Në datë 22 Qershor 2021, në orën 18:00, në selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” organizohet promovimi i librit “Nënë Tereza, Shenjtorja e Periferive” nga Ines Angeli Murzaku.
Libri është një studim shkencor mbi Nënë Terezën, i bazuar në dokumenta origjinale, letra të shkruara nga dora e Nënë Terezës. Libri është një libër teologjik, përdor metodat teologjike, filozofike e misionare për të kuptuar e interpretuar figurën e Nënë Terezës dhe veprën e saj që e tejkalon bamirësinë. Libri është i bazuar në teologjinë e periferivetë Papa Françeskut, një periferi që manifestohet në forma të ndryshme, me dimensione të ndryshme, me aktorë të ndryshëm. Nënë Tereza me zërin e saj i dha zë atyre që nuk kishin zë, i dha sy të verbërve. Për Nënë Terezën Zoti, besa-nderi, mikpritja janë të gjitha cilësi të cilat vijnë natyrshëm për një shqiptar dhe këto ajo diti me zgjuarsi e vetëmohim t’ja transmetojë gjithë botës.
Lexo edhe: SHBA/ Ines Murzaku rrëfen librin e saj “Nënë Tereza, shenjtorja e periferive”

PhD Ines Murzaku është Profesore (Full Professor) e Historisë Kishtare, Drejtoreshë e Programit të Studimeve Katolike dhe Themeluese e Departamentit të Studimeve Katolike në Universitetin Seton Hall në Neë Jersey. Ka një doktoraturë kërkimi nga Pontifical Oriental Institute në Romë, pjesë e Konsorciumit Pontifikal Gregorian University dhe ka mbajtur pozita vizituese (visiting profesor) në Universitetet e Bolonjës dhe Kalabrisë në Itali dhe Universitetin e Münster në Gjermani. Ka fituar grante prestigjioze qeveritare, duke përfshirë Alexander von Humboldt për Studiuesit me përvojë (Gjermani) dhe Grantin e Këshillit të Kërkimeve të Shkencave Sociale dhe Humanitare të Kanadasë (SSHRC-Kanada) dhe ka fituar Fulbright Senior Research Scholars (USA) në Itali dhe Slloveni. Kërkimet e saj shkencore janë botuar në artikuj të shumtë dhe në 8 libra.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.