Intervista/ Ana Deliallisi dhe eksperienca si inxhiniere softueresh në Austri

E martë, 23 Prill, 2024

Dëshira për një eksperiencë akademike jashtë Shqipërisë ishte shtysë që ajo të linte vendlindjen. Nga studimet në një ndër institutet kërkimore më të mirë në botë për inxhinieri softueresh në Linz, Austri dhe deri tek eksperienca e saj në kompani lider, Ana Deliallisi na rrëfen eksperiencën e saj në një intervistë për “Diaspora Shqiptare”.

Keni studiuar në një nga institutet kërkimore më të mirë në botë për inxhinieri softueresh dhe sot ushtroni profesionin tuaj në Linz. Si erdhi vendimi për tu larguar nga Shqipëria dhe përshtypja e parë që të krijoi jetesa në Linz?

Kam dashur gjithmonë të kem një eksperiencë akademike në perëndim dhe vendosa që studimet e mia master t’i bëja në Austri nxitur nga fakti që është një nga vendet e Europës që ka investuar shumë në fushën e inxhinierisë në përgjithësi. Arsye të tjera që më bënë të zgjedh përfundimisht Austrinë kanë qenë gjithashtu natyra, arti dhe kultura e vendit.

Ju tashmë jeni nje Inxhiniere Softueresh dhe Koordinatore IT, profesione që janë mjaft të kërkuar edhe në vendin tonë, pse nuk zgjodhët ta ushtroni në Shqipëri?

Largimi im nga Shqipëria erdhi për arsye studimore dhe më pas çdo eksperiencë pune ka ardhur me kohën. Personalisht nuk i lidh zgjedhjet e mia domosdoshmërisht me vendin por në vendimarrje kanë rëndësi dhe faktorë të tjerë si: infrastruktura, diversiteti, kushtet e punës etj. Në 2016-ten, kur unë u largova, interesat e mia ishin të ndyshme nga çfarë ofrohej në Shqipëri. Nëse flasim për sot, kam vënë re shumë investime interesante dhe jam shumë e lumtur për këtë. Ndoshta në një të ardhme do të kem mundësinë të investoj për vendin tim më shumë sesa do ta kisha bërë po të mos isha larguar.

I ruani lidhjet me Shqipërinë, dhe cfarë mendoni se ju ofroi Linzi që vendi juaj nuk jua ofroi?

Po i ruaj, në Shqipëri kam të afërmit e mi dhe miq shumë të mirë.

Linzi më ka ofruar shumë mundësi për të përmirësuar veten. Duke filluar nga edukimi me teknologjinë më të fundit dhe staf shumë profesional deri te mundesitë për të punuar në kompani lider në botë, kompani të cilat nuk kanë akoma një prezencë në Shqipëri. Gjithashtu, që prej fillimit kam pasur mundesinë të njoh njerëz nga e gjithe bota dhe të shkëmbehem me kultura të ndryshme.

Po e kundërta, çfarë boshëllëku nuk ju plotëson jetesa në Linz, përveç mungesës së familjarëve?

Ndoshta më duket vetëm mua, por mendoj se jeta në Shqipëri është më e ngadaltë. Jo më larg se para disa ditësh po bëja shaka me një miken time e cila po shkonte në punë në orën 10 të mëngjesit ndërkohë që unë zgjohem në orën 5, dhe përpos aktiviteteve të tjera shkëmbej e-mailet e mia të para rreth orës 6:30. Ndonjëherë më mungon kjo, e ndonjëherë fakti që mund të bisedosh me këdo sikur ke vite që i ke njohur pa u dukur e çuditshme. Ka shumë gjëra në lidhje me kulturën tonë që dikur me shqetësonin por tani më duken unike dhe komike.

E mendoni kthimin për të punuar në Shqipëri?

Në ditët e sotme nuk ka nevojë të rikthehesh plotësisht për të pasur një ekzistencë në tregun e punës në Shqipëri. Në planet e afërta nuk kam ndërmend rikthimin, por nuk përjashtoj dot mundësinë e një investimi dhe menaxhimin e tij me kohë të pjesshme në Shqipëri.

Ju jeni në marrëdhënie pune dhe kontaktet besoj janë të shumta. Sa e njohin Shqipërinë dhe a jeni ju një ambasadore mund të themi që e promovoni vendin e origjinës?

Shumica e njeh Shqipërinë e për ata që nuk e njohin mundohem t’i informoj nëse janë të interesuar. Ne kemi një vend shumë të bukur për të mos e promovuar. Në një prej kompanive ku unë punoj dhe ku jam e vetmja shqiptare, flamuri ynë qëndron në mesin e mbi 40 nacionaliteteve të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 