Kanada/ Zhvillohet takimi “Një Bisedë me Liderë të Rinj”

E martë, 23 Prill, 2024

Diskutimi i paralajmëruar “Një Bisedë me Liderë të Rinj” (A Conversation with Young Leaders) nga Shoqata e Eksekencës Shaiptaro- Kanadeze (Albanian Canadian Excellence Society- ACE) në Toronto të Kanadasë, u organizua të enjtën e kaluar, me 24 qershor përmes platformës “Zoom”. Panelistët e ftuar ishin katër të rinj të sapodiplomuar apo drejt përfundimit të universitetit, ku mbajtën fjalën dhe ndanë njohuri mbi katër fusha: sipërmarrjen, avokatinë, inxhinierinë dhe financën. Duke që tashmë kontribues të çmuar jo vetëm në jetën profesionale, por gjithashtu në komunitetin shqiptar dhe më gjerë, Kristi Meta, Tea Haxhillari, Foti Vito, dhe Drini Kërçiku, arritën të ndanin me bashkëmoshatarët e tyre njohuritë dhe aftësitë e kërkuara në tregun e sotëm shumë dinamik dhe kompetitiv.

Të katër të rinjtë e diskutimit kanë mbaruar ose janë në përfudim të studimit universitar në Ontario; Kristi Meta, ka mbaruar studimet për Biznes në Universitetin e Torontos, Foti Vito është diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike në Universitetin e Torontos, Tea Haxhillari është diplomuar për Biznes dhe Kontabilitet në Queens University në Kingtson, Ontario, dhe Drini Kërçiku është student i Inxhinierisë dhe i Robotikës në Universitetin e Torontos. Ata, në një bisedë me moderatorin dhe aktivistin e ri të ACCE-së Grejdi Meta, ndanë momentet e vështira, fitoret, humbjet, dhe përvojat e tyre që kanë ndikuar pozitivisht në karrierën e tyre të shkurtër, por domethënëse.

Pjesëmarrës në diskutim ishin rreth 40 individë që mësuan mbi të ftuarit dhe përvojat e tyre, duke patur mundësinë për një seksion pyetje-përgjigje në fund të ngjarjes. Pyetjet variuan nga specifike ëpr programet e universitetit, në ndikimin që ka patur pandemia COVID-19 në industri të ndryshme, e deri në bashkëpunimin që kanë patur panelistët me komunitetin shqiptar në Kanada. Kjo ngjarje shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për nxënës të shkollave të mesme që po vendosin mbi të ardhmen e tyre, studentë universiteti që vazhdimisht po kërkojnë për mundësi pune, apo të rinj të sapodiplomuar që kërkojnë eksperienca të reja.
Ky panel shërbeu si iniciativë nismëtare e “Shoqatës së Studentëve e ACE”, risi e cila do të jetë në funksion të rritjes profesionale dhe krijimit të lidhjeve ndërmjet të rinjve shqiptaro-kanadezë, por dhe më gjerë.

Në një deklaratë për gazetën “Diaspora Shqiptare”, organizatori i kësaj ngjarjeje me rëndësi për komunitetin shqiptar këtu, Grejdi Meta theksoi: “Paneli i së enjtes u prit me mjaft interes nga të gjitha moshat, duke u kthyer nga një bisedë me katër të ftuarit në një bisedë ndërmjet pjesëmarrësve dhe panelistëve. Qëllimi i këtij eventi ishte angazhimi në veçanti i moshave të reja, qëllim i cili u arrit duke patur parasysh numrin e pjesëmarrësve dhe përkushtimin e gjithsecilit në seksionin pyetje-përgjigje. Siç theksova në deklaratën time përpara eventit, ky event është i pari ndër një serie përkushtuar rritjes profesionale të brezit të ri dhe studenteve para-universtarë, universitarë, dhe pas-universitarë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 