Rumania vendos karantinën për shtetasit shqiptarë, kushtet që duhet të plotësoni

E enjte, 28 Mars, 2024

Në bazë të Vendimit më të ri të Qeverisë Rumune, pavarësisht se Shqipëria klasifikohet zonë e gjelbër në klasifikimin epidemiologjik të vendeve, shtetasit shqiptarë duhet t’i nënshtrohen karantinës.

Përjashtohen nga ky rregull shtetasit që plotësojnë kushtet si më poshtë:

  1. Personat e vaksinuar kundër virusit SARS-Cov-2 dhe kanë kaluar 10 ditë nga marrja e dozës së dytë. Vaksinat e pranuara nga Rumania janë Pfizer-Biontech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson;
  2. Personat që do të qëndrojnë në territorin e Rumanisë për një periudhë më të vogël se 3 ditë (72 orë) dhe paraqesin një test negativ RT – PCR, të bërë jo më shumë se 72 orë përpara hyrjes në Rumani. Në rast se personat do të qëndrojnë më tepër se 72 orë në Rumani, në bazë të informimit të Drejtorisë të Shëndetit Publik të rrethit ku jetojnë ose të adresës që kanë deklaruar në hyrjen në vend, do të karantinohen për një periudhë 14 ditore, duke filluar nga dita e katërt pas hyrjes në Rumani;
  3. Personat që kanë qenë të konfirmuar me infeksionin SARS-CoV-2 në 180 ditët e fundit, për të cilin kanë kaluar të paktën 14 ditë nga data e konfirmimit deri në datën e hyrjes në Rumani;
  4. Fëmijët në moshë më të vogël ose të njëjtë me 3 vjeç, pa qenë nevoja të paraqesin një test negativ RT – PCR;
  5. Fëmijët në moshe mbi 3 vjeç dhe më të vogël se 16 vjeç, nëse paraqesin një rezultat negativ të testit RT – PCR për infeksionin me SARS-CoV-2, të bërë jo më shumë se 72 orë përpra hyrjes në Rumani;
  6. Personat që kalojnë tranzit, nëse largohen nga Rumania në maksimumi 24 orë që nga hyrja në vend;
  7. Punëtorët ndërkufitarë të cilët hyjnë në Rumani nga Hungaria, Bullgaria, Serbia, Ukraina apo Republika e Moldavisë, si dhe qytetarët rumunë të punësuar në vendet e sipërpërmendura, të cilët në hyrjen në Rumani paraqesin kontratën e punësimit përkatëse;
  8. Nxënësit / studentët me rezidencë jashtë Rumanisë, të cilët frekuentojnë kurset e Institucioneve arsimore të Rumanisë ose jashtë saj, lëvizin çdo ditë në drejtim të Institucionit arsimor dhe paraqesin dokumente provuese, ose ata që kanë për të dhënë provimet e pranimit, provimet për përfundimin e studimeve ose ata që fillojnë studimet në Rumani ose lëvizin për aktivitete të lidhura me fillimin, organizimin, frekuentimin ose përfundimin e studimeve, si dhe shoqëruesit e tyre në rastin e minorëve;
  9. Personat e dorëzuara pranë autoriteteve rumune në bazë të Marrëveshjeve të Ripranimit, të kthyer me procedurë të përshpejtuar.

Kujtojmë se, përveç kushteve të mësipërme epidemilogjike, nga data 1 qershor 2021, për të hyrë në territorin e Rumanisë, shtetasit shqiptarë nuk duhet të kenë ndalim në ndonjë nga vendet e zonës Schengen ose të Bashkimit Evropian, si dhe duhet të kenë me vete dokumentet si më poshtë:

  1. Pasaportën biometrike të vlefshme të paktën edhe 3 muaj pas datës që planifikohet largimi nga territori i Rumanisë;
  2. Një ftesë nga një qytetar rumun apo një shtetas i huaj me qëndrim të rregullt në Rumani ose prenotimin e një hoteli për periudhën e qëndrimit;
  3. Para të mjaftueshme për periudhën e qëndrimit, 50 Euro dita por jo më pak se 500 Euro gjithsej. Në rast të përdorimit të Kartave bankare, duhet të kenë me vete vërtetimin e bankës për gjendjen e parave në llogarinë bankare të lidhur me kartën;
  4. Sigurimin shëndetësor ndërkombëtar për periudhën e qëndrimit në Rumani;
  5. Biletën e kthimit, në rastin e udhëtimit në rrugë ajrore.