Ngjarja e bujshme në Greqi/ Reagon komuniteti shqiptar: Boll me stereotipe

E shtunë, 20 Prill, 2024

Krejt i shokuar mbarë opinioni publik në Greqi pas pohimit të vrasësist së nënës 20-vjeçare në Glika Nera, në Atikë. Bashkëshorti 33-vjeçar, piloti i suksesshëm, nga familje e nderuar e intelektuale greke, i rritur mes gjithë të mirave, ka pranuar 37 ditë më pas se ai e vrau Caroline Crouch, pasi kohët e fundit kishin probleme të ndryshme. Akoma më i tmerrshëm është fakti që pak orë para pohimit, vrasësi ndoqi ceremoninë përkujtimore të 40-ditëve nga vdekja e bashkëshortes së tij, duke mbajtur përqafuar nënën e viktimës. Ndërsa hidhet dritë në ngjarjen më shokuese të dekadës, ngrihen ose më saktë rikthehen në sipërfaqe një sërë pyetjesh të tjera madhore. Përse për ditë të tëra në titujt bombastik të medias greke kërkoheshin hajdutë kriminelë Shqiptarë apo Gjeorgjianë apo edhe kombësi të tjera, me përfaqësi të ndjeshme komunitetesh emigrante në vend? Madje, me “lejen” e policisë greke, pasi ligji i fundit ndalon publikimin e shtetësisë së të akuzuarve, derisa të pohojnë apo dënohen për krimin përkatës. Fjala e lejuar është “shtetas i huaj”, pa përcaktim të origjinës. Përse nuk kishte asnjë reagim apo kërkesë për korrigjim nga asnjë organ kopetent, as nga sindikata e fuqishme e gazetarëve grekë “ESIEA” apo “ESPIT” për median elektronike?

Në një përpjekje tjetër, për të disatën herë, me shpresën se do ndalojë më në fund kultivimi i stereotipeve shumëvjeçare, e sidomos shënjestrimi i komunitetit më të vuajtur emigrant, por edhe më të suksesshëm e të mirëintegruar në shoqërinë vendase, organizata e shkallës më të lartë e ligjëruar në shtetin grek “Komuniteti Shqiptar në Greqi”, ka reaguar menjëherë me një deklaratë publike, dërguar autoriteteve përkatëse vendase si dhe medias greke.

****

Deklarata

Komuniteti i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi shpreh tronditjen dhe neverinë e ngjallur nga krimi i rëndë, që tronditi mbarë opinionin publik në vend.

Si të gjithë, ndjekim të shokuar zhvillimet e fundit në hetimet e vrasjes së nënës së re në Glika Nera, nga vetë bashkëshorti i saj. Shprehim ngushëllime të sinqerta dhe mbështetjen pa kushte ndaj familjes së viktimës 20-vjeçare, Caroline Crouch!

Njëkohësisht kërkojmë të përdoren menjëherë reflekset e shtetit për të siguruar një reagim të gjerë e dërguar pa humbur kohë mesazhin e duhur, në çdo drejtim: Vrasësi i Caroline NUK ishte asnjë kriminel tepër i rrezikshëm “shqiptar” apo “gjeorgjian” etj.

Sërish media greke nuk humbet aspak shansin të kultivojë me vullnet të jashtëzakonshëm stereotipin e “kriminelit të huaj, emigrant”, akte që nxisin urrejtjen dhe racizmin në shoqërinë greke.

Dënojmë thellë aktin e frikshëm të vrasësit 33-vjeçar, i cili për 37 ditë me radhë luante rolin e bashkëshortit të hidhëruar.

Kërkojmë media greke të kërkojë falje në publik për shpifje dhe manipulim të përsëritur, duke shfrytëzuar shqiptarët në Greqi, me propagandë të vazhdueshme, pa asnjë bazë apo informacion zyrtar. Ndodh shumë vite tashmë, ka ardhur koha ky kapitull të mbyllet njëherë e përgjithmonë, duke dënuar ashpër çdo autor përgjegjës!

Le të mos kultivojmë urrejtjen në shoqërinë tonë që është dëmtuar mjaft, por ku mund dhe duhet të bashkëjetojmë të gjithë harmonikisht. Le të jemi të bashkuar kundër çdo forme dhune, sulmi ndaj të pafajshmit e vulnerabëlit, akti kriminal, për një të nesërme më të begatë për të gjithë!