Kosovë/ “Amnesty International” në mbrojtje aktivistes që u kthye nga Kanadaja

E premte, 19 Prill, 2024

Organizata e njohur ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Amnesty International” ka bërë thirrje sot kompanisë austriake që vepron në Kosovë, “Kelkos” që të tërheq padinë ndaj aktivistes Shpresa Loshaj, e cila ishte kthyer në Kosovë në vitin 2020 dhe kishte vepruar kundër ndikimit që kanë projektet e kësaj kompanie në dëmtimin e ambientit në Kosovë, veçanërisht në Grykën e Deçanit, prej nga edhe vjen ajo.

Ajo para disa muajsh kishte njoftuar se është paditur nga kompania “Kelkos” për shpifje. Përmes një postimi në Facebook Loshaj pati shkruar se i janë kërkuar 100.000 euro si dëmshpërblim për dëmtim imazhi. “Kjo padi është bërë disa muaj pasi e njëjta kompani e paditi aktivistin Adriatik Gacaferi me 10,000 euro për një kritikë të drejtë që ia kishte bërë “Kelkosit”. Vetëm se te rasti im, vendosën t’ia shtojnë prapa edhe një 0”, thuhej në njoftimin e Shpresës për publikun. Ndërsa në reagimin e sotëm të “Amnesty International”, thuhet se Loshaj  po edhe dhe Gacaferi po përballen me padi të pabazuara për shpifje të cilat janë krijuar për t’i frikësuar dhe heshtur ata. ”Shpresa Loshaj dhe Adriatik Gacaferi kanë bërë fushatë  të vazhdueshme për të ngritur shqetësimin për ndikimet mjedisore të hidrocentraleve në rajonin e mbrojtur të Deçanit. Këta aktivistë me guxim po qëndrojnë për komunitetin e tyre dhe mjedisin e tyre dhe paditë e “Kelkos Energy” duket se janë një përpjekje cinike për t’i heshtur ata”, thuhet në reagimin e “Amnesty International” publikuar sot në faqen zyrtare të organizatës.

Lexo edhe: Kthehet nga Kanadaja në vendlindje për të mbrojtur ambientin dhe bjeshkët

“Ne i bëjmë thirrje “KelKos Energy” të tërheqë këto procese gjyqësore dhe autoritet kosovare të sigurojnë që mbrojtësit e mjedisit të mund të shprehin lirshëm shqetësimet e tyre pa pasur frikë nga hakmarrja”, thuhet më tutje në reagim.
Shpresa Loshaj eshte diplomuar për Studime Ndërkombëtare në Simon Fraser University në Vancouver, dhe ka vazhduar për Master of Arts për Politikën Publike dhe Administrimin në Carleton University në Ottawa të Kanadasë. Aty edhe është punësuar nga qeveria federale kanadeze në Ministrinë e Shëndetësisë në Ottawa. Më vonë ka kaluar në Ministrinë e Inovacionit dhe Zhvillimit Ekononik si këshilltare e politikave të pronësisë intelektuale, punë të cilën e ka ndërprerë për shkak të kthimit të saj në Kosovë.
Shpresa përmes shoqatës së saj ambientaliste “Pishtarët’, gjatë tërë vitit 2020 dhe gjatë këtij viti u angazhua për mbrojtjen e lumit në grykë të Deçanit dhe shkatërrimet në Zallin e Rupës përmes reagimeve të shumta duke shkruar letra institucioneve të Kosovës, duke shprehur shqetësimin e banorëve lokalë në mbrojte të Grykës së Deçanit nga kompania “Kelkos”. Ajo ka ngritur këtë çështje në Kuvendin Komunal të Deçanit, në Komisionin Hetimor Parlamentar në Prishtinë, në mënyrë që të ngrihet si çështje në Parlamentin e Carinthia të Austrisë, nga vjen Kompania “Kelkos”.

Lexo edhe: Nga Kanadaja në Kosovë, Shpresa Loshaj fiton çmimin për “Guxim Qytetar 2020”

Loshaj, përmes angazhimit të saj e ka ngritur çështjen e shkatërrimeve në Zallë të Rupës në media si vendore edhe ndërkombëtare, sa herë që i është dhënë mundësia, përmes shoqatës së saj.
Vlen të thuhet se (atëherë) ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas në mars të këtij viti, kishte dekoruar me urdhrin “Shote Galica”, tetë gra, të cilat me aktivitetin e tyre kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shoqërinë kosovare në fusha të ndryshme, e në mesin e tetë personaliteteve të dekoruara gjendet edhe emri i aktivistes Shpresa Loshaj, e cila sot ka marrë mbështetje edhe ndërkombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.