Gazetaria e lirë dhe pa-liria gazetareske

E enjte, 28 Mars, 2024

Gazetaria e lirë dhe pa-liria si dy shina paralele që ecin pafundësisht bashkë për të mos u ndarë kurrë dhe pa u përputhur me njëra -tjetrën gjithashtu .

Mbase ky është edhe koncepti im mbi qasjet e fundit të realiteteve tona të përbashkëta e nga ku gazetarët jetojnë , shkruajnë, komentojnë, rrinë mënjanë, anatemohen, shahen aty nga shinat paralele të udhëtimeve të tyre profesionale.

Nëpër këto udhëtime gjithsecili i vë “syze“ të ndryshme mendimit të tij. Ndodh që kur largohesh nga atdheu mendimi ndalon nëpër bukuritë e tij, dikujt vështrimi i ngelet  mbi plagë, tek malli që djeg, dikush tjetër, shumëkujt nëpër labirintet e politikës, mendimi i përthyhet  përmes multiproblematikave që derivojnë nga aty e prej nga ku mendimi shndërrohet në shpatë, akuzë, konflikt, tifoz, militant.

Edhe kur turi gazetaresk ndjek shinat e kohës ku padyshim ndodhin ngjarje të shumta, fjala e ka si mision human ta latojë mendimin mirë e mirë, pa e mprehur shpatën, le t’jua lëmë atë partive, militantëve edhe pse dyshoj nëse është vendimi i mirë dhe i duhur.

Në optikën time personale më prek pa masë njeriu i pa shpresë, ai i pa zë, i drejti, i ndershmi, i heshturi njeri, që nuk e ka si mjet as sulmin por as ankimin. Dhe pyetja që lind është: Po zëri i tij kush mundet të jetë?!

Gazetari që trumpeton partitë?!

-Jo!

Investigatori që shkruan për ndjesitë e veta revanshiste?!

Jo dhe jo!

Kush mundet të jetë zëri i atyre që nuk flasin dot????

Kjo enigmë ekzistenciale do e duhet shndërruar  në moto të  aspiruesve të mendimit gazetaresk .

Hulumtimi i fenomeneve përtej atij udhëtimi dy shinësh ka rëndësi më shumë sesa zhurma dhe afeksionet nëpër stacionet ku ndalojnë e përplasen emocionet njerëzore, amatoreske apo gazetareske.

Përtej fenomeneve ekziston njeriu, shoqëria dhe çdo mbështjellë tjetër ekonomike, politike që i bën jetët e tyre të duken me ose pa ngjyra.

Të jesh zëri i atyre që s’flasin dot! Apo i të drejtave të munguara?! I lirive të keqmenaxhuara?! I jetëve në udhëkryq apo në  rrezik?!

Ky do ishte një udhëtim i bukur gazetaresk që i hap shtigje lirisë pa e kryqëzuar atë.

Para disa ditësh u ndodha në studion e mjeshtrit të fotografisë, shqiptaro-amerikanit Fadil Berisha. Aty do të zhvillonim një bisedë të karakterit historik që na çonte në vite të largëta (1872-1972). Studio e Berishës i ngjan një salloni mode, me veshje e ngjyra, akomodime e orendi që nuk lidhen me historinë por kur vullneti dhe nevoja i prijnë qëllimeve mjedisi transformohet në atë që duhet; pra në mendim. E në një rast si ky, lirie, si mund të ankohesh për liritë që të mungojnë ?! Aty lindi për herë të parë Mendimi dhe i rrinte kaq bukur mendimi atij mjedisi ku reklamohet historikisht  bukuria aq sa me të drejtë duhet pohuar se rrugëtimi profesional e ka të nevojshëm liritë po aq sa disiplinën njerëzore, atë që njerëzit i klasifikon në të maturuar.

Ndodh që mbi shinat e mendimit profesional të të ngushtojë mungesa e lirisë . Dhe pyetja që lind është:

Çfarë bën njeriu i lirë?!

Bërtet?

Ankohet?

Akuzon ?

Jo! E krijon/rikrijon atë (lirinë).

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 