Një tjetër vlerësim prestigjioz për poeten dhe shkrimtaren shqiptare me banim në Itali Irma Kurti: nderohet me çmimin “Leonardo da Vinci 2021” nga Shoqata Kulturore “Chimera” në Lecce.
E themeluar në vitin 1994 për të promovuar artin, artistët dhe letërsinë jo vetëm në Itali, por edhe në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare “Chimera” përfaqëson një realitet kulturor që me kalimin e viteve ka ardhur duke u përforcuar edhe në sektorë të tjerë. Çmimi u jepet artistëve italianë dhe të huaj, të cilët punojnë dhe kontribuojnë në çdo sektor të artit.
Lexo edhe: Kënga me tekst italisht të poetes Irma Kurti në të gjitha platformat muzikore
Anëtarët që zgjedhin dhe vlerësojnë kandidaturat janë: Presidentja e Shoqatës, doktoresha Anna Maria Gentile, botuese dhe regjisore, Raffaele De Salvatore, gazetar, drejtor i revistës Euroarte, Stefano Tomà i nominuar “Cavaliere dell’Arte” nga Institute Artistique et Litterarie de France, doktoresha Alessandra Mazza, kritike arti e të tjerë.
Irma Kurti ka botuar njëzet e dy libra në gjuhën shqipe, pesëmbëdhjetë në italisht dhe katër në anglisht. Veprat e saj janë përkthyer në disa gjuhë të tjera.
Në 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër.
Në vitin 2020, për kontributin në fushën e poezisë, nderohet me titullin “Akademike dhe Presidente Nderi” e Enciklopedisë Poetike Italiane. Në 2021 nderohet me çmimin “Liria” nga Komuniteti Arbëreshë në Itali.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.