Destinacione/ Liqeni i Kusit, një oaz relaksi pak km larg nga Tirana

E martë, 22 Qershor, 2021

Liqeni i Purësit, ose sic shumë e njohin Liqeni i Kusit ndodhet pak kilometra larg nga Tirana.

Liqeni i Puresit (Kusit) dhe territori përreth tij vlerësohet si një nga zonat më piktoreske dhe biologjikisht të pastra ndër rrethinat e Tiranës. Largësia nga rruga nacionale është rreth 4 km.

Ky rezervuar rrethohet nga pyje karakteristike të ulët dhe të mesëm, që i japin vlerë të shtuar këtij ambienti piktoresk, kombinuar edhe me toka bujqësore në pjesët më të rrafshëta, ku kultivohen bimë të arave dhe pemë frutore. Gjithashtu ka një kombinim të bimësisë pyjore në kodrat përreth liqenit me grupe pemësh të ullirit, ku një pjesë e konsiderueshme zënë ullinjtë shekullore.

Afërsia e këtij territori piktoresk e rekreativ me zonat e banuara mundësojnë kushtet për krijimin e një parku rekreativ të domosdoshëm sidomos për rininë në ushtrimin e sporteve natyrore si ecjet e lira në natyrë, mountain bike si dhe organizime turistike.

Sipërfaqja e përgjithshme pyjore është 299.75 ha pyje dhe toka djerr (kullota), ndërsa sipërfaqja e Rezervuarit të Purezit është 16 ha, me ujë të pastër, pa derdhje. Nga analizat e kryera rezulton një shkallë e lartë e pastërtisë së këtyre ujërave, të cilat nuk janë të populluara me peshq ose amfibe. Territori i propozuar për parkun rekreativ të liqenit të Purezit – Kus është zonë me vlerë të lartë biodiversiteti dhe peisazhi, një vend i njohur për bukuritë natyrore me potencial të lartë turistik dhe dallohet për mikpritjen e banorëve.

Rrethinat e liqenit të Purezit-Kus mund të kthehen në një zonë turistike me infrastrukturë bashkëkohore, pasi përfaqësohet me ekonomi bujqësore të kënaqshme, që përbën një vlerë të shtuar për aktivitete rekreative duke zhvilluar dhe shërbime cilësore për popullatën.

Largësia nga rruga nacionale është rreth 4 km. E gjithë gjatësia e rrugës nga autostrada Tiranë – Durrës deri tek diga është në gjendje shumë të mirë e asfaltuar dhe me dy kalime. Largësia nga qendra e Tiranës është rreth 14 Km.

Duhet të bëni vetëm 5 km rrugë pas City Park dhe do ta gjeni veten në një oaz relaksi mes gjelbërimit dhe qetësisë.

Rruga që të con në këtë destinacion është e asfaltuar dhe ndryshe njihet edhe si Parku i Tiranës, pasi shumë turistë e zgjedhi si destinacion për të qendruar me rulot e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 