Londër/Nga inxhinieria kimike në financa, Andi Reçi:Ku ka ambicie nuk ka pengesa

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Andi Reçi vendosi 12 vite më parë të vijonte studimet në Londër të Britanisë së Madhe. Inxhinieria kimike ishte një zgjedhje e imponuar nga tregu i punës në atë kohë, por kjo nuk e pengoi të arrinte rezultate të larta dhe të shkëlqente në fushën e tij.

Mjaft i suksesshëm por me këmbë në tokë siç na rrëfen në këtë intervistë për “Diaspora Shqiptare”, Andi zgjodhi të vijojë të ndjekë orientimin e tregut duke iu kthyer kështu fushës së financave, të cilën e ka pasur dashuri të vjetër mes matematikës dhe programimit. Sot punon me kompaninë prestigjioze Goldman Sachs, në zhvillimin e algoritmeve për tregtinë e aksioneve të kompanive në burse.

Z. Reçi jeni larguar nga Shqipëria në 2009 për të vijuar arsimin. Inxhinieria kimike ishte një pasion për ju, apo një zgjedhje mes disa opsioneve të tjera.

Inxhinieria kimike ka qenë më tepër një zgjedhje e orientuar nga tregu i punës në atë kohë dhe nga mungesa e informacionit për fusha të tjera. Gjithsesi, dega më pëlqeu më shumë me kalimin e kohës, edhe pse ndryshimet e mëdha që ndodhën në kërkesë/ofertën për punë më kanë bërë që të ndryshoj drejtim kohët e fundit.

Sa e vështirë është për një student shqiptar të përshtatet me një tjetër kulturë si ajo angleze, tjetër metodë mësimdhënie dhe të arrijë t’ia dalë me sukses, sikurse dhe ju?

Në fakt, nuk është edhe aq vështirë. E para, sepse sistemi arsimor parauniversitar shqiptar është më tepër seç duhet i vështirë. E dyta, sepse përpos paragjykimit se kultura angleze nuk është edhe aq pranuese ndaj prurjeve të huaja, Anglia, dhe në veçanti Londra, është ndër të paktët vende ku prejardhja ka pak rëndësi. Për këdo që ka vullnet dhe ambicje nuk ka pengesa.

Pothuajse një vit më parë keni qenë fitues i çmimit Dancwerts-Pergamon per tezen e doktoratures me te mire nga Departamenti i inxhinerisë kimike dhe bioteknologjisë me tezën tuaj të doktoraturës në Universitetin e Kembrixhit që ka të bëjë me përpunimin e sinjaleve nga rezonancës magnetike. Rosalind Franklin ka thënë se shkenca dhe jeta e përditshme nuk mund dhe nuk duhet të ndahen. Si mund të aplikohet në jetën e përditshme teza juaj?

Çdo doktoraturë fokusohet në detaje në një pjesë të vogel të kërkimit shkencor dhe ndonjëherë është e vështirë të shihet se sa i aplikueshëm është në jetën e përditshme. Gjithsesi, nëse më duhet ta përmbledh, mendoj se arritja kryesore ka qenë përshpejtimi i imazherisë së marrë nga rezonanca magnetike në ato nivele sa tani është e mundur të shihen më në detaje lëvizjet dhe përbërja e hidrokarbureve në materialet shkëmbore. Mund të keni dëgjuar për aplikimin e rezonanceë magnetike në mjekësi. Në grupin tonë shkencor, ne përdornim rezonancën magnetike për të përparuar njohurinë në fushën e nxjerrjes dhe përpunimit të hidrokarbureve.

Së fundmi jeni angazhuar në përdorimin e aftësive tuaja analitike si një studiues matematikor në industrinë e financave. Na rrëfeni pak më shumë për të.

Me kalimin në fushën e financës, unë iu ktheva dashurisë time të vjetër të matematikës dhe programimit. Për momentin punoj për Goldman Sachs në zhvillimin e algoritmeve për tregtinë e aksioneve të kompanive në burse. Më pëlqen dhe e shoh veten në këtë fushë për një kohë të gjatë.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen dhe sa përfshihet në to vendlindja, Shqipëria?

Me Shqipërinë kam një lidhje të fortë. Megjithatë, për momentin jam i fokusuar në karrieren time këtu në Londer. Nëse shfaqet një mundësi e mirë për rikthim, sigurisht që do ta merrja parasysh dhe do ta vendosja në peshoren e avantazheve dhe disavantazheve./ Diaspora Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 