Kontributi i emigrantëve, një zgjidhje e qëndrueshme për turizmin

E enjte, 25 Prill, 2024

Në shokuar nga ngjarja e Velipojës pa diskutim janë edhe emigrantët shqiptar në Itali të cilët ndjekin me vëmendje zhvillimet në vendin e tyre dhe mbi të gjitha po bëhen gati që të vijnë për pushime pas një periudhe të gjatë dhe të tmerrshme COVID dhe masave shtrënguese që i ka mbajtur larg njerëzve të tyre në Shqipëri. Dhe sigurisht që do të jenë edhe pushuesit dhe frekuentuesit e këtyre plazheve ku gjendja paraqitet si në filmat Vest. Plazhe publike të zëna nga më shumë se dy apo tre persona që me kobure në dorë “sqarojnë” zonat e influencës apo shezllone të djegura diku tjeter si paralajmerime që nuk janë gjë tjetër veçse degradimi që po ndodh me këtë pasuri kombëtare që duhet të gjenerojë miliarda lekë. Nuk është një realitet i pazbuluar apo i paditur më parë por që tani e tregoi më gjithë fytyrën e tij kalbëzimin e këtij sektori ku shprehja “ç’të mbjellësh do të korrësh” gjen vend dhe ulet këmbëkryq. Dhe duke ditur që sektori i turizmit për vete resurset që ka vendi ynë është sektori prioritar që ka nga të ardhurat por edhe nga vetë investimet në infrastrukturë që edhe ato po kalojnë shumën e disa miliardë dollarë por që nëse gjendja alarmante nuk përmirësohet dhe pushteti qëndror bashkë me atë lokal nuk ndërhyjnë që këtë sezon ato investime do të ngelen si të djegura dhe borxhe që do të paguhen nga qytetarët pa marrë mbrapa të ardhurat e investimeve të bëra. Po kush mund të jetë një prej zgjidhjeve afatgjata që mund ta bëjë këtë industri motorin e zhvillimit dhe konkuruese në një treg që është mjaft konkurues dhe i ashpër dhe që nuk fal asnjë?

Dhe përgjigjja është vetëm një dhe e padiskutueshme: Emigrantët shqiptar.

Le të bëjmë një analizë. Në Itali ( pak a shumë dhe Greqi) sektori që ka marrë goditje të rëndë i shoqëruar me humbjen e mijëra vendeve të punës është ai i turizmit dhe sektorëve mbështetës. Dhe padyshim me mijëra janë edhe emigrantët shqiptar në këtë sektor që kanë humbur punën apo aktivitet e tyre dhe po trajtohen me ndihma sociale. Por a është kjo zgjidhja dhe sa do zgjasë? Kush është alternativa për ata? Asnjëri nuk e di sa do zgjasë sepse kjo pandemi me lloj-lloj variantesh diku avancon apo diku bën mbrapa por masat shtrënguese e penalizojnë. Ndërsa alternativa ngelet ose emigrim në vende të tjera ose mundësi biznesi në këtë sektor në Shqipëri. Bëhet fjalë për brezin e dytë të emigrantëve të lindur apo ardhur në Itali të vegjël por të formuar dhe shkolluar në sistemin profesional italian që tani është në krizë. Dhe këtu flasim për kuzhiniere, pizzaioli, banakiere, kamariere, bagnini, që përveç të punësuar kanë hapur me mijëra aktivitete në këtë sektor. Është ky brez i dytë që është rritur me dashurinë për vendin e tyre ku çdo behar vinin të takonin gjyshërit dhe të afërmit dhe që kur ktheheshin u tregonin foto nga detet dhe malet e Shqipërisë bashkëmoshatarëve të tyre italiane për t’u thënë që ata vinin nga ky vend ku natyra i kishte bekuar por politika e të paudhëve i kishte larguar. E megjithatë ata ishin krenare për vendin e tyre. Të rritur nga prindër që asnjëherë nuk e kanë fshehur mundësinë që një ditë të ktheheshin dhe të investonin në vendin e tyre pasi kishin bërë investimin më të madh që ishte shkollimi profesional i fëmijëve të tyre. Dhe sot mijëra të rinj të tillë janë në udhëkryq. Por a ka një platformë kombëtare për kthimin e tyre dhe mundësi për zhvillime biznesi për ata në këtë sektor duke parë që një plagë e madhe si ajo e emigrimit po kthehet si në vitet 90???? Me keqardhje them që nuk ka. Por cila do të ishte alternativa dhe a do të ishte reale

Me më shumë se 400 km vije bregdetare ranore dhe shkëmbore dhe fatmirësisht e pakontaminuar nga mungesa e industrive kimike apo të tjera bregdeti shqiptar me plazhet e tij do të ishte çelësi i suksesit për këtë industri nëse u jepej emigrantëve. Kam pasur mundësinë të njoh apo studioj këto alternativa të cilat në vitet ’80 janë zhvilluar në Itali në zonat e Veneto ku me mijëra km vijë bregdetare iu ofruan emigrantëve italianë dhe që sot janë histori suksesi në sektorin e turizmit në Itali dhe atë mbarëbotëror ku zona si Jesolo, Lignano. Caorle e dhjetëra të tjera nga disa plazhe ranore të harruara përveç miliarda euro të ardhura janë edhe qendra të zhvilluara urbane po me industri shtese të zhvilluar nga këta emigrantë. Pra çfarë kërkohet si alternativë që është emergjencë komëbëtare për zhvillimin e këtij sektori?

1 – Dhënia me qira e plazheve publike dhe që janë qindra km emigrantëve.

2- Plan i përgjithshëm kombëtar dhe lokal në këto zona ku të bëhet studimi nga studio arkitektesh për zhvillimin e tyre sipas vijave (vija1, vija 2 e me rradhë) ku të përcaktohen qartë tiparet e aktiviteteve sipas vijave.

3- Paisja e emigrantëve me kartën e Emigrantit ku pushteti lokal shmang çdo burokraci dhe u vë në dispozicion çdo plan zhvillimi.

Dhe atëhere ata janë gati. E kush më mirë se ata që me eksperiencat që kanë dhe dëshirën për të investuar në vendin e tyre do ta bënte këtë gjë. Janë ata të cilët punën e kanë në gen dhe çdo gjë e lidhin me punën. Janë ata forca më e kualifikuar dhe sponsorizuar e atij vendi që me punën e tyre janë historitë e suksesit dhe krenaria e atij vendi. Janë ata që deri tani me remitancat e tyre dhe kontribuesi i parë në PIL e atij vendi që e kanë mbajtur gjallë. Janë ata që historitë e suksesit i kanë në vendet më të zhvilluara në këtë sektor dhe që ata do të sjellin dhe mbajnë turistët nga çdo anë e botës siç u kanë shërbyer në ato vende dhe janë të vlerësuar. Janë ata që punëtorin nuk e konsiderojnë si një leckë por pjesë të zhvillimit të aktivitetit Janë ata që një punëtori në ditën e parë të punës dinë t’i japin kënaqësi dhe jo plumba. Janë ata që e respektojnë sistemin fiskal sepse janë rritur me këtë sistem. Janë ata që janë të edukuar me mbrojtjen e ambientit në vendet ku janë rritur dhe zbatojnë me përpikmëri çdo normë europiane të pastrimit apo mirëmbajtjes së ambientit. Janë ata që ngrihen në 5.00 të mengjesit kur përgatisin ambientin i thonë njëri- tjetrit mirëmëngjes dhe nuk mbajnë kobure nëpër xhepa por çdo gjë e zgjidhin sipas ligjit dhe standartit nga ata vijnë. Prandaj ju zotërinj pushtetarë të këtyre 30 viteve që nuk keni bërë asgjë për ketë shtrese dhe që ja u keni borxh familjeve të tyre ju bëjmë thirrje të merrni në konsideratë dhe të hidhni sytë nga këta të rinj dhe të reja që do jenë shtylla dhe zhvillimi afatgjatë dhe i suksesshëm i këtij sektori dhe i gjithë vendit në përgjithësi.

Dhe duhet bërë tani, nesër është vonë. Që këtë sezon sepse ai sektor po degradon dhe më vonë nuk do ketë asnjë lloj mundësie për ta ringritur. Boll më me dhënie plazhesh publike monopoleve. Vrasësve. Trafikantëve. Batakçinjve apo klientëve tuaj preferencialë ku të vetmen gjë ashtu si edhe ju politikanë vetëm e kanë shkatërruar atë vend por që ka akoma resurse. Nuk mund të ketë zhvillim të Shqipërisë pa kontributin profesional apo shkencor të Diasporës me gjithë kontributin financiar. Jo, nuk mund të ketë. Veproni tani dhe me përgjegjshmëri jo se e keni por sepse ju imponojmë. Diaspora po vjen dhe ajo do t’i marrë në dorë fatet e atij vendi por nëse Ju politikë e 30 viteve nuk i merrni parasysh që tani këto zhvillime siç ju paraqitem të parën akuzë ku do jepni llogari do të jetë ajo për: TRADHETI KOMBETARE. Zoti ju dhëntë pak dritë para se të jetë vonë./ Nga Gentian Hodaj

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 