Peticioni/ Sipërmarrësit shqiptarë në SHBA: Shpëtoni restorantet tona!

E premte, 19 Prill, 2024

Fati i qindra mijëra restoranteve në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës varet nga ky fond. Pronarët, punëtorët, klientët e tyre kishin shpresa të mëdha se Plani Amerikan i Shpëtimit, Akti 2021 do t’i ndihmonte të përballeshin me fatkeqësinë financiare që u solli pandemia COVID-19.

Për fat të keq, fondet janë shterur pak ditë më parë. Ashtu si ishte parashikuar e paralajmëruar nga një numër ekspertësh shuma prej 28,6 miliardë dollarësh (shuma e madhe në dukje, por një pikë ujë në oqeanin e gati 2 trilionë dollarëve të paketës federale të aprovuar nga Kongresi dhe të zbatuar nga Administrata Biden) doli e pamjaftueshme për t’iu përgjigjur kërkesës së dëshpëruar të restoranteve të shpartalluara ekonomikisht prej paralizimit të detyruar të jetës sociale.

Në fakt, as një e treta e aplikuesve nuk mori dot përgjigje për ndihmën e kërkuar.

Kuptohet që kjo situatë ka lënë pas shumë konfuzion, frikë, dhe zemërim. Humbjet financiare kanë qenë të detyruara nga masat e imponuara të autoriteteve, jo nga gabime e mungesë suksesi nga restorantet. Bizneset që kanë kërkuar ndihmë janë në prag të falimentimit të plotë. Është një garë kundër kohës, sepse për ironi, kufizimet zyrtare janë hequr e klientët po kthehen e tavolinat po mbushen plot, por bashkë me ta po vijnë edhe afatet e fundit për të paguar faturat e lëna nga më shumë se një vit lëngimi ekonomik. Duhet vetëm pak kohë për t’u ringritur në këmbë. Kjo pak kohë pritej të fitohej nga ndihma ekonomike. Një ndihmë që do të ishte fituese për të gjithë.

Një gjë duhet të jetë e qartë, janë të rralla ato industri që janë goditur nga kjo epidemi më shumë se baret dhe restorantet. Ata kanë nevojë për më shumë ndihmë dhe janë lënë pas dore nga institucionet që përgatitën paketën federale të ndihmës ekonomike. Nevojat e tyre janë nënvleftësuar. Roli i tyre në shoqëri është keqkuptuar.

Restorantet janë pikësëpari biznese të vogla që ndihmojnë ekonominë tonë të ringrihet në këmbë. Ato punësojnë miliona vetë, shumë prej të cilëve – për një seri arsyesh – nuk mund të punësohen askund tjetër. Për më tepër, kjo industri nuk është ishull më vete. Shumë industri e fusha të tjera ekonomike bazohen fort të ajo. Që nga bujqësia, turizmi, bota e spektaklit etj. Restorantet dhe baret ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së një qyteti, apo zone banimi. Mijëra talente, me arritje në jetë apo me ëndrra e ambicje jo vetëm në botën e artit dhe spektaklit, po në shumë fusha profesionale Përfshi edhe studentë e të rinj që po fillojnë jetën varen nga restorantet e baret. Miliona njerëz në mbarë vendin i përdorin dhe kanë nevojë të përditshme për to. Jeta, ashtu si e njohim do të pushonte së ekzistuari nëse këto restorante e bare do të mbyllnin dyert përgjithmonë.

Si një familje

Pak janë ata që e kuptojnë më shumë këtë gjendje se shqiptaro-amerikanët. Historia e komunitetit tonë është gjithashtu edhe një histori restorantesh. Që nga dallgët e para të emigracionit, bashkatdhetarët tanë kanë punuar në restorante, i kanë administruar, kanë qenë pronarë të tyre e i kanë përdorur gjerësisht si pika takimi e burime të jetës sociale.

Si i ka përshkruar Vehbi Bajrami, autor i librit voluminoz “Shqiptarët e Amerikës”, botues i gazetës “Illyria”, kur Shqipëria dhe pastaj Kosova nuk kishin përfaqësi diplomatike në SHBA, këto restorante të shqiptarëve u kthyen në ambasada të vogla për takime me zyrtarë e diplomatë ku shpreheshin kërkesat e shqiptarëve, e dëgjohej zëri i kombit tonë. Ishin vende organizimi e mobilizimi në emër të atdheut.

Vërtet, gjatë kohës që kemi jetuar e punuar këtu kemi takuar, përshëndetur e lobuar në restorantet tona disa nga udhëheqësit më të shquar amerikanë e të botës, diplomatë e ekspertë në punën e komunitetit tonë për lirinë e Kosovës, demokracinë në Shqipëri e të drejtat e njeriut e ato politike të shqiptarëve kudo që jetojnë në tokat e tyre në Ballkan.

Me gazetën “Illyria” njëherë bëmë një listë prej më shumë se 100 restoranteve të administruar ose të zotëruara nga shqiptaro-amerikanët vetëm në Manhattan. Chicago numëronte dikur mbi 400 restorante që funksiononin prej shqiptarëve. Histori e statistika të ngjashme gjen në Detroit, me Ekrem Bardhën dikur pronar të 18 restoranteve McDonalds, e qindra restorante të djeshme e të sotme, apo në Bostonin e Anthony Athanasin e famshëm etj. Jo vetëm në qytetet e mëdha, po në qyteza e rrethina nënurbane, në mbarë Amerikën, nga Florida në Alaska, nga Texas në Maine gjen shqiptarë me restorante, ëmbëltore, byrektore, bukëpjekës e shërbime ushqimore nga më të ndryshmet.

Sigurisht shqiptarët i gjen sot në çdo industri, nga financa në kërkimet shkencore, nga spitalet në botën e muzikës. Megjithatë, restorantet janë përgjithmonë, një prani e përhershme në komunitetet tona. Ato na kanë ndihmuar në ditët tona më të vështira, sot është dita që duhet t’i ndihmojmë ne.

Po, çdokush mund të ndihmojë.

Një amendament kyç po merr vrull në Kongresin Amerikan

Kjo është mbase shpresa e fundit, një legjislacion në Kongres që synon të rimbushë fondin e zbrazur duke shtuar 60 milionë dollarë nga ndihmat federale të ndara për ripërtëritjen ekonomike.

Në 11 qershor, kongresisti Earl Blumenauer, një demokrat nga Oregoni dhe Brian Fitzpatrick, një republikan nga Pennsylvania bashkuan forcat për të sponsorizuar së bashku një amendament që kërkon nga Plani Amerikan i Shpëtimit Akti 2021 që “të rrisë shumën e ndarë për Fondin e Rivitalizimit të Restoranteve dhe për arsye të tjera”.

E njohur si rezoluta H.R. 3807, ajo ka mbledhur tashmë firmat e 180 kongresistëve amerikanë (163 demokratë dhe 17 republikanë). Mund ta kontrolloni listën e tyre në këtë lidhëz: https://www.congress.gov/bill/117th-congress/house-bill/3807/cosponsors?r=1&s=1. E megjithatë është larg nga shumica e qartë në Dhomën që ka 435 anëtarë.

Një legjislacion i ngjashëm në Senatin Amerikan nuk ka marrë ende mbështetjen e shumicës.

Negociatat për ligjin e ri për përmirësimin e infrastrukturës në vend është duke marrë të gjithë energjinë dhe vëmendjen e ligjvënësve në Washington.

Sikur të mos mjaftonin vështirësitë financiare, SBA (administrate federale e bizneseve të vogla) që merret me shpërndarjen e ndihmave për restorantet ka thënë se nëse nuk ka fonde të reja do ta mbyllë portalin ku janë bërë kërkesat në 14 korrik. Kjo e ka bërë çështjen edhe më urgjente.

Industria e restoranteve po lufton duke lobuar në Kongres, por si me çdo betejë politike, ajo nuk do të fitohet pa presion nga populli. Këtu mund të japim të gjithë një dorë.

Si mund të ndihmoni

Ju lutem nënshkruani peticionet më poshtë. Ndajini (bëjini SHARE) me miqtë e familjarët. Botojini në Facebook, në Twitter, dhe në rrjetet të tjera sociale që të firmosen nga sa më shumë vetë.

Peticonet:

https://www.saverestaurants.com/take-action/

https://p2a.co/IvdWB3J

Kjo është një çështje që shkon përtej politikës. Këto peticione janë edhe mënyra më e mirë për të kontaktuar kongresistët dhe senatorët e zonës suaj. Sepse ato u dërgohen atyre automatikisht sipas adresës në formular.

Këto janë organizatat që po ndihmojnë industrinë e restoranteve. Ndëse doni të bashkoheni me to apo mësoni më shumë për to:

https://restaurant.org/contact

https://www.saverestaurants.com/ 

/Nga Ruben Avxhiu/ Illyria/ 