Greqia hapi kufijtë/ Radhë të gjata në Kakavijë, lejohet kalimi i autobusëve

E enjte, 25 Prill, 2024

Edhe ditën e sotme (25 qershor) ka rradhë në Pikën Kufitare Greke të Kakavijës. Me qindra shtetas shqiptarë kanë qëndruar me orë të tëra që prej mëngjesit e deri në orët e drekës në pjesën greke të Kakavijës në pritje për të kaluar drejt Greqisë.

Autoritetet greke kanë punuar në orët e para të mëngjesit me sportele të kufizuara ndërkohë që me dyndjen e shtetasve shqiptarë në tokën e tyre, janë detyruar të shtojnë edhe një tjetër për të normalizuar situatën.

Ndonëse dje për këtë qëllim u ndodh në Kakavijë konsulli shqiptar në Janinë Eltion Vërleni ku bisedoi me autoritetet greke të kufirit, sërish sot radhët nuk kanë munguar.

Për herë të parë janë lejuar edhe autobusët shqiptarë të linjave të udhëtarëve drejt Greqisë pas mbërritjes në Kakavijën greke të urdhërit nga Ministria e Transportit helen per rifillimin e udhëtimeve të këtyre linjave nga Shqipëria duke iu përmbajtur rregullave të përcaktuara anti-COVID.

Zv/ministri i Transportit grek ka deklaruar se autobusat do të lejohen me pasagjerë në 85% të kapacitetit, me të gjitha protokollet e rrepta për mbrojtjen nga covid-19.

Më në fund Greqia ka reaguar pozitivisht ndaj kërkesave të palës shqiptare, për të shmangur sa është e mundur situata si ato të vitit të kaluar, kur pasagjerët kalonin ditë të tëra në kufi, me pasoja dramatike, akoma dhe viktimë një fëmijë 10-vjeçar që priste me familjen prej ditësh të rikthehej në vendlindje, një qytet grek.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 