Takimi i juristëve në Diasporë, Majko: Angazhim i përbashkët për Shqipërinë

E martë, 23 Prill, 2024

Ka nisur këtë të hënë Takimi i Juristëve në Diasporë, ku bëhet prezantimi i rrjetit të profesionistëve, angazhimi i profesionistëve në fushën e drejtësisë në Diasporë dhe ndërveprimi i tyre me juristët në Shqipëri është një ndër qëllimet kryesore të këtij eventi.

Gjatë fjalës së tij në këtë event, ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko tha se ky takim duhet parë si një mekanizëm që lidh të dyja palët, juristët jashtë vendit dhe ata në Shqipëri për një angazhim të përbashkët.

“Ky takim i sotëm nuk duhet parë si një koncept ‘le të flasim për jurisprudencën’, po si një mekanizëm që do të lidhë të dyja palët për një angazhim të përbashkët. Ne e kemi shumë të vështirë të kuptojmë mekanizmat ose reflektime që duhet të vijnë nga protagonistët e fushës dhe besoj që “mësimdhënie” më të mirë për angazhimin e juristëve jashtë vendit në funksion dhe të interesave të drejtësisë në Shqipëri mund ta japin vetëm juristët vet. Në këtë këndvështrim shpreh angazhimin maksimal lidhur me interesimin. Jo pa qëllim e nisa duke thënë se e ka të nevojshme shteti këtë komunikim me ju. Nuk dëshiroj ta merrni si një fjalor diplomatik. Mendoj se jemi ende në fillimet e një legjislacioni të ri që e kemi nisur nga zero”, tha z. Majko gjatë fjalës së tij.

Ministri Majko duke folur për rëndësinë e juristëve shqiptarë jashtë vendit tha se fjala e tyre ka nevojë për angazhim më të specifikuar kur bëhet fjalë2 për të drejtën e votës, marrëveshjet bilaterale që janë të lidhura me interesin e komuniteteve shqiptare jashtë vendit siç janë marrëveshjet e pensioneve.

“Ajo që dëshiroj të nënvizoj është fakti që aktualisht zëri dhe fjala e juristëve ka nevojë për angazhim të specifikuar pasi bëhet fjalë për angazhim që nuk është thjesht retorikë po për çështjen e angazhimit për të drejtën e votës, për një avokati të fortë përsa i përket marrëveshjeve bilaterale që janë të lidhura me interesat e komuniteteve shqiptare jashtë vendit sic janë marrëveshjet e pensioneve. Nuk po them se do të jeni protagonistë të mirëfilltë po ky dialog do të jetë nxitje për të reflektuar përballë njëri-tjetrit për ato që janë bërë apo nuk janë bërë për mirë. Pa diskutim angazhimi i përbashkët do të realizojë në vazhdim një koncept që do të jetë në interesin e përbashkët”, tha më tej Majko.

Ministri Majko bëri thirrje për juristët jashtë vendit që të përfshihen në organizmat e drejtësisë në Shqipëri, siç është dhe shkolla e Magjistraturës, pasi siç u shpreh ai i gjithë kapitali njerëzor që po investohet për të ardhmen e shqiptarëve duhet të investohet dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 