Takimi i Juristëve në Diasporë, Hysi: Forcim i urave lidhëse me vendin mëmë

E enjte, 28 Mars, 2024

Në Tiranë u mbajt Takimi i Juristëve në Diasporë në funksion të rrjetëzimit të profesionistëve të drejtësisë dhe kontributit të tyre në Shqipëri.

Në fjalën e saj drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, tha se AKD do të kontribuojë në forcimin e urave lidhëse me Shqipërinë, për ta bërë më të lehtë bashkëveprimin me njëri-tjetrin.

“Për AKD rrjetëzimi i profesionistëve në Diasporë dhe ndërveprimi me profesionistëtë në Shqipëri është një element thelbësor për ruajtjen e lidhjeve mes tyre dhe vendeve të origjinës. Ndaj dhe kontributi juaj është i rëndësishëm në mbështetje të procesit të rëndësishëm institucional që kalon vendi jonë. Shqipëria pret ti bashkohet familje së madhe evropiane dhe kontributi juaj është i domosdoshëm në procesin e integrimit të vendit. Ju përbëni një aset jo vetëm në vendin ku jetoni e punoni po dhe në vendin tonë mëmë, Shqipëri. Ndaj AKD do të krijojë gjithmonë mundësi për krijmin e forcimin e urave lidhëse mes jush për ta bëjë më të lehtë bashkëveprimin me njëri-tjetrin”, tha ajo.

Ndërsa zv. ministrja e Drejtësisë Adea Pirdeni tha se angazhimi i juristëve jashtë vendit është shumë i rëndësishëm në formësimin e sistemit të ri të drejtësisë që mishëron besimin e publikut.

“Angazhimi i një korpusi të madh juristësh për të formësuar një sistem të ri që do të mishëronte besimin e publikut. Dhe tani po aq sa më parë, kërkon dhe do të kërkojë në vijimësi angazhimin e një mase kritike profesionistësh në të gjitha fushat e të drejtës. Prandaj, gjykoj që është sot një momentum i duhur që potencialet e humbura njerëzore ndër vite të rikthehen në pasuri kombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. Në këtë vazhdë, Ministria e Drejtësisë do të mbetet një derë e hapur dhe në mirëpritje të çdo forme të kontributit tuaj që do të pasyrojë përpjekjet vendase për të sjellë dita-ditës vizionin e reformës në drejtësi. Mirëpresim çdo kontribut tuajin dhe në kuadër të punës së madhe përgatitore në kuadër të integrimit të vendit në Bashkimin Europian”, tha ajo ndër të tjera.

Diskutimet vijuan më pas me panelistët e tjerë dhe juristët shqiptarë jashtë vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.