kujtohet po ashtu përjetimi për herë të parë i ditëve të gjata në verë, ku nuk errësohej pothuaj kurrë dhe netëve të gjata në dimër, ku kishte pak orë me dritë gjatë ditës.

Si ka rrjedhur integrimi juaj dhe në çfarë vështirësi keni hasur?

Nuk ka qenë e vështirë të integrohem pasi kam qenë 17 vjeç kur lëviza në Norvegji dhe kam jetuar tek kampusi i shkollës vitin e parë. Gjë që ka bërë të njihem shumë shpejtë me studentët e shkollës dhe më dha mundësinë të integrohem shpejtë në sistemin shkollor dhe shoqëror. Po ashtu, unë si person kam qenë shumë fleksible dhe kureshtare për t’u njohur me shoqërinë norvegjeze dhe kulturën e saj. Në Norvegji kalova atë pjesë të jetës që konsiderohet si më e rëndësishmja sa i përket formimit tim si karakter dhe po ashtu profesional. Por do të thosha se më e vështirë më është dukur koha kur lëviza në Holandë. Kjo sepse më dukej sikur po mërgoja dhe një herë të dytë nga një atdhe tjetër dhe më mungonin tanimë jo vetëm familja ime në Shqipëri por dhe ajo në Norvegji. Kur lëviza në Holandë, isha në një moshë ku nuk ishte e lehtë të krijoje shoqëri apo njohje të reja personale dhe rrethi shoqëror mu zvogëlua shumë. Gjithashtu mënyra e jetesës dhe kultura instuticionale ishin ndryshe nga ajo që isha mësuar në Norvegji. Bashkëpunimi ditor në punë ishte në një ambient internacional ku kishte profesionistë të fushave të ndryshme që përfaqësonin një numër të ndryshëm nacionalitetesh dhe një diversitet të madh kulturash në sjellje, në mënyrën e të punuarit si dhe të komunikuarit. Gjë që ishte e re dhe e panjohur për mua dhe kërkonte një adaptim të ri nga ana profesionale por dhe personale. Ndërkohë që gjuha holandeze nuk mund të them se ka qenë një vështirësi në jetën e përditshme, pasi komunikimi në anglisht është shumë i lehtë, sepse holandezët në përgjithësi e zotërojnë shumë mirë anglishten.

Ornela Ademi, European Medicine Agency, EMA, Portali KOHA.net, KOHA, lajmi i fundit

Çfarë lidhjesh mbani me atdheun dhe ç’rëndësi ka ai në jetën tuaj?

Jam e lidhur me atdheun, dhe jam e interesuar pas zhvillimeve që ndodhin në Shqipëri. Atdheu ka një rëndësi të veçantë për mua, pasi aty kam lindur e kam kaluar vitet e fëmijërisë dhe adoleshencës, vitet më të bukura. Aty kam një pjesë të familjes time akoma dhe gjatë pushimeve verore vizitoj gjithmonë qytetin tim të lindjes, Sarandën. Kam shumë mall dhe nostalgji për vendin ku jam rritur, familjen, miqtë dhe njerëzit. Aty kam hedhur hapat e parë dhe aty jam formuar si individ në vitet e para të jetës time. Pavarësisht se tanimë kam jetuar më shumë vite larg atdheut sesa brenda, unë e kam mendjen dhe zemrën gjithmonë aty.

Shpeshherë dhe gjatë kohës së pandemisë kam shprehur vullnetin dhe dëshirën t’i gjendem në ndihmë vendit tim. Po ashtu nëpërmjet organizatave vullnetare mudohem të jap kontributin tim në fushën ku jam specializuar për t’i ardhur në ndihmë atdheut.

Sa herë në vit mesatarisht vizitoni Shqipërinë?

Gjatë gjithë kohës që kam jetuar jashtë Shqipërisë jam munduar ta vizitoj vendlindjen të paktën një herë në vit. Megjithëse gjatë dy viteve të fundit, për shkak të pandemisë si dhe dinamikës së jetës dhe të punës nuk kam pasur mundësi. Në përgjithësi mund të them se çdo verë shkoj në Sarandë, qytetin tim të lindjes. Aty kaloj një pjesë të madhe të pushimeve verore dhe në asnjë vend tjeter nuk më shijojnë pushimet verore më shumë se aty.

Sa ka ndryshuar Shqipëria sipas përshtypjes suaj?

Shqipëria ka ndryshuar në disa aspekte po ta krahasoj me vitin kur unë jam larguar prej saj. Normalisht shumica e ndryshimive kanë qenë dhe janë për mirë, por ka dhe ndryshime të cilat nuk mendoj se kanë qenë për mirë. Në përgjithësi sa herë jam larg Shqipërisë më kujtohen vetëm aspektet e mira të saj. Kur kthehem ta vizitoj përballem fatkeqësisht shpeshherë dhe me situata ku shoh se në disa fusha nuk kemi ecur përpara, por kemi mbetur në të njëjtin nivel si shoqëri dhe si mentalitet. Po ashtu shoh një shoqëri që ka një thellim të madh të dallimit midis të varfërve dhe të pasurve dhe shoh se kjo gjë ka shtuar shumë tendencën e një arrogance të pajustifikueshme në sjelljen e njerëzve. Gjë që nuk e sheh për shembull në Norvegji apo Evropën Veriore. Kjo më trishton sepse është një nga faktorët që tregon se në këtë aspekt kemi shumë punë përpara për të përmirësuar mentalitetin e shoqërisë, i cili ka mbetur pothuaj i njëjti me atë që kam lënë në vitin 2002.

Pavarësisht kësaj, mendoj që Shqiperia çdo vit e më shumë po integrohet në trendet globale, dhe ajo që më bën optimiste vitet e fundit janë iniciativat, puna dhe arritjet që të rinjtë ndërmarrin për ta zhvilluar vendin e tyre. Lumturohem po ashtu shumë kur shoh se në Shqipëri ka rritje ndërgjegjësimi dhe iniciativa vullnetare dhe njerëzore për t’i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit në raste nevoje.

Çfarë ju mungon më së shumti nga Shqipëria në mërgim?

Ajo që më më mungon më shumë nga Shqipëria është familja dhe njerëzit e mi më të dashur. Më mungon normalisht koha e bukur, klima, ushqimi, mikpritja, ngrohtësia dhe spontaniteti që na karakterizon shumë ne si popull. Më mungon ndër të tjera të zgjohem në mëngjes, të dal një shëtitje anës detit dhe të ndjej aromën e jodit. Më mungon po ashtu kuzhina shqiptare dhe mundësia për të vizituar spontanisht të afërmit e mi.

Mendoni të ktheheni një ditë për të jetuar në Shqipëri?

Qëllimi im ka qenë gjithmonë që të krijoj eksperiencë shkollimi dhe pune jashtë Shqipërisë dhe në të ardhmen, në një mënyrë apo tjetër ta transmetoj këtë përvojë dhe njohuri në Shqipëri. Nuk më ka rënë rasti për momentin të kthehem, por nuk mund të them se e përjashtoj mundësinë e kthimit për të jetuar në Shqipëri. Gjithsesi edhe nëse kjo nuk do të ndodhë, do të mundohem të gjej mënyrën të jap kontributin tim duke e mbështetur Shqipërinë sa herë që të më jepet mundësia.

Na e përshkruani më gjerësisht angazhimin tuaj profesional?

Unë kam studiuar Farmaci dhe pas studimeve fillova punën ne Agjencinë Norvegjeze të Barnave (NoMA). Aty u specializova në fushën e Regulatory Affairs & Pharmacovigilance. Detyrat kryesore në këtë Agjenci kanë qenë të lidhura me shqyrtimin dhe aprovimin e barnave si dhe monitorimin e efekteve anësore të tyre në tregun norvegjez dhe atë evropian. Kjo sepse Norvegjia si vend i EEA-së, është pjesë e bashkëpunimit evropian dhe përkatësisht e EMA-s në fushën e aprovimit dhe monitorimit të barnave. Pas eksperiencës 8-vjeçare në sektorin shtetëror në Norvegji, vendosa të zhvendosem në sektorin privat dhe përkatësisht në një nga kompanitë më të rëndësishme bioteknologjike me fokus zhvillimin e barnave onkologjike, imunologjike etj. Tek kjo kompani kisha përgjegjësinë rregullative dhe menaxhoja portfolion onkologjike, imunologjike dhe neurologjike të barnave. Në të njëjtën kohë drejtoja dhe disa projekte për kompaninë në rang rajonal dhe evropian. Tek kjo kompani u angazhova me punë rreth 3 vjet. Më vonë mu ofrua mundësia të punoja në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) në Holandë. Procesin e rekrutimit për tek kjo Agjenci e nisa më shumë si një kureshtje për të parë se deri në cilën fazë të rekrutimit do të mund të arrija, pasi nuk e kisha në plan të lëvizja nga Norvegjia dhe puna ekzituese më pëlqente shumë. Gjithsesi pas një periudhe dhe një procesi sfidues konkursesh dhe intervistash më njoftuan se arrita t’i kaloja suksesshëm të gjitha etapat e rekrutimit dhe se më kishin përzgjedhur për të filluar punë si këshilltare shkencore në këtë Agjenci. Fusha ku do të punoja ishe po e njëjta si më parë, këshilltare shkencore në Regulatory Affairs (punët rregullative për autorizimin e barnave). Ndërkohe, pas pak muajsh pune në këtë pozicion më caktuan Drejtuese Komiteti në një nga Komitetet ekzistuese të EMA-s. Ndërsa në vjeshtën e ardhshme do të filloj në një pozitë të re pune po në EMA, tani si Manexhere Ndryshimi me përgjegjësi implementimin e ligjit të ri evropian rreth studimeve klinike të zhvilluara në Evropë. Ligj ky i cili hyn në fuqi në të gjitha vendet Evropiane vitin e ardhshëm.

Ornela Ademi, European Medicine Agency, EMA, portali KOHA.net, KOHA, gazeta ditore KOHA Ditore, KOHA,

Sipas mendimit tuaj, çfarë duhet të bëjnë institucionet e Shqipërisë për mërgatën?

Kohet e fundit shoh se ka iniciativa të reja dhe serioze nga qeveria aktuale në Shqipëri për aktivizimin e diasporës, gjë që më entuziazmon dhe më bën optimiste për të ardhmen. Diaspora është burim dijesh dhe përvojash të vlefshme për Shqipërinë. Prandaj mendoj se duke e angazhuar atë në procesin e zhvillimit të vendit dhe duke i dhënë mundësinë të transmetojë dijen dhe eksperiencën e përfituar nga vendet e mërgimit është një strategji e përshtatshme për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian. Mendoj se një nga iniciativat kryesore në të cilat institucionet duhet të fokusohen është përfshirja dhe shkëmbimi i eksperiencave të mërgatës duke e përfshirë atë në struktura të ndryshme të shoqërisë shqiptare për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Ornela Ademi, EMA, European Medicine Agency, Coronavirus, medicines, ilacet, barnat, KOHA, Portali KOHA.net, gazeta KOHA Ditore, lajmi i fundit, storie suksesi, Diaspora