Të kesh dy “atdhe”, është privilegj

E enjte, 25 Prill, 2024
E enjte, 25 Prill, 2024

Të kesh dy “atdhe”, është privilegj

Kur nëna ime më solli në këtë botë kisha vetëm një atdhe: Shqipërinë. Tani unë kam dy. Dhe nuk ka ditë që nuk e shijoj këtë privilegj. Kur fluturoj për në Shqipëri, ndjehem atje si në shtëpinë time. Edhe kur kthehem për në Gjermani, ndjehem si në shtëpinë time. Në gjuhën e përditshme fjala atdhe është një koncept pa qeder. Shumica e njerëzve e përshkruajnë atë me vendin, ku janë rritur dhe e lidhin me kujtime ose me një vend, ku ata ndihen si në shtëpi. Në rastin tim është Shqipëria ku kalova gjysmën e jetës. Ndërkohë po aq vite i kam tashmë në Gjermani. Ndërsa për djalin tim pa dyshim që Gjermania është atdheu i tij i vetëm pasi është lindur dhe është rritur në këtë vend.

Në të ashtuquajturën Europa e vjetër nocioni i “vendlindjes” apo atdheut të tingëllon disi i thatë. Falë Zotit, sepse në emër të atdheut janë bërë luftëra në kontinentin tonë. Sot ndjehesh si në shtëpi kudo, në Tiranë, në Këln apo në Madrid. Gjithkund shija e njohur e traditave të përbashkëta.

Ka njerëz, që kanë lindur në një vend, jetojnë atje gjatë gjithë jetës dhe e quajnë këtë vend atdhe. Ka njerëz, për të cilët atdheu është një burg, prej nga ata largohen dhe më së shumti e vizitojnë atë nga ndjenja e detyrimit vetëm për Krishtlindje. Ka njerëz që e humbasin atdheun e tyre dhe detyrohen të arratisen. Këta njerëz nuk kanë privilegjin të vendosin nëse duan të qëndrojnë në atdheun e tyre. E atyre që u ecën ters, priten në një vend tjetër nga njerëzit, të cilët duan ta mbrojnë “atdheun e tyre” prej “të huajve” dhe ky vend asnjherë nuk mund të bëhet atdhe për ta. Gjetja e një atdheu të i ri legal në Gjermani, apo në vende të tjera evropiane është një shans i vërtetë për shumë refugjatë që largohen nga vendlindje e tyre për shkak se ju rrezikohet jeta.

Si europiane unë kam një sfond të huaj dhe një pasaportë gjermane. Shqiptare në jetën e përditshme. Gjermane në jetën profesionale. Pra përzgjedh më të mirën aty ku jam, por kjo nuk është sipas dëshirës, ky është një riorganizim i jetës në një kuadër më të madh. Pasaporta gjermane në fakt nuk më ka dhënë mua atdhe, por të drejta. Të drejtën të udhëtoj dhe të votoj. Kjo nuk tingëllon ngrohtë si atdhe, por për mua është më e rëndësishme. Sepse në fund të fundit atdheu im është aty ku është familja ime. Aty ku janë miqtë e mi. Atdheu im është aty, ku është shtëpia ime dhe ku unë ndjehem mirë.

Kur pyetet për identitetin – çfarë jam unë: shqiptare, gjermane, myslimane, ateiste? Karta ime e identitetit me ato pak të dhëna tregon se kush jam. Por identiteti për mua nuk është një gardh, pas të cilit ndjehesh e sigurt, por rezultati i një udhë jetësore, që rrjedh nga origjina drejt vendit ku jeton. Në fund të fundit identiteti im ngjizet nga ajo që kam bërë apo nuk kam bërë. Ndonjëherë bashkëqytetarët e mi gjermanë mendojnë se jam italiane nga theksi, ndonjëherë më thonë se jam turke nga ngjyra e zezë e flokëve. Nuk ka problem. Për sa kohë nuk më japin ndjesinë, se në këtë vend jam e diskriminuar apo e injoruar.

Por a jam unë sot akoma shqiptare apo tashmë jam “bërë” gjermane pas 30 vjetësh që jetoj larg vendlindjes time?

Ndoshta të dyja bashkë. Por për të qenë e sinqertë me veten, unë vazhdoj të ndihem shqiptare. Unë i kam jetuar vitet e para të jetës sime në Shqipëri dhe ato vite lënë gjurmë. Ndërkohë në Gjermani ta respektojnë të qenit ndryshe dhe nuk të detyrojnë të bëhesh më gjermane se gjermanët. Dhe unë, që kam braktisur tokën e atdheut tim për 30 vjet, kam shijuar lirinë e të pasurit një mendim vetjak. Për mua tani “atdhe” janë njerëzit që përbëjnë shtëpinë dhe vatrën time. Ata mund të jetojnë në vendlindjen time ose larg saj. Unë jam gjithmonë e lumtur kur i takoj ata atje ku jetojnë. E njëjta vlen edhe për mua. Ka mjaft vende gjeografike ku më pëlqen të jem. Vendlindja ime Tirana është vetëm një prej tyre. Por edhe Kölni ku kam ngritur folenë e dashurisë si grua, nënë dhe si gazetare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  