Itali/ Dy autorë shqiptarë në festivalin “Il Libro Possibile”

E premte, 17 Shtator, 2021

Dy autorë shqiptarë marrin pjesë në festivalin “Il Libro Possibile” në Polignano të Puglias më 10 korrik.

Bëhet fjalë për Ardian Vehbiu me librin e tij “Gjëra të sjella nga deti” dhe Tom Kuka (Enkel Demi) me librin “Ora e Ligë”. Të dy librat botohen në italisht nga “Besa Editrice” dhe në këtë event është përfshirë dhe shoqata “Shqiponjat e mëndafshta”.

“Një Shoqatë e grave të jashtëzakonshme, e cila merret me promovimin shoqëror, duke u përqëndruar në rolin e grave dhe në veçanti atë të gruas shqiptare, por jo vetëm. E madhe është dashuria e tyre për kulturën në përgjithësi, me një vështrim të thellë në kulturën e librit. Njerëzimi dhe ndjenja e tyre e miqësisë janë të mëdha”, shprehet Besa Editrice në vlerësimin e saj për shoqatën me të cilën bashkëpunon.

Në Festivalin e 10 korrikut prezantimi i librave të Ardian Vehbiut dhe Tom Kukës (Enkel Dmi) do të bëhet për rreth 45 minuta duke nisur prej orës 21.00. Festivali në Polignano do të zgjasë për katër ditë 7-10 korrik.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 