Intervista/Enke Fezollari “Në vitet 90’ shqiptarët ishin kudo persona non-grata”

E enjte, 28 Mars, 2024

Një intervistë me zemër të hapur ka dhënë aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar në Greqi, Enke Fezollari, për portalin “popaganda.gr” dhe gazetaren Denisa-Lidia Bairaktari. Fezollari i çmimeve dhe vlerësimeve pafund, që renditet prej vitesh në elitën e artit skenik grek dhe europian, përmes këtij rrëfimi rrënqethës takohet me vogëlushin ende të pafajshëm Enke duke i dërguar mesazhe sa të vyera aq edhe çuditërisht aktuale, shoqërisë moderne greke. Ai theksοn çfarë e trishton, akoma edhe e zemëron me disa bashkatdhetarë të tij, përfshi kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, kryeministrin Edi Rama në vendimin për rrafshimin e teatrit kombëtar etj.

Nuk është se regjisori shqiptar – i njohur për një kapriço të vetme ndaj medias vendase, të shkruajnë saktë emrin e tij mëse shqiptar, sidomos mbiemrin me bashkëtingëlloren jo-ekzistente në gjuhën moderne greke “ll” – ka hezituar ndonjëherë të shprehet hapur për sa përjetoi, e lënduan, e forcuan, e si përfundim e ngritën në panteonin e Yjeve të artit grek. Kjo intervistë nuk përbën një surprizë, por një përmbledhje në gjuhën greke, për gjithë grekëfolësit me sytë e Enkes rreth Shqipërisë, emigracionin, racizmin, nismës #me too dhe magjinë e teatrit.

Verën e dytë të pandemisë së covid-19, Enke Fezollari vijon projektet e tij pa ndalim, me një dedikim këtë radhë mbretëreshës bavareze të Greqisë “Amalia”, ndërsa ne, publiku shqiptar i Greqisë, jemi në pritje të ardhjes në skenë të veprës së Ornela Vorpsit “Vendi ku nuk vdiset kurrë” , një shfaqje që u ndërpre nga karantina e ashpër shumëmujore në vend.

Lexo edhe: Enke Fezollari, ngjit në skenën greke veprën shqiptare Vendi ku nuk vdiset kurrë

Përgatiti: Ira Londo

Foto: Ksenia Tsilochristou

****

Thjesht regjisor apo regjisor Shqiptar në Greqi?

Regjisor Ballkanas! Kështu e përcaktoj unë veten time. Padyshim që identiteti shqiptar luajti një rol të rëndësishëm në karrierën time. Ndonjëherë qesh, sepse njerëzit me të cilët kam bashkëpunuar tregonin të impresionuar se si po punojnë me një regjisor shumë të talentuar Shqiptar. Më parë edhe më mërziste, sepse ndjehesha sikur përdoresha si një mjet shplarës i artit. Ndërkohë që me titullin “Regjisor Shqiptar” vërtetojmë se Shqipëria nuk prodhon vetëm hajdutë dhe kriminelë, por edhe mjekë, artistë, shkencëtarë. Megjithëse kemi akoma shumë punë për të bërë, pasi gazetarët vendas akoma kufizohen në promovimin e Eleni Fureira, madje pa theksuar identitetin e saj shqiptar, unë tashmë jam në një moshë kur nuk e kam fare problem të referohen si regjisori shqiptar. Thjesht, më duket dhe është qesharake për një njeri që ka jetuar në Greqi për 28 vjet rresht.

Mund të ndryshojë ky lloj diferencimi?

Nuk e di nëse ndryshon në ndërgjegjen e njerëzve. Pak ditë më parë, dëgjova në autobus debatin e disa të moshuarve “në fund, shqiptarët e bëjnë bujën. Për dhjetë vjet, të shikoni kur shqiptarët të hyjnë në Parlament”. Ndërsa gjatë xhirimit të një dokumentari për teatrin shtetëror të Seres, pak muaj më parë, dikush që nuk e dinte kush jam u shpreh: “Shqiptarët tashmë kanë depërtuar edhe në teatër”. Absurde, por ekzistente! E përsëri them, le të mbeten “tabelat”, mjafton të përfitojmë kompetencat e rolin që na takon.

U referove në këngëtaren Eleni Fureira, e cila rrëfeu se ishte e detyruar të fshihte origjinën e saj, nga frika se mos bëhej pengesë për karrierën. Po ti, gjatë gjithë këtyre viteve që jeton në Greqi e madje krijon në sferën e teatrit si regjisor dhe si aktor, nuk mendove kurrë që identiteti mund të bëhet pengesë për të arritur aty ku ëndërroje?

Unë kam ardhur në Greqi në vitin 1993, kur gjërat ishin shumë të egra. U detyrova të mbaja sekret identitetin tim, sidomos në adoleshencë. Më kujtohet që në klasën e shtatë shkova në shtëpinë e shokut të ngushtë të atëhershëm për të dëgjuar këngët e Eleftheria Arvanitaki. Michalis ishte një fëmijë i veçantë si dhe unë. Kurrë nuk do ta harroj kur babai i tij hyri në shtëpi dhe i tha “Ky shqiptari nuk do shkeli më në shtëpinë tonë”. Nga ai moment Michali nuk bënte më shoqëri me mua. Duke përjetuar refuzimin, bullizmin e vazhdueshëm në shkollë, shpesh në adoleshencë isha i detyruar të heq dorë nga identiteti im shqiptar. Doja ta ç’rrënjosja! Nuk e duroja dot kur më fliste shqip nëna ime. Fillova të mos them më nga jam. Në moshën 14-15 vjeç jetoja në një realitet të rremë. Fillova flirtet me vajza duke u thënë se kam origjinë nga Shqipëria, por nuk jam shqiptar duke shpikur teori të ndryshme.

Më lëndon fakti që isha fëmija që fshehu identitetin dhe zemërohem me veten dhe shoqërinë. Jam tepër i zemëruar që nëna ime bënte dy punë dhe rriste vetëm dy fëmijë në një ambient aspak miqësor, me një baba jo-ekzistent. E megjithatë unë përsëri e justifikoj Greqinë, pasi deri në vitet 80’ eksportonte emigrantë kur papritmas në vitet ’90 një fluks të madh emigrantësh turret drejt Greqisë. Nga ana tjetër, kam zemërim sepse nuk isha nga adoleshentët me fat që të bie në duart e ndonjë familje që të kujdesej për mua.

Në të kaluarën fajësoja nënën time që zgjodhi zonën në Patissia dhe jo në Exarchia, për shembull, por ajo reagon “Por në Exarchia atëherë nuk i pranonin shqiptarët”. Zona më progresive, moderne, “cool” nuk pranonte shqiptarë në vitin 1990! Derisa erdhi Liceu dhe fillova të bëj paqe me identitetin tim. Në shkollën e mesme isha me fat sepse kisha mësues që e pranonin me gjithë zemër identitetin tim shqiptar.

Nga ai moment ndryshoi dhe jeta ime. Fillova të jem Enke, nga Shqipëria, lindur në Pogradec, në Liqenin e Ohrit, në 1981. Fillova ta dua dhe ta pranoj veten siç është. Duke pranuar identitetin dhe rrënjët e mia,  automatikisht rashë në konsensus me elementët që formojnë personalitetin, seksualitetin, karakterin njerëzor. Duke i mbledhur të gjitha keto aspekte të identitetit, seksualitetit dhe jetës time, tashmë jam më i lidhur me atdheun tim se kurrë.

A e justifikon vendimin e Foureira të fshehë origjinën?

Për sa i përket Eleni Foureira, nuk jam dakord me trajtimin e çështjes nga ana e saj. Por e kuptoj që teatri, “bodrumi” është shumë i uritur, në kontrast me natën. Sigurisht, ka akoma “Ju kurrë nuk do të bëheni Grekë, o Shqiptarë, o Shqiptarë”, por artistët që jetojnë në “bodrumet” dhe që janë të uritur dhe unë e vendos veten në këtë kategori, pa qenë aspak modest, ne kurrë nuk e fshehëm identitetin tonë. Unë i shërbej një arti që nuk ka “jetë nate”. Eleni i shërben një mënyrë jetese apo një lifestyle shumë më sipërfaqësor se yni. Por më irritoi shumë këmbëngulja e saj të mohonte realitetin. Do të mund të ishte bërë shembull model për brezin e ri të emigrantëve. Në vijim, duke parë pendesën e saj, e ndjeva më afër.

Nga ana tjetër, më irritoi thellë akti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, në vend që të më jepte mua çelësin e qytetit, ia dha Foureiras. Ndërkohë që ka shumë artistë, muzikantë dhe jo vetëm që kanë ecur pa ndryshuar emrin dhe identitetin e tyre!

Vitet e fëmijërisë në Shqipëri me çfarë ndjesie i risjell në kujtesë?

Me shumë nostalgji. Duke parë fotografitë e fëmijëve nga Palestina, Siria dhe zonat e luftës, koncepton se si zbulojnë një mënyrë për të krijuar një univers dhe për t’u bërë një “Liza në botën e çudirave”, për të ndjekur një lepur dhe një të Çmendur. Në fëmijërinë time gjeta edhe unë heronjtë e mi. Përjetova një sistem që në sytë e një fëmije ishte shumë ndryshe nga çfarë përjetonin prindërit e mi. Akoma kam në kujtesë ditën e parë të shkollës, mësueset, këngët shqiptare dedikuar shpirtrave të pastër dhe shtëpive të bardha. Një fëmijë që lind në një vend ku dëgjon këngë që lavdërojnë bukuritë e vendit dhe shpirtin e njeriut, që shkon vetëm në teatrin e kukullave çdo të diel, që ha biskota me brumë dhe sheqer, i sheh të gjitha këto si gjërat më të bukura në botë. Ne jemi rritur me pak. Vërtet hanim makarona me sheqer, por  ishte dhe vakti më i lumtur. U detyrohemi kaq shumë njerëzve që na rritën. Unë kryesisht i detyrohem shumë nënës sime, por me të vërtet askush nga ne nuk donte të largohej nga atdheu.

Në ato vite të pafajshme, natyra ishte pjesë e pandarë e jetës sonë. Në verë në Pogradec, gjyshja dhe unë “kapnim” peshq me konservë dhe pastaj na priste nëna me domate, djathë të bardhë dhe speca, kjo ishte parajsa jonë. Nuk kishim shumë pretendime se as dinim shumë. Nuk kishte super konsumime. Kjo mënyrë jetese ishte vërtet e lidhur ngushtë me natyrën. Sigurisht, në një nivel politik, bujqësia dhe kooperativa paguan “taksën” e shtrenjtë të komunizmit.

Regjimi i Enver Hoxhës vërtet nuk arriti kurrë të asimilojë plotësisht komunitetin rom dhe disa pakica të tjera, por dha një betejë të madhe për statusin e grave dhe analfabetizmin. Në Tiranë fillova edhe baletin. Mblidheshim në konviktin e studentëve dhe shikonim televizor. Kur punova “Angela” nga Sevastikoglou, e shtova këtë skenë në shfaqje. Kjo ishte jeta ime. Njëkohësisht, ekziston edhe njëlloj shenjtërim i atyre viteve, prandaj duhet të themi se patriarkia në Shqipëri nuk u çrrënjos kurrë dhe baballarët shqiptarë nuk dallohen për ndjeshmërinë e tyre, kështu që unë jam mirënjohës që kisha një nënë që në sytë e mi ishte gjigande, brune e bukur, me fustane të hijshme kineze. Kështu, u rrita me kushurirat dhe tezet e mia, në një botë plot elemente të Almodovar.

Ndërkaq, gjithë vepra jote fokusohet në elementin femëror. Ky element mbizotëron në çdo vepër…

Kisha fatin e madh të fillojë me “Paradën” e Loula Anagnostaki, të flisnim për luftën civile, për familjen patriarkale. Në referim me pozicionin e gruas. Këto 11 vjet që bëj regji, kam zgjedhur vepra që fokusohen në njerëzit më vulnerabël. Kam folur për dhunën ndaj grave.

Nga “Vasa” e Gorkit ku flisja për mëmësinë, se si zonat e thella, larg qyteteve të presin krahët, se si sistemi i eliminon njerëzit. Nuk kam ngjyra partiake, megjithëse ngjyrat e mia janë padyshim të majta, sepse nuk mund të jem asgjë tjetër. Gjyshërit e mi luftuan nazistët, janë heronj të luftës. Veprat e mia me gruan në epiqendër burojnë nga dashuria që kam për nënën time dhe nga fakti që jam rritur në një botë ku dominonte femra. Im atë ishte një njeri tepër abuziv, kam frikë se do e shoh në rrugë akoma edhe pas vdekjes, imagjino sa e frikshme është kjo. Të gjitha këto rezultuan në vendimin tim të mos ngre vepra të lehta e lehtësisht. Nëna ime është heroina ime! Ajo na rriti. Ajo pastronte shkallë, mes klorit, solucioneve… Një ditë, në vitet e para në Greqi, u zgjua në mëngjes e deformuar në fytyrë, sa e pashë u tmerrova. Kishte pësuar reaksion alergjik, por ishim pa dokumenta, si të shkoja në farmaci? Ajo qetë më thotë “do kalojë”. Po si dreqin do kalonte? Nuk kalon… Ajo ditë më vrau!

Emigrimi në Greqi ishte i vështirë, i egër?

Unë e kalova në tre faza. Në Shqipëri jetonim në shkollën e Partisë sepse nëna ime jepte mësim lëndën “Historia e Komunizmit”. Kështu që konvikti luajti një rol të madh në jetën time, sepse unë u rrita me studentët e nënës sime, përsëri në një botë të madhe femërore. Gjithashtu, kishim dhe një kinema në klubin e studentëve ku pashë filmat e parë italianë dhe të Bollywood dhe natyrisht, filmat e kinemasë propagandiste shqiptare.

Faza e dytë ishte rënia e regjimit. Më kujtohet se si kur filluan protestat, unë isha me mamanë në teatër për të parë “Berberin e Seviljes”. Opera u ndalua në mes, na dëbuan shpejt e shpejt.  Kur rrëzuan statujën e Hoxhës isha përsëri dëshmitar. Pikërisht atëherë nëna ime vendosi të divorcohej nga babai im. Ato ishin kohë të egra. Motra dhe unë e shtynim fort që të mos ndaheshin. Babai kishte premtuar se do emigronte në Itali, do ngjitej në ato anijet e famshme. Sigurisht, nuk e bëri kurrë. Për fat të mirë, kur ndryshoi sistemi, nëna punonte në një fabrikë bukë dhe na sillte ushqim. Jetuam tre vjet me shumë sakrifica, të privuar nga çdo gjë, derisa erdhi “bileta” për në Greqi. Nëna ime erdhi të bënte një seminar për gjuhën e lashtë greke, sepse kishte studiuar filozofi. Na dërgonte para. Tre herë u përpoqëm të kalojmë kufirin me dokumenta false, por ishin aq keq të falsifikuara sa dukeshin menjëherë. Po ja që herën e tretë ja arritëm dhe erdhëm në Selanik. Më kujtohet që më bënë shumë përshtypje dritat e rrugëve. Kur u takuam me nënën, ajo më dha për të ngrënë një brioshe me luleshtrydhe dhe sa herë që ha luleshtrydhe më rikthehet ky imazh.

Harrohen vallë imazhet e para?

Secili ka një Golgotha personal, por le të mos harrojmë gjithë shqiptarët që vdiqën maleve mbuluar me dëborë. Sigurisht jeta jonë ishte e lidhur me këto imazhe. Kishte aq përndjekje sa fshiheshim me kuptimin e plotë të fjalës. Më kujtohen ato operacionet e tmerrshme “fshesa” (operacione policore për riatdhesimin e emigrantëve). Më kujtohet se si njëherë nëna na tha se nuk do dalim një javë nga shtëpia. Ku dua t’ja di unë për karantinat e sotme. Ne kemi jetuar në Shqipëri periudha urie, izolimi, ngujimi.

Vitet e para në Greqi nuk guxonim as të flisnim shqip në rrugë. Polici të kapte në rrugë dhe të thoshte “Dia-va-ti-rio” (pasaportë), thua se fjala në rrokje bëhej më e kuptueshme. Dukej në syrin e privuar, tregues të Greqisë provinciale. Këto bën patriarkia. Lind fëmijë antikapatë, meshkuj antikapatë. Në këtë prizëm, fëmijët që u bënë policë kontrollonin pasaportat duke ndaluar për pak sekonda. Ato pak sekonda është sikur të përjetosh të gjitha fantazmat që të frikësonin, abuzimin dhe zbrazëtinë e jetës tënde. Brenda pak sekondave. Jetojmë në një vend kaq të bukur, e që pikërisht këtë bukur vendasit e urrejnë. Ndërsa ne që nuk u lindëm këtu e duam dhe e shijojmë sa s’ka më!

Qeveria Rama vendosi shembjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Tiranës. Si reagove ndaj pamjeve të atyre ditëve?

Po, në teatrin eksperimental “Kujtim Spahivogli” ndërtesa ngjitur Teatrit Kombëtar që gjithashtu u shemb, unë bëra regjinë e veprës së Shekspirit “Hamlet” në vitin 2015. Kështu që dhembja ime ishte shumë e madhe. Një vend që shkatërron teatrot e tij është një vend i sëmurë. Teatri mund të mos rrafshohej, por Shqipëria është një vend protektorat, i luhatur mes Turqisë dhe Perëndimit. Politikanët janë të korruptuar, fakti që Rama është socialist nuk do të thotë që ai mbron edhe vlerat e socializmit.

Ndërkohë që kanë filluar dhe po fuqizohen disa nisma për komunitetin LGBT si dhe për të drejtat e grave. Më gëzon fakti që brezi i ri është zgjuar, reagon me impuls. Le të mos harrojmë, gjithsesi, se kur ra regjimi, shqiptarët ishin i vetmi popull që shkatërroi gjithë fabrikat. Të gjitha sa krijoi sistemi i Enver Hoxhës në vend që të shfrytëzonin në dobi të tyre, e shembën nga zemërimi i tërbuar që mbizotëronte.

Mendoj se Shqipëria do të ecë përpara vetëm nëse pajtohet me të kaluarën e saj. Nga viti 1990 deri në 2000 hodhëm një hap të madh dhe u krijua një vakum, një boshllëk. Këtë boshllëk po paguan populli shqiptar. Kur shkova në Tiranë për regjinë e “Hamletit” vura re se ka omerta. Ne nuk duam të flasim për ato që kemi përjetuar në ’91 dhe ’97, duam të shkojmë drejt Perëndimit, por pa dashur truallin tënd, traditat, kulturën, një hap i tillë bëhet shumë i vështirë.

Ditët e fundit aktori grek Christos Loulis bëri disa deklarata disi përçarëse rreth teatrit grek (në lidhje me funksionimin e teatrove në kohë pandemie, sipas cilësisë e nivelit). Në fund të fundit, cili është ky teatër i famshëm grek, që paralelisht me pandeminë u trondit edhe nga  mjaft dëshmi për ngacmime dhe abuzime seksuale?

Teatri grek kalon fazën e Babilonisë, me një polarizim të jashtëzakonshëm. Mendoj se qëndrime të tilla në këtë periudhë janë dëmtuese dhe fyese. Njerëzit që filluan karrierën e tyre në teatro të vegjël të sponsorizuar duhet të jenë më të matur, të zhytemi mirë në mendime para se të shprehemi në publik. Për çfarë bëhet fjalë? Një aktor grek deklaron se nuk do të jepte një licencë operimi për teatrot nën 300 vende, skenave të vogla ku u “poqën” karrierat e një sërë regjisorëve të aftë, mes tyre edhe unë. Unë krijova në skena me buxhet të ulët, mbijetova 10 vjet krizë ekonomike por edhe krizë vlerash dhe tani erdhi pandemia për të na dhënë goditjen përfundimtare.

Sot teatri nuk është shumëngjyrësh, nuk është multi-kulturor, por i izoluar në  institucionalizëm, mes një konkurrence dhe trendi të formuara nga disa institucione qeveritare dhe disa private të fuqishme, me ndihmën e gazetarëve dhe të free press. Pra, ekziston një konkurrencë e padrejtë, sepse një shfaqje e imja, për shembull, nuk mund të konkurrojë me një shfaqje të Teatrit Kombëtar grek. Një shfaqje e imja, për shembull, nuk mund të konkurrojë me një shfaqje të Kulmit apo Teatrit Kombëtar. Prisja që pandemia të hapte vende pune larg faktorëve të jashtëm e të zakonshëm, ndërsa ndodh e kundërta, njerëzit e teatrit sillen sikur nuk kishte kurrë covid-19. Mendoj se sistemi i vlerave në teatër është shumë subjektiv. Kur je jashtë sistemit është shumë e lehtë ta mallkosh dhe kur je brenda sistemit është shumë e lehtë të mallkosh sa nuk janë pjesë e sistemit. Por mos harrojmë se kur artistët hyjnë në kallupe, në norma e rregulla, nuk mbetet më artist, transformohet në nëpunës.

Nuk ka aspak rëndësi nëse shfaqja luhet në teatër me 800 vende apo 50 vende, në fund gjykuesi është publiku, ai të gjykon dhe të vlerëson. Kur puna është bërë me sinqeritet dhe përkushtim për të prekur publikun, kur audiencës i flet në zemër, vepra mbetet në kujtesë. Unë në këtë teatër besoj!  Nuk më intereson moda, trendet. Dëshira ime është të rrëfej histori me njerëzit e përshtatshëm për të rrëfyer gjëra të mëdha rreth njeriut, betejave të tij. Por autonomia dhe pavarësia në teatër ka një kosto të lartë që duhet të paguash.

Teatri duhet të zgjojë shoqërinë! Duhet të rikthejmë të rinjtë në teatër, brezi i ri duhet të shohë teatër. Duhet të rikthejmë publikun në sallë e nuk po referohem në protokollet shëndetësore se ministria përkatëse është komplet jashtë teme… As duan t’ja dinë!

Unë jam një njeri që do trokas gjithmonë në dyer duke paraqitur propozime, sugjerime, projekte, këmbëngul e insistoj e sërish këmbëngul, por e di që ky vend nuk do të më bëjë kurrë një drejtor teatri, sepse unë jam nga Shqipëria dhe ky fakt nuk do ndryshojë kurrë! Ky është realiteti, shqiptari nuk do drejtojë kurrë një teatër në Greqi! Dhe kjo më irriton!

Nuk do të shohim kurrë shqiptarë në poste kyçe apo drejtues institucionesh. Sepse nuk ekziston multikulturalizëm i vërtetë, po të kishte, do të ishim një shoqëri mjaft progresive. Greqia dhe teatri nuk mundën të asimilojnë të huajt. Ajo që dua të them është se ekziston rruga e lehtë dhe rruga e vështirë dhe ndërsa teatri ofron jetë dhe energji, besoj se duhet të ripërcaktojmë marrëdhënien tonë me publikun, marrëdhënien tonë me veprat, me producentët, me punën. Do mund të kishte një plan nga Ministria e Kulturës për stimulimin e kaq artistëve të papunë, do mund të aktivizoheshin në teatrot e periferisë që janë diamantë të pazbuluar, e me kapacitet të lartë. Greqia nuk është vetëm Athina, kemi kaq shumë njerëz të etur për të mësuar e punuar në projekte të reja. Por kur u angazhua seriozisht ndonjë politikan të ofrojë zgjidhje vizionare?

Në Greqi Ministria e Kulturës është historikisht indiferente ndaj teatrit, me nisma krejt sipërfaqësore. Në Greqi vuajmë nga sindroma e aristokraci-fshatareskut apo “aristokratit katundar”. Një jetë të përulur ndaj bavarezëve dhe të huajve, se natyrisht, ndryshe regjisor francez, ndryshe regjisor shqiptar. Për shembull, po të isha regjisor francez, padyshim që do kisha fat më të mirë, do isha në festivalin e Athinës dhe në teatrin e lashtë Epidaurus, pa diskutim. Por për momentin këtu kemi një Ministre të Kulturës e cila interesohet vetëm se si do ta çimentojë Akropolin. Politika pasqyron mykjen e shoqërisë dhe shoqëria pasqyron mykjen e politikës.

Po, duhet të pranoj se u kryen disa hapa pozitivë përmes Organizatës së Aktorëve Grekë, u jam mirënjohës si dhe kryetarit Spiros Bibilas. Në një periudhë të vështirë realizuan regjistrimin e artistëve dhe siguruan një shpërblim, por mbeten hapa të vogla. Po çfarë them dhe unë, vendi nuk ka strategji në sferën shëndetësore, nga ministrja e Kulturës pres strategji? Problemi është i përgjithshëm dhe ka të bëjë me dinjitetin tonë, por për cilin identitet të flasësh kur vetë presidentja e Greqisë fotografohet para murit gardh të turpshëm të kufirit në Evros, ngritur për të penguar në mënyrë mizore refugjatët të mbijetojnë. Çfarë hipokrizie të shprehet në twitter kryeministri Mitsotakis për të drejtat e homoseksualëve. Na qeverisin politikanë “të vegjël”! Po ja që 40% e popullsisë nuk do të votojë! Kështu, unë jam i detyruar të jetoj me qeverinë Mitsotakis, sepse atë ditë dikush në vend të votonte, zgjodhi të shkojë në plazh…

Nisma amerikane kundër abuzimit seksual ndaj femrave në ambientin e punës (#MeToo) arriti në Greqi përmes denoncimeve në fushën e teatrit. Mendon se duhet të ndodhte kështu apo thjesht u përdor si “delja e zezë” për të anashkaluar apo kaluar nën rrogoz pategjenitë e problemet madhore në fusha të tjera? 

Vërtet haraçin e madh e pagoi teatri, por për mua shumë mirë bëri, unë i përgëzoj të gjitha aktoret që folën hapur për abuzimet seksuale dhe dhunën lektike, psikologjike apo fizike që kishin përjetuar. Fajtorët duhen dënuar dhe ka kaq shumë të tjerë që akoma nuk kanë dalë në skenë. Të gjithë ishim në dijeni për incidentet madhore, por kishte omerta! Nuk është se u shokuam kur u fol hapur në publik, thjesht u thye akulli. Jam shumë kurioz të mësoj ecurinë e nismës, për gjyqet e të akuzuarve, nëse do vendoset drejtësi. Njerëz me poste e autoritet që kryen shkelje madhore, nuk kam asnjë keqardhje për asnjë. Një pedofil duhet dënuar (*Enke referohet në gjyqin e ish-drejtorit të teatrit kombëtar grek, arrestuar e burgosur me akuza madhore për pedofili). Çdokush që abuzon me fëmijë duhet dënuar rëndë. Nuk janë krime që fshihen. Të ta them troç? Vure dorë, do të ta presim, kaq!

Paralelisht, ekziston dhe dhuna psikologjike, e si një fëmijë që e ka përjetuar, gjatë periudhës bujëse të zbulimeve, nuk flija dot. U sëmura, humba 10 kg. Shpresoj që të vendoset drejtësi megjithëse dyshoj shumë….

Ata që kryen këto akte të paskrupullta nuk janë artistë, po njerëz të sëmurë. Si mund të shfrytëzosh seksualisht një person që ka thjesht ka nevojë për punë? Por teatri ka bukuri, ka njerëz të ndritshëm që nuk fshihen apo gjenden cepave.  Unë jam i lumtur që jam një artist luben i proletariatit, nuk kam fare turp ta pranoj. Jetoj në një shtëpi përdhese në zonën e lirë të Pagratit dhe ndjehem me fat se hyj lirshëm në autobus dhe shikoj njerëzit pa hezitim drejt në sy. Një jetë proletar, jap beteja, luftoj për të ardhmen time. Nuk mund të jenë artistë të akuzuarit për dhunë, teatri përmban dashuri, talent, zemër, shpirt, humor, buzëqeshje.

Greqia është një vend ide, besim fetar, sekt, por nga ana tjetër kalbëzimi i ish-drejtorit të Teatrit Kombëtar pasqyron dhe kalbëzimin e sistemit politik dhe të një vendi të tërë, sepse si ai ka edhe të tjerë. Nuk ka mundësi mos ta dinin. Thjesht, fshihemi pas hijes tonë, si struci.

Stereotipi i gjeniut të madh që është pak “i çmendur”, pak i dhunshëm por që ne duhet t’i falim nëse të ofendojnë dhe të bëjnë të qash, për të bërë një shfaqje të shkëlqyeshme e të tilla pafund, mendon se kjo shërben si një justifikim për sjellje abuzive?

Besoj se në Greqi tashmë u mbyll ky kapitull. Se askush nuk do qëllojë apo thyejë më gjëra pa e menduar dy herë. Kam përshtypjen se këtu të paktën po hyjmë në një epokë të re, që po eliminon sëmundjen e vjetër. Teatri është një vend i shenjtë. Akti teatror, ​​provat, janë momente shumë i ndjeshme. Të nxehta! Aty ka hapësirë për shumë abuzime, të cilat mund të fillojnë nga një shikim, deri në një eksperiencë personale të secilit regjisor tiran, por kjo patogjeni dhe ky sistem i të kaluarës tashmë duket se po jep frymë, se është drejt vdekjes, në mos ka vdekur!

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.