Sot Athina do të flasë shqip!

E shtunë, 20 Prill, 2024
E shtunë, 20 Prill, 2024

Sot Athina do të flasë shqip!

Pak a shumë ky ishte titulli i një publikimi të thirrjes për një protestë paqësore të shqiptarëve të Athinës me kërkesë të vetme lehtësimin e masave kufizuese në lëvizjen e qytetarëve nga Greqia për në Shqipëri e anasjelltas.

Të vërtetat apo ato që interpretohen si të tilla

– Po, na ka lodhur jashtë mase kjo situatë, ashtu si ka lodhur gjithë globin.
– Po, kemi humbur njerëz të cilëve nuk u dhamë lamtumirën e fundit, e na ka pikur malli për të gjallët.
– Po, ka një qëndrim ndryshe të Greqisë ndaj hapjes së kufirit me Shqipërinë, ndërkohë që me vende të tjera të rajonit është më elastike dhe tashmë lëvizja për dhe prej tyre kryhet pa asnjë problem, duke iu përmbajtur protokollit të diktuar nga entet e shëndetësisë.
– Po, duhet bërë diçka për këtë e pse jo një protestë paqësore si kjo që është lajmëruar.
-Po, unë do të jem atje!

Tendencat apo ato që interpretohen si të tilla

– Jo, Greqia nuk nxjerr inate kundrejt “aleancës” Turqi – Shqipëri. Greqia liroi masat kufizuese të lëvizjes së qytetarëve turq drejt Greqisë kështuqë e para nuk ka sens.
– Jo, Shqipërisë nuk i ka interesuar asnjëherë kontingjenti i shqiptarëve të Greqisë, përveç përllogaritjes se tyre në bilancet e remitancave. Madje as këtë vitet e fundit ku Greqia e rrjedhimisht shqiptarët e Greqisë, kanë përjetuar një krizë të ashpër ekonomike.

Komuniteti, apo ai që interpretohet si i tillë

Fillimisht do të doja shumë të dija nëse u provuan të gjitha mënyrat e mundshme për zgjidhjen e kësaj çështjeje, (kërkesa, takime, diskutime, propozime) me palën greke para se organizatorët të vendosin një protestë të tillë.
Së dyti, i frikem shumë tubimit me 5 veta për një çështje që i prek të gjithë. Nëse do të ndodhë kështu ne thjesht vërtetojmë atë që “ata” mendojnë e kanë bindje, jemi të pallogaritshëm dhe pa asnjë forcë ndikimi.
Duke patur parasysh këtë, them se inatet e fjalët boshe “kush e tha i pari” duhen mënjanuar.
Gjithsesi, unë do të jem atje!
E martë, dt. 8/6/2021
Sheshi “Sintagma:
Ora: 18.00

Nga Brikena Qama, shkrimtare, presidente e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.