Bota epistolare e një arbëreshi, (At Antonio Bellusci) dhe botës arvanitase 

E enjte, 28 Mars, 2024

Gjatë afro 40 vjetëve arbëreshi Antonio Bellusci, profesori, etnografi, themelues i dy revistave “Vatra jonë“ dhe “Lidhja“, krijuesi i një nga bibliotekave më të mëdha në Kalabri,  autor i 16 librave,  mbajti edhe një korrespondencë të gjallë me arvalitasit. Disa prej këtyre letrave përbëjnë material të pastër historik, antropologjik, etnografik.

Letrat flasin për këtë periudhë 40 vjeçare, midis këtyre vëllezër arbëresh dhe arvanitas,ku fati nuk ishte treguar shumë bujar, por që ranë dakord dhe filluan të mbanin  shkëmbime midis tyre.

Arvanitasit vinin në Kalabri dhe Arbëreshët shkonim në Greqi.

Korrespondenca e arbëreshit At Bellusci me botën  arvanitase, është një kozmo sa e larmishme,  interesante, por edhe aq emocionuese.

Janë një numër i konsiderueshëm letrash, por kushdo që merr në duar ato letra, disi për sensin e kuriozitetit, apo thjesht për tu informuar, e pulsin e atyre rreshtave, që kthehen si kapilar që pushtojnë një diafragmë e madhe ku dalin tingujt arbëro.

Letërkëmbimi  me arvanitasin Elias  Demetriou  Bertoli, datë 18\2\1966, Spata

Në këtë letër mësojmë që arvanitasi quhet Elias, banues në Spata.

Statusi i tij nuk i përket elitës akademike apo qarqeve universitare, por është një qytetar i thjeshtë, që shkruan në gjuhën shqipe dhe përdor një shqipe të pastër.

Që në hyrje të letrës të bie në sy menjëherë, sesi ai i drejtohet arbëreshit At Antonio Bellusci me fjalën “Vëlla”. Një introdukt i ngrohtë, një fjalë që të mbështjellë me krahëhapur, term ky që nënkupton, që jemi vëllezër të të njëjtit gjak arbëror.

Me një shqipe të pastër lexohet në vijim; “Unë jam shumë Fatmir”që mora letrën tuaj.

Ky arvanitas në letërkëmbimin e tij nuk përdor fjalën “u gëzova” apo “ u lumturova”, por thotë “Jam me Fat”, i jap këtij akti një virtyt hyjnor.

Ajo që më çudit është kërkesa e këtij arvanitas që i bënë At Belluscit në këtë letër, të shkurtër po koncize;

Arvanitasi në vitin 1966 i kërkon At Belluscit një Gramatikë shqiptare.

Pyetja është; Ku do ta gjente këtë gramatikë z Bellusci, kur edhe ai si arbëresh nuk kishte një të tillë në përdorim. Mos harrojmë që jemi në vitin 1966 dhe Kongresi i drejtshkrimit u krye në 1972. Kjo kërkesë e tij ishte pjesë e mallit, e vazhdimësisë së gjakut i arbërit për tu studiuar gjuhën e tij, rrënjët e tij, identitetin e tij!

Ndërsa lexoj letrën e këtij arvanitasi më vijnë ndër mend studiuesi Aristidh Kollja në Leontarion, Thivon, Kaçkavel 20-07-1985. Ku së bashku me At Antonio Belluscin kishin organizuar një takim. Midis të tjerava Kollja shprehet:  

Le të jetë ky takim fillesa e vetëdijes arbërore, miqësisë dhe bashkëpunimit Arbërorët e Greqisë me Arbëreshët e Italisë. Popuj që humbën gjuhën e tyre dhe harruan historinë e tyre. U zhdukën. Sot me ardhjen tuaj z. Bellusci festojme Urën këtu në Kaskavele bashkë me katundet arbëror e këtu rreth Thives, me ju vëllezër Arbëreshë e Hora e vëllezërve në Sicili. Për ketë ditë do të ishin krenare të parët tanë dhe do t’iu mbushehsin sytë me lotë.

Kudo që jenë vëllezër arbëror ju presim duke iu thënë:“Mirë se na erdhet Vëllezër”

*Aristidh Kollja; Leontarion, Thivon, Kaçkavel 20-07-1985.

Letër këmbimi me arvanitasin Vangjeli Lljapis

Janë vitet 1985, dhe Revista “Lidhja” themeluar nga Z. Bellusci ishte në kulmin e Sinergjisë. Flaka e saj kishte përfshirë shumë arvanitas, njëri prej tyre ishte edhe Avokatin, studiuesin Vangjel Lljapis.

Në këtë letër, Lljapis tregon vështirësinë që gjen në shkrimin e gjuhës shqipe, me alfabetin e Manastirit por qëllimi i kësaj ure që bënte “Lidhja” arbëreshe kishte si qëllim gjuhën shqipe, dhe pikërisht shkrimi e saj, të kodifikohej ndërgjegja arvanitase në shqipen e tyre.

Në njërën prej letrave Bellusci shkruan për Lljapis. “Ndërsa qëndronim të dy në oxhakun e Elefsinës, Ai më rrefen se do shkruante një Novelë, por me alfabet grek- inzistova që Ai këtë vepër duhet ta shkruante me alfabetin e Manastirit dhe jo me alfabet grek.

Në fakt Novella e tij “Groja dhe Thimiama“ u realizua dhe pati një rëndësi të madhe, edhe për vet faktin se u shkrua në gjuhën shqipe dhe jo më me alfabetin grek.

Lljapis, ishte avokat i arvanitasve, kjo për arsye se shumë arvanitas në vitet 1960 – ‘70 njihnin gjuhën arbërore, shpreheshin më mirë në këtë gjuhë, dhe zgjidhnin për hallet e tyre një avokat që ti kuptonte mirë, dhe Lljapis i kuptonte se ishte arvanitas edhe ai. Llljapis i kushtuar një pjesë të jetës së tij në mbrojtje të arvanitasve. Ai i mbrojti në të gjitha rrethanat, ishte një mik i pa kursyer, ishte njeriu më i mençur dhe më i guximshëm midis lavdive të Helldës.

Në takimin mbi relazioni e gjuhëve minoritare në Greqi, në vitin 1987, ku merrte pjesë edhe borsistë nga Italia të shoqëruar nga z. Antoni Bellusci,  Arvanitasi / arbërori Lljapis me një kurajo të madhe shprehet kështu (…) Duan të na presenë gluhënë, të presenë zakonetë. Po ajo Gluha dhe zakonet me duket mua se ajo është firma e shpirtit të njeriut. Po t’ia maresh ato shpirtit s’është me njëri. Pak kujtime, s’është njëri. Arvanitasit tanë e dinë gluhënë arvanitase dhe dhe thonë nuk e dime, ka edhe nga ata që thonë ska arvanitë këtu, të kejnë turpe ata. Kanë turpe dhe frikë. Në kemi qenë këtu para krishtit, ishin iliret, pellasgjotët. (Realacioni i Komisionit të Komunitetit Europian, visita-studime, mbi arbërorët e Greqisë. Organizuar e suvncionuar nga Bureau Europeo për gjuhët minoritare, me seline në Bruksel 4-10 ottobre 1987, Rrugëtimi i një arbëreshi, Ornela Radovicka).  

Letër këmbimi me studiozin dhe avokatin arvanitasi Aristidh Kolljen

Një tjetër arvanitas që i kushtoi jetën e tij botës arvanitas/arbërore ishte edhe Aristidh Kollja. Për kapacitetin e tij dhe intelektin e tij ishte një studiues i kalibrit arvanitas, dhe një nga figurat më ekselent të botës arbërore. Me zotin Bellusci ai ishte një mik shumë i mirë dhe këtë e shohim edhe me letërkëmbimet e tij.

Letërkëmbimi i mësipërm flet për një projekt, midis arbëreshëve të Italisë dhe arvanitasve, mbi këngën “Bukuri Strigar” (Strigari, është një katund arbëresh në Shën Kosmo Albanese, në Calabri).

Gjatë gjithë periudhës së letrakëmbimet midis Belluscit dhe Kollja, duken qartë qëëllimi i historisë, gjuhës, folklorit. Shkëmbimet midis botës arbëreshe dhe botës arvanitase, ishin hallkë ku filloi të merrte oksigjen ajo flaka e heshtur midis këtyre dy popujve me të njejtën gjak.

Aristidh Kollja, ishte njëra nga figurat më të rëndësishme e botës arvanitase

Në një prej letërkëndimeve Bellusci shkruan :

“Kur e takova për herë të parë Aristidhin, më tërhoqi vëmendjen kultura e lartë e këtij të panjohuri, stili i të shkruarit, aftësia që ai paraqiste në shtrimin e problemeve historike shqiptare, por mbi të gjitha dashamirësia që shprehte për shqiptarët. E konsideronte veten pasardhes pellazgo-ilir e ne studion ku punonte, vura re praninë e simboleve tona. Ishte një studiues kerkues dhe serioz”.

Në vitet 1980 Aristidhi braktis profesionin e tij të avokatit për t’u marrë me studimet historike, folklorike dhe gjuhësore, të arvanitasve të Greqisë. Në vitin 1983 do të anëtarësohej në shoqaten “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë” (Arvanitikos Syndesmos Elladas) dhe do të zgjidhet disa herë kryetar i saj. Në vitin 1983 do botonte librin e tij të parë me titull “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, një vepër voluminoze me mbi 500 faqe, e u dha frymëmarrje arkivale jetës kulturore-historike të arvanitasve,ringjalljes së vetëdijes për arvanitasit në Greqi, që do të ribotohej edhe nëntë herë të tjera në gjuhën greke.

Në vitin 1989, boton librin “Gjuha e Përëndive”, dhe më 1995, Aristidhi themelon shtëpinë botuese “Thamiras”, me qëllim që të botojë veprat e autorëve arvanitas, por edhe të autorëve të tjerë shqiptar. Po atë vit do të botonte librin më të suksesshëm në gjuhën greke dhe shqipe “Greqia në kurthin e serbeve të Millosheviçit”. Një libër që tregon për komplotët dhe masakrat çnjerëzore serbe kundër kombeve të ish- Federatës Jugosllave dhe kryesisht të shqiptarëve.

Në vitin 1996, Aristidhi i nderuar do jepte dorëheqjen si kryetar i “Lidhjes Arvanitase të Greqisë” për tu marrë vetëm me studimet pellazgjike, dhe në vitin 1997, do botonte i vetëm revistën tre mujore “Arvanon”. Ku në ketë revistë, ai mbështeste shqiptarët e Kosovës në luftën e drejtë të tyre.

Në një letër shkruante: Vëlla Ndoni-  unë lexova Kosta Rodi me titull “Arvanitët zgjohen”, 1978. Grumbullova të gjithë bibliografinë arvanitase, por nuk u mjaftova tek kjo. Fillova studimet, kuptova se duhej t’bëja një vështrim të tërë historisë greke që të kuptoja problemet e arvanitasve dhe sa munda, i përmblodha dhe dhashe mendimet e mia në librin “Arvanitasit dhe origjina e grekeve”, që u botua me 1983. Ky Libër për arbërorët arvanitët është si Bibla që shumë besimtarë e kanë në shtëpiat. Kjo punë e begatëson Greqinë, fakti se arvanitë i kalojnë 3 milionë.

Libri Magjia dhe Miti ishte libri i prof A.Belluscit që Kollja pëlqente më shumë.

Në maj 2000 , Kollja i shkruan z. Bellusci dhe e fton në Athinë për prezantimin e librit të tij të të fundit me titullin :“Antonio Bellusci dhe Magjia e tradizionit popullor“. Në ketë libër ai trajton një matërie shumë të vështirë dhe delikate ku vihen në pah sentimentet dhe besimet më atavike të popullit tonë arbërsh“

Bellusci mbi kujtimet e tij shprehet:

Kur arrita në Athinë në 20 maj në vitin 2000, me komunikohet nga miku Jorgo Gerou, që Aristidhi është shtruar në spital. Shkoj menjëherë në spital për ta vizituar dhe bisedojme me deshpërim reciprok. Ai me një dedikim me dorëzon kopjen e parë të librit: “Antonio Bellusci dhe magjia e tradizionit popullor“, duke me thënë, që kishte dashur ta shkruante për brezat që vinin, dhe deshironte që prezantimi i librit të bëhej edhe pa prezencen e tij. Ky promovim u bë në 24 maj në sallën Stampa Esterea në prezencen e Ambasadorit.

Në Tetor Aristidhi vdiq. Vëllazërimi mes tyre ishte shumë i fortë, dhe kishin krijuar një lëvizje popullore midis arbërorë në Greqi dhe arbëreshëve në Itali. Revista “Lidhja” dhe revista e tij “Arvanon” u bënë dy revista motra drejtuar nga dy vëllezër të të njëtit gjak

Aristidhi ishte duke përgatitur fjalorin Arvanitas-grek, dhe po punonte për dallimin e gjuhës arvanitase me atë zyrtare greke. Kishte kohë që kishte hedhur idenë e botimit të një fjalori me alfabet latin të shqiptarëve të Greqisë për ta afruar sa me afer me gjuhën shqipe dhe komunikimin me historinë, kulturën e artin shqiptar.

Së bashku, njëri arbëresh dhe tjetri arvanitas, punuan me Diasporën, si edhe për Shqiptarë në botë. Ata mbajtën gjallë këtë urë me shqiptarët e Amerikës, me intelektualët e Kosovës, të Maqedonisë, të Turqisë dhe të Shqipërisë, së bashku mbajtëm lidhje me Arbëreshët e Korsikës.

Me humbjen e Aristidhit, Lljapi, Haxhisotiriu e shumë të tjerë, u zhduk një epokë e lavdishme, një urë që kishim lidhur e krijuar si dy popuj vëllezër të ndar nga aksidentet historike. Miqtë arbëror që mbetën bënë që të “vdesi“ ajo trashgimni krijuar dhe lulëzuar, sepse o për frikë, o për pa zotësi, o për mangesë kulturale, lanë të vdiste ajo dege gjigande arbërore.

Një letërkëmbimi shumë interesante është me Jani Gjikas, studiues dhe etnolog

Arvanitasit

Në një nga këto letrat është edhe Dëshmi interesante dhe e gjallë Jani Gjikas, që është studiues dhe etnolog dhe ka mundur të hyjë sa me thellë në ketë fushë.

Ai ka arritur të shkoj me këmbët e tij edhe në ato vende që janë më të izoluara për të mbledhur materiale, dokumenta historike, folklorike. Janë mbi 16 vepra të tij të publikuara.

Sipas disa dokumentave, rezulton mbrritja e shqiptarëve në Eubea ( Gjikas Oi Arvanitës, fq 21-26) daton i 22-05-1402. Ndërsa një dokument tjetër që daton ne 21-01-1426 flitet per mbrritjen e shqiptarëve në ketë ishull, pasi ishin larguar nga Vlakia (Thesalia) e Boezia. Sipas këtyre dokumentave konfermon që arvanitasit janë autokton, ata kanë jetuar gjitmonë në ato troje.

Arbëreshi A. Bellusci, dhe fshatari arvanitas Athansios Bethanis

Ky letërkëmbim është i një stili të thjesht, pak fjalë, por i shkruar në gjuhën shqipe.

Arvanitasi që i shkruan ishte një fshatar që kishte ardhur në Athinë për punë. Fliste arbërisht por nuk dinte ta shkruante. Herë pas herë i shkruante Z. Bellusci në gjuhen shqipe.

Kur filloi të shkruante për herë të parë ishin vitet  1965-1966, dhe ishte rreth 65 vjeç, ndërsa letrën e fundit është e viti 1986.

Gjatë këtyre viteve kishte perfeksionuar gjuhën dhe për të ishte një krenari që shkruante jo me alfabet gerk

Në foto letërkëmbimi i 13 qershor 1986

Bellusci në punën e tij nuk bën diferenca. Ai vë në një paralel si personalitetin e Italisë, me malësorin e emigruar në Amerikë, kosovarin i Sanxhakut me arvanitasin e Korinthit, shqiptari i Ulqinit me shqiptarin e Ohrit, profesori i Tiranës me priftin arbëresh, sepse për z.Bellusci qëllimi i vetëm është: Vëllezër arbëreshë dhe ju vëllezër shqiptarë, kudo që jeni e kudo punoni mos e harroni rrënjën, identitetin tuaj kulturor, kombin e Shqipërisë, dhe asnjëherë mos harroni gjakun arbëror por praktikoni, Besën, nderë, burrërinë e Skënderbeut.

Kërkimet e tij na sjellin, rrugë të paeksploruara, intervistat me njerëzit e zakonshëm, arvanitas dhe arbëreshë, që mbetën gjithmonë interesante, sepse baza për këtë lidhje ishte populli.

Letërkëmbimi me priftërinjtë arvanitas

Jo gjithmonë Metropolitët ishin një shpatull e ngrohtë për At Belluscin, i cili krahas si një kërkues shkencor etnograf ishte edhe një prift. Shpesh herë i kishte gjetur dyert mbyllur prej “kolegëve” të tij, por kishte edhe nga ata që e ndihmuan.

Në epistolarin e tij gjëndet edhe një letër e lëshuar nga Stefanos Mitropollitis Trifilias, Olimpi.

Tek libri im “Ricerche e studi tra gli arbërori dell’ Ellade” në faqen 415-416, gjendet një dokument ku thuhet:

Leja

“Stefanos Mitropollitis Trifilias nga Olimpi.

Qiparisia, 12/09/1970-

Priftërinjë të katundeve arbëror në: Kotomeri, Koloçi, Ano, Amfithea,Dhorion, Ajos Jorgjos, Christochorion, Haloà, Ano Psari,Dimandra, Sirizo, Stasimo, Rista, Sitochori, Arosapighi( Kokla), Kefalovrisa,Mouzaki, Aetos, Ano Sulimano, Kouvalla.

Ju njoftojmë se: Arkimandritat Papa Jani Kaparelli dhe papa Antonio Bellusci nga Italia, do të vijnë këto ditë në katundet arbëror në More, për të mbledhur këngë, e shërbesa në gjuhën arbërorë, sepse atrat ( të parët, stërgjysherit) e tyre ishin ellino arvanitas nga Morea.

Ata duan të njohin Dheun e Morës nga ku u larguan prindërit e tyre në vitin 1534.

Ju bekon – Stefanos Mitropollitis Qiparisi”

Një tjetër letërkëmbim interesant e gjejmë me Papa Taqi,

Në rreshtat e letrës së papa Taqit, gjenden vetëm disa rreshta në gjuhën arbërore, që janë pjesë e një këngë arbëreshe. Falë atyre shkëmbimve kulturore që bënin arvanitasit me arbëreshët gjatë asaj periudhe, ata njiheshin edhe me folklorin e tyre.

Letërkëmbimi me artistin Thanassis Moraitis

Kjo letër është e viti 1990 kur arvaniti Moraitis ishte akoma i ri në karrierën e tij.

Pjesa më e madhe e letrës është e shkruar greqisht, por në mbyllje lexojmë shkrimin me alfabetin e Manastirit. Nga letërkëmbimet midis Z. Bellusci dhe Moraitis, duket qartë fryma arbërore e këtij arvanitasi, lindur më 1956 në Vagia, Grecia. Vitet e treguan talentin në folklorin, muzikën tradizionale të shqipatrëve të Greqisë nga arvanitasi Thanasis Moraitis që nuk mohoi kurrë origjinën e tij.

Letërkëmbimet me studiues grek E. Prevelikas

Shumë studiues edhe grek u interesuan, për këtë gërshetim të botës arbërshe ashtu si edhe asaj arvanitase. Një prej tyre ishte edhe E Prevelikas, Drejtor i Institutit të Historisë Neoellenica. Në vijim një letër e tij epistolare,dërguar Z. Bellushi ku duket interesimi i këtij studiuesi mbi kërkimet e z. Bellusci në fushë të etnografisë.

Letër epistolare me historianin mbi shqiptarët e Greqisë, Kosta Biris.

Një tjetër figurë intelektuale origjina greke, që u interesua për kerkimet shkencore etnografike, të z. Bellusci ishte edhe historiani Kosta Biris, histrian i shqiptarëve të Greqisë. Gjuha arbërore në këtë letër të viti 1970, lundron në fjalët “hare” apo tek fjala “ Tatë”. Në këstë epistolare, bie në sy shkrimi i bërë në të dy gjuhët, greqisht dhe shqip. Jemi në vitet 70 ku rregjimi antishqiptar grek ishte i egër. Inetelektualët rrezikonin të bëheshin desident, nëse konsideronin si primarrje gjuhën shqipe dhe anashkalonin, gjuhën greke. Kriteri i të shprehurit ishte gjuha greke.

Letërkëmbimi me Zacharias N. Tsirpanlis

Zacharias N. Tsirpanlis, Governatore dell- arcchivio storico di Salonicco, ishte një tjetër studiues grek që ishte interesuar për kërkimet e Z. Bellusci në Helladën arvanitase dhe shton: Vura re tek Ju ( At Bellusci) këtë dashuri të madhe që keni për vendin e të parëve tuaj, Morenë. Nga këto rreshta dalin që Studiuesi me origjinë greke, nuk druhet aspak, dhe pse indirekt, të theksoj faktin se shumë arbëresh janë të ardhur nga Korona shqipfolëse.

Letërkëmbimi me Ciampi Gabriele

Ciampi Gabriele, i cili nuk zihet në goje, por që punoi disa vjet në Greqi për të kataloguar vëndet albano-folëse në Greqi por si Arbëreshi Prof A. Bellusci u pengua shpesh nga autoritetet greke, të cilët mohonin popullsinë arvanitase. Ky studiues nuk u step , dhe me punën e tij bëri një kryevepër me titullin: “Selia e Greke-arvanitës, botuar në “Rivista Geografica Italiana, Firenze, 2, 1985” ku publikoi katalogun në të cilin janë rradhitur 900 vende arbërorë-arvaniti në gjuhën shqipe dhe greke të cilat shtrihen në rajonin e Hellade. “Rivista Geografica”që nuk ishte një revistë e diletantëve, ose fantazi e ndonjërit, ishte një revistë, prestigjoze, në gjuhë italiane e kualifikuar shkencore.

Ky katalog ishte, ishte një risi, dhe një “bombë” për autoritetët greke, sepse per herë te pare botoheshin materiale mbi vendet arbërorë-arvaniti, qe flasin gjuhën shqipe.

Bellusci në një letër të tij shprehet kështu:

“ Katalogun me ndihmen e Miqëve si Jorgo Marougas, Aristidh Kolljas e publikuam edhe nga revistat “Besa” dhe “Dialogoi” të Athinës, por e botuar në gjuhën italiane, në një prej revistave shkencore ku do të kishte edhe me tepër vizibilitet jo vetëm si faktor historik por edhe si objekt studimi për shumë studiues për albanologjinë.

Campi Gabriele ky studios frekuentoi shpesh edhe Bibliotekën time,Prandaj meriton të përmendet sa herë që trajtohet bota arvanitase. (Lidhja 27, 1992, 904).

Nga letërkëmbimet e botës arbërore arvanitase dalim në konkluzion se:

Çështjen arbërore të Greqisë nuk mund konsiderohet asnjëherë si një impreze të mbaruar. Në letërkëmbimet evidencohen problemet e medha që kishin, si nga pala e arvanitasit por edhe nga prezenca arbëreshe e limituar. Gjatë atyre viteve ku ishte edhe prezenca arbëreshe nëpërmjet At Belluscit këta vëllezër arvanitas kërkuan të ngrinin lart atë ndërgjegjen kombëtare Arvanitase

Që me vite ishte zvanitur që nga koha kur në Greqi shumica e popullsia fliste në gjuhën shqipe, dhe nuk njihte gjuhën greke. Pytje lind përse nuk u zyrtarizua gjuha shqipe, por u zyrtarizua vetëm gjuha greke?

Përgjigjen e jep Aristidh Kollja kur në Relazionin mbi gjuhët minoranze në 1887 thotë:

Ne arvanitasit kemi nxjerrë sytë me gishtat tanë që nga momenti, kur fshehëm (apo mohuam) origjinën tone etnike, dhe gjuhën tonë

Problemet tona sipas një rendi janë kështu:

Mos të fshehim, origjinën dhe gjuhën.

Të njohim historinë tonë.

Të mbledhim material të folklorit tonë.

Të mësohet gjuha shqipe dhe të publikohen sa më shumë libra.

Këto pika janë prioritetet tona.”

Historia dëshmon që shumë heronjë shqiptarë të Greqisë ranë në luftë, e shumë luftuan për çlirimin e Greqisë; Disa nga arbëroret e Greqisë heronjë të revolucionit të 1821 ishin, Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavëlla, Andoni Kryezi, Teodor (Bythgura)Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitir Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla)Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitir Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellusci, Tahir Abazi, Ago Myhyrdari, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Arvanitasve iu dha mundesia, se cilën gjuhë duhet të zgjidhnin, greqishten apo shqipen

Si arbëresh që jam – thotë zoti Bellusci -pyes veten, si arriten arvanitasit, udheheqës nga toka e deti, dhe kur në 1829 në parlament u shtrua çështja se cila gjuhë do të zgjidhej si gjuhë zyrtare, midis shqipes dhe greqishtes, Parlamenti i cili përbëhej mbi 80% arvanitas zgjodhi gjuhën greke!?

Në zyrat e Greqisë, nga ai moment do të shkruhej e flitej vetëm greqisht!

Ku ishte në ato momente, ajo krenari shqiptare, arvanitase, kur njerëzit e thjeshtë këndonin:

“Kjo gluha arbërishte,

Ishte gluhë trimërishte

E fllit Navarko Miaulli,

Boçari dhe gjithë Suli”

Vargje që i ngjajnë një proteste, një himni, një thirrje, por ishte tepër vonë!

(“Lidhja” artikulli “Dossier albanesi di Grecia” fq 207)

Vargjet e mësiperme janë rregjistruar në 1969.

Ligjëruar nga arvanitas i cili quhej Pavlos Gjannakopoulos, 65 vjeç, lindur në Sofikò (Korinth) me profesion inxhinier i cili, i ishte afruar z Bellusci dhe kishte nisur ti recitonte vargjet me krenari.

Bota arbëreshe dhe ajo arvanitase që krijuan në ato vite këta studiues, por mbi të gjitha patriot të denjë, të çështjes arbërore hapën krahët, rrëfyen të vërtetën, kërkuan Lidhje.

“Lidhja”, kërkoi miqësi, dhe miqësia kërkoi përgjegjësi, e jo si ata etnograf vetëm rrogëtar, apo stëril akademik nëpër rrugët e Greqisë.

Termin e “miqësisë”, me arbëroret e Greqisë e kodifikuan, dhe arbërshi bellusci e hodhi në revistën që e bagëzoi me emrin φιλία, “Lidhja”, koncept që do të thotë forcë e hyjnisë kozmikë për të mbajturnë harmoni këtë raport.

Qëllimi, i kësaj ure midis arbëreshëve dhe arvanitasve ishte kodifikimi dhe ringjallja e arbërishtes.

Mbi këtë urë që u lidh midis botës Arbëreshe dhe asaj Arvanitase Schirò Di Maggio Giuseppe, tek revista “Dialogoi”,Mondo Albanese, Piana degli Albanesi, 42, 1984, 13-14 shkruan:

“Për hir të zotit Antonio Belluscit, sot arbëreshët e Greqisë që thërriten “arvanitës”, njohin botën arbëreshë dhe gjallërinë e saj. Numri 41 i revistës “Dialogoi” u kushtohet tërësisht arbëreshëve. Edhe ne citohemi nga zoti Antonio Bellusci.

Dialogoi, përmban edhe disa poezi tona.

Falenderojmë zotin Belluscin.”

Po sot ku është kjo sinergji ku bota arbëreshe lidhur me atë arvanitase dhe nëna mëmë Shqipëri…?

Nga vizitat që prof Bellusci bëri prej dhjetra dekadash në Greqi, vihet re se tek arvanitasi i thjeshtë ishte koshjenca e etnisë, por askush nuk i ndihmoi, sepse si regjimi grek i egër, me politikat e tij antishqiptare dënonte intelektualët arvanitas, se ata luteshin në gjuhën e mëmës, krijonin në gjuhën e mëmës, qanin në gjuhën e mëmës. Shprehja e tyre “arvaniti Besënlidhi” është shprehja më lartë dhe më e fuqishme. Njerëzit e thjeshtë arvanitas brënda tyre e ruajtën identitetin, por jetuan nën një kulturë të ashpër greke, ku u nenshtruan .

Në qoftë se një arvanitas do deklaronte që jam arvanitas, për kulturën greke, supozohet që ti nuk do Greqinë, dmth je anti grek, për kulturën greke ti duhet të jesh grek, se përndryshe je antigrek. gjë e cila nuk ndodhi në Itali, sepse kur unë në kulturën italiane deklaroj se; jam arbëresh, nuk përcakton që jam anti italian, unë i përkase etnisë sime.. Ishte ky regjim, kaq i egër, që shumë arvanitas humbën gjuhën.

Shumë intelektual arvanitas, pranonin me gojen e tyre se nuk dilnin hapur me shpatë të madhe, sepse humbnin vëndet e punës, i arrestonin, kështuqë koshienca arbëror në Greqi u shtyp. Edhe sot egziston kjo koshiencë, por është e shtypur. Vetëm nëse ndryshojnë politikat, kjo koshjencë do të bëhet eksponente.

Nuk mohoj faktin se është fatkeqësi e madhe për një popull i tërë që shtypet etnia e tyre në trojet e tyre, të asimilohet me forcë e dhunë, kjo është edhe turpësi për një shtet Europian, është turp me një Europë kaq indiferente ku shkelen dhe mohohen të drejtat e njeriut!

Të drejtat rezervuara,Ornela Radovicka

Bibliografia:

  • Ricerche e studi tra gli arbërori dell’ Ellade, A. Bellusci
  • “Rrugëtimi i një arbëreshi”, Maluka , Tiranë 2015, Ornela Radovicka
  • Revista “Lidhja” 1980/2000
  • Biblioteka Antonio Bellusci, Frascineto (CS)