Frang Bardhi, leksikografi i parë dhe etnograf i kontributeve të mëdha

E premte, 29 Mars, 2024

Frang Bardhi është një nga figurat më të ndritura të kulturës e historisë shqiptare në shekullin XVII.  Bardhi u nda nga jeta më 1 korrik të vitit 1643.

Lindi në vitin 1606 në Kallmet, në krahinën e Nënshatit të Zadrimës. Studioi në Seminarin e Loretos në Itali dhe u bë peshkop i Sapës.

Në moshën 29-vjeçare, gjatë kohës që ishte me studime të larta jashtë vendit, shkroi dhe botoi “Fjalorin latinisht-shqip” (viti 1635). Fjalori, i cili ka rreth 5000 fjalë të përkthyera nga latinishtja në shqip, numërorë, emra vendesh dhe një sasi fjalësh të urta e shprehjesh të mbledhura në krahina të ndryshme të Shqipërisë, e rendit autorin si leksikografin e parë të gjuhës shqipe dhe folkloristin e etnografin e parë shqiptar të njohur deri më tani.

Frang Bardhi ka përfshirë në të dhe shënime gjuhësore, morfologjike, alfabetike etj., 100 e ca proverba si dhe katër poezi. Ky fjalor qe ndër të parët e këtij lloji në Ballkan dhe një nismë e rëndësishme për leksikografinë shqiptare, me vlera edhe në fushën e etimologjisë, toponomastikës e antroponimisë.

Vepra e tij më e njohur është “Apologjia e Skënderbeut”, botuar latinisht në Venedik më 1636. Titulli i saj i plotë është: “Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skënderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshëm i shqiptarëve, u kthehet bashkatdhetarëve dhe atdheut të tij”. Vepra në të vërtetë është një apologji (mbrojtje) që i bën autori Skënderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe është quajtur “Apologjia e Skënderbeut”.

Njeri me kulturë të gjerë dhe mendje të mprehtë, Frang Bardhi, duke vazhduar traditën e Barletit në historiografinë shqiptare dhe duke hapur rrugë në fushën e leksikografisë e të gjurmimeve etnografike, me veprën e tij u bë një figurë e shquar e kulturës shqiptare të shekullit XVII.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 