SHBA/ Rastet e rënda me COVID, studiuesja shqiptare zbulon proteinat përgjegjëse

E premte, 19 Prill, 2024

Dr. Shkencore Lisiena Hysenaj, ushtron profesionin e saj në Universitetin e San Fransisko-s, Kaliforni. Profesionistja shqiptare, ka kryer eksperimente shkencore, për të kuptuar përse disa individë shfaqin simptoma të rënda dhe disa të tjerë e kalojnë shumë lehtë, infektimin me COVID-19.

Ajo thekson se bashkë me kolegët e saj, kanë zbuluar proteinat përgjegjëse për rastet e rënda të shkaktuara nga virusi. “Si studiuese propozoj që një antitrup, i cili arrin të bllokojë molekulën TSPAN8, të përdoret si terapi për të ndaluar rastet e rënda të COVID-19”, – citon ajo.

Virusi që shkaktoi pandeminë e COVID-19 nuk është zhdukur ende. Shkencëtaret vazhdojnë të punojnë për të kuptuar përse disa individë shfaqin simptoma të rënda dhe disa të tjerë e kalojnë shumë lehtë COVID-19.

Bashkë me kolegët pranë Universitetit të San Franciscos në Kaliforni kemi krijuar mini-mushkëri nga qelizat staminale të personave te ndryshëm. Në bashkëpunim me Dr. Lauren Rodriguez (në foto) i infektuam këto mushkëri në laboratorin e sigurisë së lartë të Universitetit të San Franciscos. Mini mushkëritë e krijuara nga qelizat staminale të një njeriu “i ngjajnë” qelizave të trupit të personit nga i cili këto qeliza janë marrë.

Ne zbuluam se disa mini mushkëri ishin rezistente ndaj virusit të SARS-CoV-2, ndërsa disa mini mushkëri të tjera infektoheshin shumë lehtë nga virusi.

Bashkë si ekip zbuluam gjithashtu se virusi i SARS-CoV-2 infekton kryesisht qelizat me qime (cilia) dhe qelizat që prodhojnë mukus në sistemin e frymëmarrjes.

Ne identifikuam se personat që prodhojnë molekulën TSPAN8 në qelizat e tyre janë më të predispozuar për t’u infektuar nga SARS-CoV-2.

Si studiuese propozoj që një antitrup që arrin të bllokojë molekulën TSPAN8 të përdoret si terapi për të ndaluar rastet e rënda të COVID-19. Këto studime janë akoma paraprake por na japin shpresë se mini-mushkëritë mund të përdoren për të gjetur trajtime të shpejta dhe efikase kundër sëmundjeve të mushkërive.

Artikullin original mund ta gjeni këtu.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 