“Vështrim krahasues mbi tekstilet Arbëreshe”, takim me antropologen Onuzi

E martë, 23 Prill, 2024

“Vështrim krahasues mbi tekstilet e Arbëreshëve të Italisë së Jugut dhe ato shqiptare”, ishte tema e takimit të organizuar nga “Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët” ditën e sotme me antropologen Afërdita Onuzi.

Onuzi ka ndarë sot me Drejtoreshën dhe studiuesit e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, të dhëna nga studimet e saj krahasuese mbi proceset e realizimit të tekstileve nga Arbëreshët e Italisë së jugut dhe shqiptarët.

Me një përvojë të shtrirë në 50 vite punë si etnologe,  profesoreshë Onuzi shpjegoi për të pranishmit lidhjet ndërmjet mjeteve e proceseve të punës, terminologjisë dhe aktiviteteve sociale që realizohen nga të dyja palët gjatë realizimit të tekstileve, e që janë provat e gjalla të vazhdimësisë kulturore shqiptare tek arbëreshët.

Gjithashtu Onuzi foli edhe mbi simbolikat, besimet dhe ritualet e përbashkëta të lidhura procesin e endjes dhe me mjetet e punës. Në pjesën e dytë të leksionit referoi studiuesja Silvana Nini, e cila ka realizuar librin “Një rrugëtim rrugëtim etnografik mbi veshjet e arbëreshëve të Italisë së jugut”, të botuar nga QSPA, e cila shpjegoi ndër të tjera dhe terminologjinë e përdorur nga arbëreshët në lidhje me proceset e endjes dhe mjetet e punës, mbështetur në të dhënat etnografike të mbledhura nga Papas Antonio Belluscio e të botuara në librin e tij “Il tellaio”. Materiali u shoqërua me imazhe të realizuara nga Italo Elmo dhe Mario Bellizi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.