Amerika, Atdheu i dytë i shqiptarëve dhe Pavarësia e saj

E enjte, 5 Gusht, 2021

Si një qytetare amerikane me të drejta të plota nga Kushtetuta amerikane kemi se me se ç’të krenohemi dhe të flasim për Amerikën e cila për të gjithë bashkëkombasit e mi këtu në Amerikë është bërë Atdheu i dytë. Ju e dini mirë se ç’do të thotë t’i thuash një kombi Atdheu i dytë, është njësoj në se shumëkush prej nesh e ka provuar për të quajtur dikë si prind të dytë që do të thotë për respektin, ngrohtësinë dhe ndihmën që të ka dhënë prindi i dytë në rast nevoje dhe dashurie. Këtë unë, ju dhe gjithë bashkatdhetarët e mi duke filluar që nga i pari që ka shkelur tokën e bekuar amerikane të dokumentuar që është Kolë Kristofori i cili zbarkoi në Boston në fillim të viteve 1880-të dhe mbahet mend si pionier i grupit etnik shqiptar në SHBA e kanë ndjerë në palcë të shpirtit ndihmën e madhe që ka dhënë Amerika në pikat më nevralgjike që ka kaluar Kombi ynë.

Kombi amerikan u themelua nga trembëdhjetë kolonitë e Britanisë së Madhe, ndodhur përgjatë bregdetit Atlantik. Më 4 korrik 1776, ato nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, që shpalli Pavarësinë e tyre nga Britania e Madhe dhe formimin e një bashkimi te gjitha kolonive.

Shtetet kryengritëse mposhtën Britaninë e Madhe në Luftën Revolucionare Amerikane, luftën e parë të suksesshme të kolonive për Pavarësi. Kuvendi i Filadelfias përpiloi Kushtetutën e tashme të Shteteve të Bashkuara, më 17 shtator 1787; miratimi i saj në vitet vijuese i bëri shtetet pjesë të një republike të vetme me qeveri të fuqishme qendrore. Karta e të Drejtave, e përbërë nga 10 amendamentet e para kushtetuese si garanci e të drejtave dhe lirive themelore qytetare, u ratifikua më 1791.

Amerika është një komb që e identifikojmë me Flamurin me të gjitha të drejtat tona.

Arsyet pse qëndron flamuri amerikan aq lart është sepse është krijuar nga përvojat e një populli të madh. Gjithçka për të cilën qëndron Flamuri, është shkruar nga jeta e tyre. Flamuri është mishërimi, jo sentimenti, Flamuri është historia, do te thoshte Presidenti amerikan Woodrow Wilson, miku i madh i shqiptarëve.

Më 1945, Shtetet e Bashkuara dolën nga Lufta e Dytë Botërore si vendi i parë me armë bërthamore, anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe themeluese e NATO-s. Fundi i Luftës së Ftohtë dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik e la SHBA-në si superfuqinë e vetme. Afro 50% të shpenzimeve ushtarake të rruzullit bëhen nga Shtetet e Bashkuara, që vazhdojnë të jenë forcë drejtuese ekonomike, politike dhe kulturore në botë.

Shtetet e Bashkuara janë federata më e vjetër e botës. Janë Republikë Kushtetuese, ku “sundimi i shumicës zbutet nga të drejtat e pakicës, mbrojtur prej ligjit.”

Presidenti i parë i Amerikës është Xhorxh Washington dhe nderohet me një ditë pushimi nga Amerikanët për ditëlindjen e Tij. Amerika luftoi për Lirinë e fjalës, liri që e ka me nenin e kushtetutës dhe dënohet me ligj kushdo që ndalon fjalën e lirë, sepse Liria e fjalës është siç thotë Washingtoni si: “Nëse liria e fjalës rrëmbehet dhe hidhet ne plehra, atëherë heshtja mund të udhëheq, dhe te çon si qengji drejt therjes tek kasapi.

Sot ne festojmë 4 korrikun, ditën e Pavarësisë së Amerikës sonë Atdheut të dytë. Ju dini të vlerësoni dhe të çmoni vlerat sepse kush më shumë se ju e ndjen në shpirt gjakun e popullit të vet që është populli më proamerikan në botë, sepse ne gjithmonë i shprehim mirënjohjen e pakufishme për çfarë i ka dhuruar Kombit tonë filluar me Willson ku mbështeti me plot dashuri kërkesat e Vatrës se drejtuar nga Fan Noli kryetar dhe themelues i saj.

Kur Atdheu thërriste, bijtë e vet emigrantët shisnin deri xhaketën e trupit dhe dërgonin dollarët për të mbajtur në këmbë shtetin shqiptar ku është përjetësuar me vargjet lapidar te Nolit si: “Mbahu nëno, mos ki frikë/Se ke djemtë në Amerikë!”

Ne kurrë s’duhet ta harrojmë historinë, por duhet ta mbajmë të gjallë ne kujtesën tonë dhe të brezave atë çfarë bëri Willson në Konferencën e Paqes në Paris 1919, i cili dënoi ashpër planet gjëmëzeza të fuqive të mëdha dhe mbrojti me forcë popujt e vegjël.

Më 4 korrik 1918, Presidenti Willson tek e takoi Imzot Nolin gjatë vendosjes së kurorave me lule tek varri i presidentit George Washington, kërkesës së Atit shpirtëror të Shqiptarëve, themeluesit të Kishës Autoqefale dhe bashkëthemeluesit të Vatrës, për të shpëtuar Shqipërinë që rrezikohej, zhbëhej, i tha se: “Zëri dhe vota ime do të jenë në mbrojtje të Kombeve të vegjël, si Shqipëria”. Pas takimit Noli i shkroi kryetarit të Vatrës, Kolë Tromarës: “E takova tri here presidentin Wilson, të tria herët më tha: Një votë timen dhe zërin tim do t’i përdor për t’i mbrojtur shqiptarët”…

Diaspora shqiptaro-amerikane e udhëhequr nga “Vatra” organizata më e vjetër shqiptare ka një rol kyç në Pavarësinë e Shqipërisë nga Konica, Noli dhe burra të tjerë të shquar dhe kjo falë lidhjeve që kishin me presidentin Willson i cili mbështeste parimin e vetëvendosjes.

Emocionuese dhe shume domethënëse është dhe letra e nëntë studentëve të Vjenës drejtuar presidentit Willson, më 15 dhjetor të vitit 1918, pra 101 vjet më parë. Letrat janë 4 faqe në shqip dhe në anglisht, studentët i luteshin Willsonit që përpara mbajtjes së Konferencës së Paqes në Paris të ndihmonin Shqipërinë e cila e kishte humbur Pavarësinë.

Studentët që nënshkruan letrën dhe qe t’i kushtonte vetëm 15 minuta nga koha e çmuar, ishin: Remzi Baçe, Jani Basho, H. Hifzi, Nush Bushati, Xhevat Korça, Luigj Kakarriqi, Gjovalin Gjadri, Raku Buda dhe Fuad Asllani.

Një nga paragrafët më të fuqishme të letrës së studentëve dërguar Willsonit ishte kur ata i drejtoheshin Presidentit te Amerikës me fjalët: “Zotëri! Ju lutemi në emër të djelmërisë shqiptare e të kombit shqiptar, ta merrni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen Tuaj”.

Amerika gjithmonë ka qenë në krah të shqiptarëve, përkrahje që kulmoi nëpërmjet Zërit të Amerikës që frymëzoi shqiptarët dhe rrëzoi, përmbysi diktatorin dhe diktaturën që izoloi për dekada një popull të tërë.

Kurrë populli shqiptar nuk mund ta harroje Pavarësisë e Kosovës, më 17 shkurt 2008, me përkrahjen e jashtëzakonshme të Amerikës. Këtë e dimë shumë mirë ne që i përjetuam demonstratat, ecejaket në Kongresin Amerikan, lidhjet me senatorët, sensibilizimin në kolegje ku kishte studentë shqiptarë, krijimin e Batalionit të ‘Atlantiku” që sot është “Nderi i Kombit”, apo fondacionin “Vendlindja thërret”. Amerika me politikën e saj parimore po ndihmon shumë në proceset demokratike si duke e anëtarësuar Shqipërinë në NATO, më 1 prill 2009 si dhe në të gjitha organizmat Euroatlantike çka e radhisin Shqipërinë e vogël midis vendeve më demokratike dhe më properëndimore. Shteti i Amerikës është bërë promotori kryesor dhe po ndihmon demokracinë shqiptare në luftën kundër korrupsionit qe i kanë zëne frymën Shqipërisë.

Amerika për të gjithë shqiptarët është kthyer Atdheu i dytë i tyre, ngase e ka ndjerë në palcë të shpirtit ndihmën dhe përkrahjen e jashtëzakonshme në botë, në kancelaritë perëndimore, e ka ndjerë mikpritjen e saj si dhe progresin që kanë bërë dy shtetet shqiptare në Europë si Shqipëria dhe Kosova.

Shqiptarët sot janë më të ndjerë se kurrë në botë, emri i tyre po lakohet për mirë, emra shqiptarësh të famshëm në art, kulturë, shkencë, politikë po trondisin mediat botërore, çka tregon për një ardhmëri më të mirë dhe për një mbështetje të jashtëzakonshme nga Shtëpia e Bardhë, Kongresi Amerikan dhe populli amerikan. Prandaj me krenarinë e ligjshme si shqiptaro amerikanë e festojmë me madhështi dhe mirënjohje Pavarësinë e Amerikës, Atdheun e dytë të shqiptarëve, status që e ka fituar me punë dhe me veprat e saja konkrete!

Nga fjala kryesore mbajtur në aktivitetin në nderim të Pavarësisë së Amerikës organizuar nga Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc, New York.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 