Mbi ribotimin e transkriptuar të fjalorit turqisht-turqisht të Sami Frashërit

E enjte, 28 Mars, 2024

Kamûs-ı Türkî i Sami Frashërit i botuar në vitin 1901 në Stamboll nga gazeta “Ikdam” është fjalori i parë turqisht-turqisht. Ai përmban 29.000 fjalë dhe është hartuar duke marrë për bazë metodat bashkëkohore të filologjisë dhe leksikografisë perëndimore.

Një e treta e këtyre fjalëve në gjuhën turke, sipas Sami Frashërit, rjedhin drejtpërdrejtë nga turqishtja e pastër e Anadollit, ndërsa pjesa tjetër nga gjuhët e njohura me të cilat kishin patur kontakt osmanet, si: persishtja, arabishtja, greqishtja, frengjishtja etj., të cilat rilindasi ynë i zotëronte në mënyrë perfekte.

Pas botimit të këtij fjalori nuk munguan edhe kritika, që Sami Frashëri i mblodhi për t’i reflektuar në një edicion të ri. Por fatkeqësisht angazhimet e shumta e mbi të gjitha shëndeti i tij i brishtë, nuk premtoi…

Sidoqoftë, ky fjalor do të luajë një rol të rëndësishëm për konsolidimin e turkologjisë dhe nacionalizmit turk. Për vite me radhë ai do të ribotohet disa herë në versionin origjinal me gërma osmane dhe, vitet e fundit i transkiptuar edhe me gërma latine. Kjo tregon për kontributin e këtij personaliteti në fushën e turkologjisë dhe orientalistikës, duke e vendosur atë në panteonin e këtyre shkencave në rang botëror. Për nga rëndësia dhe vlerësimet që gëzon si për kombin shqiptar ashtu edhe për atë turk, Sami Frashëri përbën një nga rastet më të rralla në botë. Prandaj evidentimi i kontributit të kësaj figure, sidomos për kombin shqiptar, meriton një vëmendje më të madhe. / Nga prof. Hasan Bello

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  