Hapet në Krujë ekspozita me dokumente dhe fotografi të vjetra

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Dokumente dhe fotografi të rralla të qytetit të Krujës u prezantuan në ekspozitën, që u hap  pranë muzeut kombëtar “Gjergj Kastrioti”. Një ekspozitë unike, nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, me dokumente të rëndësishme për jetën e qytetit dhe fotografi të rralla dhe të vjetra që ruhen në Fototekën e AQSH-së. Ndër dokumentet e ekspozuara, një plan rregullues i Krujës i vitit 1944; dokumente që publikohen për të parën herë për ndërtimin e shtatores së Skënderbeut; dokumente që dëshmojnë përpjekjet për ndërtimin e muzeut në vitin 1937 dhe gjatë periudhës së komunizmit.

Gjatë fjalës së tij, drejtori i Përgjithshëm i Arkivave prof. as.dr. Ardit Bido, tha se kjo ekspozitë në Krujë ka dy pika kryesore. “Jetën e qytetit përmes edhe imazheve shumë të vjetra, ku çdo person mund të gjejë lagjen apo rrugën ku ka banuar. Dhe dokumentet për ndërtimin e një muze, i cili nga pikëpamja simbolike është shumë i rëndësishëm siç është ky i Skënderbeut, ku ne kemi vendosur t’i sjellim këto dokumente. Kështu, ajo që ruhet në fondet tona ne kemi mision ta çojmë aty ku jetojnë shqiptarët”, tha ai.

Drejtori i Qendrës Muzeore Krujë, Mehdi Hafizi tha se një ekspozitë e tillë është me rëndësi për vetë muzeun dhe vizitorët e tij, të cilët veç gjithçkaje gjejnë brenda, mund të shohin edhe këtë pasuri dokumentare, që gjendet në arkiva e që lidhet me këtë qytet dhe vetë muzeun. Ekspozita është një bashkëpunim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave me Qendrën Muzeore Krujë dhe Bashkinë Krujë, përfaqësuesi i së cilës Drini Masha tha se është me vlerë për qytetin.

“Ne do të dëshironim ta shëtisnim edhe në pika të tjera në qytet për ta parë sa më shumë banorë të qytetit, por edhe vizitorë të tij”, tha ai në fjalën e tij. Kjo ekspozitë do të jetë në Krujë përreth 2 javë dhe kushdo mund të shohë dokumente me rëndësi, një pjesë e të cilave publikohen për herë të parë. Ekspozita që u hap në Krujë, vjen në vijim të aktivitetit që organizon Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ( DPA). Arkivi i shtetit shqiptar është institucioni më i rëndësishëm arkivor në shkallë kombëtare ku grumbullohen, ruhen, përpunohen dhe shërbehen dokumentet kryesore, që dëshmojnë për historinë e kombit dhe të shtetit shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.