“Digi Diaspora”/ Mbahet takimi i tretë me ekspertë të teknologjisë

E premte, 19 Prill, 2024

Në takimin e tretë të Digi Diaspora me përfaqësues të suksesshëm të industrisë digjitale të Diasporës të ftuarit ndanë eksperiencat dhe njohuritë e tyre në fushën e teknologjisë.

Inxhinieri shqiptar Ermal Sadiku, themelues i kompanisë “Linkplus IT”, i cili ka kryer studimet pasuniversitare në “Offenburg University” në Gjermani, tregoi rreth përvojës së tij të gjatë arsimore dhe profesionale.

Lexo edhe- Digi Diaspora/ Takimi i parë, teknologjia në funksion të sipërmarrjes

Ai u shpreh se zgjodhi të studiojë në Gjermani për shkak të arsimit mjaft cilësor në fushën e tij të ekspertizës dhe theksoi se Diaspora shqiptare, ka luajtur një rol themelor në zhvillimin e biznesit të tij dhe ka qenë ajo që i ka hapur rrugët për bashkëpunim, duke ndikuar në suksesin e arritur.

Profesionisti Alkis Poulis, i diplomuar në Universitetin e Janinës, është themelues dhe CEO i kompanisë “Cotheta”. Ai ndau eksperiencën e tij profesionale dhe përmendi disa mundësi financimi për Start-up-et në Evropë, duke dhënë elementë të caktuar për Shqipërinë. Ai u shpreh se organizimi Digi-Diaspora duhet të përfshijë një komunitet më aktiv në fushën e granteve për Start-up-et.

Mërgim Cahani, themelues dhe CEO i kompanisë së suksesshme “Gjirafa”, prezantoi statistikat e arritjeve të sipërmarrjes së tij dhe shtrirjen e saj në Evropë dhe ShBA. Ai u shpreh se aktiviteti Digi-Diaspora mund të arrijë profesionistë shqiptarë në të gjithë botën, duke i bërë bashkë për të bashkëpunuar. Z. Cahani foli rreth sfidave të investimeve të kompanisë së tij dhe planeve në të ardhmen.

Lexo edhe- Mbahet aktiviteti “Digi Diaspora 2”, fokus, krijimi i një rrjeti profesional

Të gjithë pjesëmarrësve ju dha mundësia të bashkëbisedonin nëpërmjet komenteve me panelistët, të cilët u fokusuan kryesisht tek pyetjeve për historinë e kompanive të të ftuarve, rrugëtimin dhe si kanë arritur deri tek suksesi.

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, si partner i këtij organizimi me përfaqësues përgjegjësin e sektorit të mbështetjes së sipërmarrjes Arian Leço, shprehu vlerësimin për zhvillimin e këtij eventi, i cili bashkon të gjithë shqiptarët si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.