Suedi/ Gerti Xhaja: Mësimi i gjuhës amtare, misioni më i vyer për vendin tënd

E premte, 29 Mars, 2024

Gerti Xhaja la vite më parë Shqipërinë dhe profesionin e gazetarit për t’iu përshtatur destinacionit të ”shtegtimit” dhe zgjodhi Suedinë si vendin e ”Aventurave të Nils Holgersson”, filmit të animuar aq të dashur për shqiptarët në vitet ’90.

Vështirësitë e mësimit të gjuhës suedeze Gertit i kanë përforcuar mendimin se shqipja, si një gjuhë e vjetër është një baze e fortë për të ndërtuar mbi gjuhë të tjera indo-evropiane.

Gazetarinë e konsideron tashmë një kapitull të mbyllur, dhe pse i qëndron mendimit se mësuesia dhe gazetaria kanë një lidhje të fortë, pasi të dyja janë profesione që nuk mund të konsiderohet “si zanat për të marrë një rrogë”. Për të, ato janë një mision dhe ai na rrëfen për “Diaspora Shqiptare” se mësimi i gjuhës amtare është misioni më i vyer.

Gerti disa vite më parë u larguat nga Shqipëria i detyruar nga rrethanat e krijuara. Pyetja e parë që vjen në mend është pse zgjodhët Suedinë?

-Në momentin kur vendosëm të largoheshim kryem disa kërkime dhe vendi i ”Aventurave të Nils Holgerssonit”, rezultoi destinacioni i ”shtegtimit”.

Në Shqipëri ju dhe bashkëshortja juaj latë pas profesionin e gazetarit. Sa i vështirë ishte fillimi në një shtet të ri, ku nuk njeh as gjuhën, as kulturën suedeze dhe… një vend me klimë të ftohtë.

-Ndryshimi ishte i menjëhershëm dhe i papritur, por entuziazmi dhe këmbëngulja që kishim kultivuar gjatë ushtrimit të gazetarisë na kanë ndihmuar në sfidat e reja.
Si pasojë edhe e largësisë gjuha suedeze dhe ajo shqipe nuk kanë patur të bëjnë me njëra tjetrën dhe kjo e bën të vështirë për veshin që të ”miqësohet” me tingullit të suedishtes duke e bërë të vështirë mësimin e saj. Ndryshe nga anglishtja, italishtja, greqishtja apo gjuhë të tjera me të cilat shqipja ka dhënë dhe ka marrë gjatë shekujve. Të njëjtën gjë mund të them edhe për kulturën, ka shumë ndryshim me atë që ne jemi rritur apo çfarë kemi njohur. Por, sa më shumë kam patur kontakte me gjuhë të tjera, më forcohet bindja se shqipja si një gjuhë e vjetër është një bazë e fortë për të ndërtuar mbi të gjuhë të tjera indo-europiane.
Përsa i takon klimës, nuk e kisha menduar se si i rritur në një qytet ku borë bie një herë në katër vite, do të më pëlqente edhe klima e ftohtë dhe me borë.

Nga gazetar në mësues në Suedi. Si e përjetoni këtë ndryshim dhe a do i rikthehet Gerti një ditë gazetarisë aktive sërish, qoftë dhe larg vendit?

-Unë mendoj se të dyja këto profesione kanë një lidhje të fortë! Që të dyja janë misione që kurrsesi nuk mund të konsiderohen si ”zanat për të patur një rrogë”! Mendoj se të jesh mësues i gjuhës amtare në një vend të huaj është misioni më i madh dhe shërbimi më i vyer që mund t`i bësh vendit tënd! Të ndihmosh fëmijët shqiptarë të njohin, kultivojnë dhe forcojnë identitetin e tyre është një privilegj i mbushur me emocione, angazhim dhe përgjegjësi.
Duke parë drejtimin dhe politizimin që ka marrë gazetaria mund të them që e kam mbyllur atë kapitull. Investimet dhe energjitë ia kam kushtuar mësimdhënies dhe aty dua të vazhdoj të ndërtohem. Tashmë jam në përfundim të studimeve për matematikë, e cila ishte një tjetër sfidë përsa i takon mësimdhënies.

Duke qëndruar te kjo, a ekzitojnë klasa të mësimit shqip në qytetin ku jetoni në Suedi? A ka shkolla të mirëfillta shqip, siç i gjejmë në Zvicër, Austri, Gjermani, Itali etj.

-Mësimi i gjuhës shqipe përfshihet në lëndën e gjuhës amtare, e cila është pjesë e kurrikulave të mësimdhënies në Suedi dhe vlerësohet me notë në dëftesën e nxënësit krahas lëndëve të tjera shkollore. Nuk kam informacion për shkolla private të gjuhës shqipe, por në Suedi është detyrim i komunave që të sigurojnë mësues për nxënësit që kanë një gjuhë tjetër amtare. Nxënësit kanë të drejtë për një leksion në javë që mund të variojë nga 30 minuta në 1 orë, si një lëndë fakultative, nëse ata shprehin dëshirën që të marrin pjesë. Mësimi zhvillohet në ambientet e shkollës, pas përfundimit të orëve të tjera të mësimit që ka nxënësi dhe mësuesi ndjek planin mësimor të Drejtorisë Arsimore në Suedi.

Duke qenë se dhe ju aktualisht punoni si mësues, a keni nxënës shqiptarë? A kanë vullnetin e dëshirën e mirë prindërit e tyre që fëmijët të frekuentojë klasë të mësimit shqip?

-Në qytezën ku unë jap mësim, para 3 vitesh kam gjetur rreth 13 nxënës shqiptar të moshave të ndryshme, ndërsa tashmë numri i tyre është rritur në mbi 40 nxënës, prej parashkollorit deri në gjimnaz.
Duke qenë që vitet e fundit në Suedi kanë emigruar familje të shumta shqiptare që kanë jetuar në Greqi apo Itali, kemi vënë re se fëmijët e tyre thuajse e kanë humbur krejtësisht shqipen. Kjo për shkak të mungesës së vëmendjes apo kujdesit për t´jua ofruar mësimin e gjuhës shqipe në vendet nga ku edhe vijnë. Një sfidë më vete është për t´i tërhequr këta nxënës në mësimdhënien e gjuhës shqipe, pasi për fat të keq shumica e këtyre fëmijëve shpeshherë të nxitur edhe nga prindërit regjistrojnë si ”gjuhë të nënës” greqishten, apo italishten.
Ajo që kam vënë re te këta fëmijë është tërheqja dhe interesimi për mësimin dhe kultivimin e gjuhës shqipe sapo bien në kontakt me të. Fjala bie, nëse në grupin e tyre shoqëror është një nxënës shqiptar që bën mësim në gjuhën amtare shqipe, menjëherë të vijnë në klasë dhe shprehin interesin edhe nxënësit shqiptar, të cilët bëjnë greqisht apo italisht si gjuhë amtare. Ndoshta është ”gjaku” që i thërret ndonëse në shtëpinë e tyre të re në Suedi vazhdon të flitet greqisht apo italisht.

A ka një komunitet të konsoliduar shqiptarësh në Suedi? A keni kontakte me shqiptarë të tjerë?

-Në Suedi ekziston një komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh, të cilët i përkasin kryesisht 3 periudhave. Ajo e viteve ´70 kur janë shqiptarët e Kosovës që emigruan nga ish Jugosllavia. Gjatë luftës së Kosovës pati gjithashtu një numër të madh shqiptarësh të Dardanisë që emigruan në Suedi. Një numër i pakët i shqiptarëve nga kufijve politikë të Shqipërisë kanë ardhur gjatë viteve 90-të. Ndërsa, një numër i konsiderueshëm kanë emigruar në 10 vitet e fundit, një periudhë kjo e largimeve masive nga Shqipëria. Shqiptarë të suksesshëm në Suedi ka shumë, prej deputetëve në Parlamentin Suedez, apo që përfaqësojnë Suedinë në Parlamentin Evropian. Ka futbollistë, këngëtarë, shkrimtarë dhe biznesmenë të suksesshëm, por bashkëpunimi në rang komuniteti është ende i dobët në krahasim me komunitet e kombësive të tjera që jetojnë në Suedi.

Suedia ka qenë shteti që ndoqi tjetër politikë përsa i përket menaxhimit të pandemisë, atë të mosvendosjes së masave strikte fillimisht etj. Si paraqitet situata sot dhe si po ecën procesi i vaksinimit atje. A ka lehtësim të masave?

-Suedia u vendos në qendër të kritikave në lidhje me politikën që ajo ndoqi për pandeminë. Por, megjithëse masat e saj nuk ishin aq radikale, statistikat tregojnë se Suedia e përballoi atë më lehtë se shumica e vendeve të BE-së, të cilat të përfshira edhe nga paniku ndoqën një politikë drastike përsa i takon pandemisë. Tashmë që situata përmirësohet nga dita në ditë dhe procesi i vaksinimit ecën me ritme të shpejta, qeveria suedeze ka nisur një proces të lehtësimit në disa faza të masave deri në heqjen e plotë të tyre. / Diaspora Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 