Sot 101-vjetori i lindjes së apostullit të gjuhës dhe të kulturës arbëreshe

E premte, 26 Prill, 2024

Sot shënohet 101-vjetori i lindjes së apostullit të gjuhës dhe të kulturës arbëreshe, autorit të Fjalorit të parë shpjegues të gjuhës arbëreshe, Emanuele Giordano.

Ai lindi në Frascineto në vitin 1920, ku edhe ndoqi shkollën fillore. Më pas  ndoqi shkollën e mesme në Benedikti XV Grottaferrata (Romë) për filozofi dhe teologji. Giordano u kthye sërish në kishën e qytetit arbëresh në Lungro, ku kreu reforma të thella dhe ku në 1968 u vendos që mesha në kishë të mbahej në gjuhën shqipe. Ai bashkëpunoi me revistën e Ernest Koliqit “Shejzat” dhe revistën “Zgjimi” e Albino Grecos.

Lexo edhe: Gjashtë vite pa apostullin e gjuhës e kulturës arbëreshe, Emanuele Giordano

Në vitin 1963 ai publikoi “Fjalori i Arbëreshvet t’Italisë”. Ky fjalor përmban 19 mijë fjalë e njësi leksikore. Në vitin 1967, ai botoi “Shpata dhe Skanderbekut Nde Dibrët Poshte”.

Në vitin 1972 ai drejtoi revistën kulturore “Zëri i Arbëreshvet” (La voce degli Albanesi d’Italia) dhe në vitin 2000, botoi “Alfabetizzazione Arbëreshe” (Shkrimi dhe leximi Arbëresh), libër që u shpërnda falas për të gjithë fëmijët arbëreshë të Italisë.

Prej vitit të shkuar, me nismën e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), një rrugë në Tiranë bart emrin e kësaj figure të ndritur të kulturës arbëreshe.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 