Takimi/“Dita Ndërkombëtare e Remitancave”, ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik

E enjte, 28 Mars, 2024

Dërgesat e parave dhe kontributet e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë në vendlindjen e tyre vazhdojnë të mbështesin dhe të vënë në lëvizje ekonominë e vendit. Para këto të orientuara drejt investimeve dhe ekonomisë prodhuese ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën e secilit shqiptar. Gjatë vitit pandemik fluksi i remitancave ka ndryshuar për mirë dhe për keq, është përshtatur dhe ka ndikuar.

Për të diskutuar mbi Remitancat, dhe ndikimin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit ditën e mërkurë më 16 qershor, (Dita Ndërkombëtare e Remitancave), ora 10:30 Agjencia Kombëtare e Diasporës, me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Bankës së Shqipërisë do të organizojnë aktivitetin “Dita Ndërkombëtare e Remitancave”. Takimi do të zhvillohet në mënyrë të alternuar me pjesëmarrje fizike dhe online.

Kjo datë simbolike është një nderim edhe i përpjekjeve të qindra-mijëra migrantëve shqiptarë, të cilët me të ardhurat e tyre, sigurojnë një të ardhme më të mirë për familjet në Shqipëri. Duke vlerësuar këtë kontribut, mirëmenaxhimi i remitancave në dobi të familjeve të vendit si edhe formalizimi i kanaleve të dërgimit të tyre në atdhe, janë ndër objektivat kryesore të Strategjisë Kombëtare të Diasporës. Diskutimet e përbashkëta mes aktorëve kryesorë në këtë menaxhim janë hapi kryesor për krijimin dhe zbatimin e politikave gjithnjë e më të mira në funksion të Diasporës dhe migracionit.

Takimi synon identifikimin dhe promovimin e politikave të institucioneve financiare dhe të Diasporës në vend.

Diskutimi do të zhvillohet në dy panele: “Remitancat, ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit” dhe “Identifikimi dhe promovimi i politikave, programeve dhe praktikave më të mira të institucioneve financiare në lidhje me forcimin e kontributit të emigrantëve”.

Të pranishëm në takim do të jenë personalitete të njohura të fushës së ekonomisë dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndërveprojnë me ta.

Jeni të mirëpritur për t’ju bashkuar takimit me profesionistët e njohur të ekonomisë brenda dhe jashtë vendit.

Në linkun më poshtë mund të gjeni programin e aktivitetit.

http://akd.gov.al/wp-content/uploads/2021/06/Agjenda-2.pdf

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 