Takimi / Mimoza Hysa: Sfidë, realizimi i marrëveshjeve dypalëshe

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Në takimin e organizuar ditën e sotme me mësuesit në Diasporë drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa u ndal tek rëndësia e tekstit të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës për shqiptarët në Diasporë.

“Dy vite më parë Qendra e Botimeve për Diasporën u prezantua në Seminarin e mësuesve në Prizren me një listë premtimesh dhe dëshirash. Sot mund të themi se përveç që kemi realizuar një pjesë të tyre, jemi kthyer në një pikë referimi për mësuesit në Diasporë, me një staf që njihet dhe adreson me përgjegjësi problematikat e ndryshme për zgjidhje në institucionet që kanë në fokus mësimdhënien në diasporë.  Premtuam se do të siguronim tekste për mësuesit në diasporë dhe arritëm në dy vite të dërgonim rreth 30 mijë tekste, për më tepër duke ndryshuar praktikën e punës: në dy vite tekstet kanë shkuar në 22 vende të botës në kohë rekord, brenda shtator, para fillimit të vitit të ri shkollor duke vendosur kështu një standard të ri.

Çelësi i suksesit tonë ishte bashkëpunimi: krijuam rrjetin e mësuesve dhe shkollave në botë duke e përditësuar çdo ditë. Njohja e drejtpërdrejt me problemet e tyre dhe komunikimi i vazhdueshëm ishte detyrë e secilit punonjës të qendrës sonë. Bashkëpunimi i ngushtë me institucionet kryesore prej të cilave varet puna e Qendrës ka qenë dhe themeli i suksesit: një falënderim të veçantë për Ministrinë e Arsimit dhe  Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, së bashku me përfaqësitë tona në të katër anët e botës.

Lexo edhe- Dy vjet Qendra e Botimeve për Diasporën

Puna na mësoi se kishte mangësi jo vetëm në dërgesat sasiore, por sidomos në cilësinë e tyre. Përtej këtij shërbimi qendra u kujdes për inicimin, ndjekjen dhe funksionimin e Komisionit të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për tekstet e përbashkëta. Ky proces ishte një shembull shkëmbimi përvojash me kolegët tanë të Kosovës. Ishte sërish një provë për QBD-në për të ndërlidhur urat dhe bashkërenduar politikat.

Po nuk mund të rrinim duarkryq deri në hartimin e teksteve të reja. Duhej shfrytëzuar çdo mundësi: kështu QBD-ja lidhi marrëveshjen me Universitetin e Tiranës, Fakultetin Filologjik për të përmirësuar tekstin ekzistues për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë të miratuar nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë. Tashmë 3 vëllimet janë gati për të plotësuar nevojat e shkollave shqipe deri në hartimin e teksteve të reja.

Arritja kryesore që do të theksoja ishte hartimi i Katalogut të Botimeve me rreth 50 tituj ku një vend të veçantë zë Programi i botimeve dygjuhëshe: 9 fjalorë dygjuhësh, 14 libra me përralla klasike në tre gjuhë, përkthimin dhe botimi i “Tregimeve të moçme shqiptare” në 5 gjuhë, botimi i revistës letrare “Letra nga diaspora” etj.

Një punë e veçantë është bërë dhe vijon të bëhet për përgatitjen e materialeve digjitale: të gjithë tekstet dhe materialet plotësuese të përgatitura nga QBD-ja janë të shkarkueshme on line. Është bërë e mundur që mësuesit të kenë mundësi të përdorin platforma ekzistuese për mësimin e gjuhës shqipe dhe po punohet për hartimin e një hapësire të veçantë on line për mësimin e gjuhës shqipe të cilën shpresojmë ta vënë në dispozicion në shtator të këtij viti.

Mbështetja e shkollave shqipe në Diasporë është një sfidë e rëndësishme për të gjithë institucionet e përfshira në këtë proces: për Ministritë e Arsimit dhe Ministritë e Jashtme dhe të Diasporës së dy vendeve shqipfolëse, për lidhjet, shoqatat e mësuesve apo Këshillin Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë. Prania e të gjithë sot në këtë takim konfirmon vullnetin për të çuar përpara marrëveshjet dypalëshe për mësimdhënien në diasporë.

Ka shumë për të bërë si mes dy qeverive tona: Shqipërisë dhe Kosovës për pajtimin për regjistrimin e përbashkët të mësuesve në diasporë, për ratifikimin dhe çuarjen përpara të marrëveshjeve të hartuara, për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve dhe seminareve, për mundësimin e trajnimeve për mësuesit në diasporë, për nxitjen e marrëveshjeve me vendet pritëse për mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe aty ku jetojnë shqiptarët, e shumë të tjera. Le të bëhemi bashkë me strategji dhe plane konkrete për të çuar përpara angazhimet e ndërmarra.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  