Baritoni shqiptar me famë ndërkombëtare Gëzim Myshketa ishte i ftuari i emisionit të pasdites “Rudina” në Tv Klan. Baritoni i mirënjohur sapo ka realizuar një album antologjik me disa nga këngët më të bukura shqiptare, të lidhura së bashku në një libër me 70 faqe, ideja fillestare e të cilit ishte një libret.
“Ta dish” titullohet vepra që shënon një moment të rëndësishëm të baritonit me famë ndërkombëtare që përveç këngëve, përmban edhe historinë e secilës prej tyre. Eventi prezantues i organizuar ditën e djeshme mblodhi emra të rëndësishëm të artit dhe njerëz të afërt të tij.
Rudina Magjistari: Në lidhje me përzgjedhjen e këngëve, sa kohë të është dashur dhe a ka diçka për të na rrëfyer lidhur me to?
Gëzim Myshketa: Ka lindur shumë natyrshëm, disa nga këto këngë janë më domethënëse, përfaqësuese si “Luleborë”, “O moj korçare” etj. Nuk kam bërë ndonjë përzgjedhje specifike, ishte një listë të cilën kisha dëshirë ta këndoja dhe pak a shumë duke patur dëshirën të preknim treva të ndryshme pasi kemi nga Veriu, Jugu e Shqipëria e Mesme, por që të bësh të gjithë këngët shqiptare është e vështirë sepse mungon Kosova, arvanitasit e treva të tjera dhe qëllimi në volumin e dytë është të fusim pjesë të tjera të këtij lloji. /tvklan.al
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.