Gjermani/ Përvoja si mësuese, Mimoza Leka: Flisni vetëm shqip me femijët tuaj

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Mësimdhënia e gjuhës shqipe në Diasporë, nuk është e njëjtë me procesin mësimor në vendlindje. Nxënësit takohen me mësuesit në ditë të caktuar dhe orar të reduktuar, por kjo nuk i pengon mësuesit në Diasporë të bëjnë maksimumin për përcimin jo vetëm të gjuhës amtare, por edhe vlerave dhe traditave autoktone. Mësuese Mimoza Leka është njëra prej tyre, e cila prej vitesh jeton në Gjermani dhe është mësuese e gjuhës shqipe. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” Leka tregon se kur u hapën shkollat e para shqipe në rajonin ku ajo jeton, si dhe shtron problematikat që duhen përmirësuar në procesin e mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë. Mimoza Leka është gjithashtu krijuese e shoqatës jofitimprurëse “Shoqata Kulturore Shqiptare“, një ndër më të njohurat jo vetëm nga shqiptarët në Gjermani, por edhe intitucionet atje.

Prej sa vitesh jeni mësuese e gjuhës shqipe në Gjermani?  Ka ardhur në rritje interesi për gjuhën shqipe?

Puna ime si mësuese e gjuhës shqipe si gjuhë amtare në Gjermani, ka lidhje shumë të madhe me punën e paraardhëses time mësueses Sofie Dumnica. Prandaj do ta filloja bisedën për të, për të vazhduar tek vetja ime.

Shkollat shqipe në tre qytete ku une punoj, në Bergisch Gladbach, në Overath dhe në Burscheid të Landit të Vestfalisë-Veriore të Gjermanisë, e kanë zanafillën me mësuese Sofie Dumnica. Ajo ka hapur shkollat e para shqipe në këto qytete në vitin 1996. Ka qenë jo vetëm mësuese e shkëlqyer, por dhe një aktiviste shumë e madhe dhe i ka shërbyer shumë Kosovës. Mësuese Sofia ka qenë dhe sekretare e nëndegës së Lidhjes Demokratike në Landin e Vestfalisë-Veriore në Gjermani. Aktivitetet që ajo ka kryer me LDK- në, kanë shërbyer edhe në mbledhjen e nxënësve shqiptarë për shkollat shqipe dhe për hapjen e shkollës se parë shqipe në këtë rajon. Prindërit shqiptar, sidomos ata të ardhur nga Kosova, kanë luajtur një rol shumë të madh në këtë drejtim. Mesuese Sofia krijoi kështu një taban shumë të mirë per vazhdimin e ruajtjes së gjuhës shqipe, për ruajtjen e traditës dhe kulturës shqiptare. Ajo punoi dhe ushtroi profesionin e saj si mësuese deri në vitin 2010. Pas daljes së saj në pension, shkollën shqipe e mori një kolege tjetër për një vit dhe direkt pas saj erdha unë për gati 10 vjet në këtë detyrë. Mbështetja e mësuese Sofies në fillimin e punës time ka qenë jashtëzakonisht e madhe. Ajo më shoqëroi gati për një vit rrjesht, derisa u sigurua që shkolla shqipe po vazhdon në rrugen e duhur. Ajo thoshte:“Nuk mundem të gëzoj dhe të shijoj e qetë pensionin tim, pa e parë që nxënesit e mi janë në duar të sigurta dhe shkolla shqipe po vazhdon“.  Sofia e shikonte këtë si detyrim të madh moral dhe shpirtëror dhe vetëm ajo e dinte më së miri se si mund të kesh sukses  në këtë profesion, aq me tepër që në shkollat shqipe mbi 80 % të nxënësve janë fëmijë të ardhur nga Kosova. Duke i marrë mësimet e para prej saj, unë e pata më të lehtë të vazhdoj punen time. Pas 10 vite pune, do të thoja që në shkollat shqipe ku unë jap mësim, është rritur shumë numri i nxënësve. Deshira e fëmijeve për të mësuar gjuhën amtare vazhdon të jetë e madhe dhe pa frikë mund ti them mësuese Sofiës, që tradita në rajonin tone Rheinisch Bergischen Kreis vazhdon.

 Cilat janë disa problematikat që i evidentoni si pengesë për procesin mësimor?

Përvec sukseseve, që unë përmenda më lart, patjetër që procesi mësimor në Diasporë ka dhe problematikat e veta. Une do të përmendja disa nga këto:

Edhe pse unë thashë qe numri i nxënësve është rritur goxha në shkollat ku une jap mësim, përsëri ka shumë femijë shqiptarë që nuk e vizitojnë mësimin e gjuhës shqipe. Ketu do të përmendja fëmijët që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria. Po të mos ishin prindërit shqiptarë nga Kosova dhe fëmijët e tyre, mësimi i gjuhës shqipe do të kishte dështuar. Ka shumë prindër që mendojnë dhe thonë: “Ne flasim shqip në shtëpi dhe fëmija im di mjaftueshëm shqip, prandaj ska nevojë të shkojë në mësim të gjuhës shqipe”.

Unë i pergëzoj shumë prindërit që flasin me fëmijët e tyre shqip në shtëpi, se ata i japin fëmijes bazat e para të gjuhes shqipe, por kjo nuk e zëvendëson dot mësimin shqip në shkollë.

Ose ka dhe nga ata prindër që thonë: “Fëmijes tim ska çfarë i duhet gjuha shqipe, mjafton të dijë mirë gjermanisht”. Madje duke menduar kështu, flasin edhe vete me fëmijet e tyre gjuhën gjermane në shtëpi. Kjo teori çon fatkeqësisht në humbjen komplet të gjuhës amtare.

Orari i mesimit të gjuhës shqipe është pas mësimit të rregullt në shkollat gjermane, pra nga mesdita e deri në pasditen e vonë (ora 13:00 – 18:30). Unë e kam të qartë, që kur fëmijët vijnë tek unë në mësimin e gjuhës shqipe,  në shumicën e rasteve janë shumë të lodhur,  prandaj edhe unë  mundohem ta bëj mësimin sa më interesant, që ata të ndjejnë kënaqesi në mësim dhe të vijnë me dëshirë dhe jo me detyrimin e prindërve.

Grupet shumë heterogjene që unë kam dhe niveli jo i njëjtë i gjuhës shqipe që kanë nxënësit me njëri-tjetrin, e bëjnë mësimdhënien më të vështirë për mësuesin. Mësuesi duhet ti ndajë nxënesit në grupe të vogla në klasë dhe të ketë materialet përkatëse për cdo nivel, pra brenda grupit të madh duhet të bëjë mësim të diferencuar, sic e quajmë ne.

Mësimi i gjuhës shqipe në Diasporë nuk mund të krahasohet me mësimin në Atdhe. Ai ka shumë të veçanta, që mësuesi i gjuhës shqipe duhet ti ketë parasysh, përndryshe ai s´do të ketë sukses.

Për librat dhe materialet mësimore, që përdoren në mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë është bërë diçka, por akoma jo aq sa duhet. Edhe kjo përbën një vështirësi më vete.

Nuk mjafton vetëm interesi dhe dëshira e prindërve dhe e fëmijeve për të ndjekur Mësimin Plotësues të Gjuhës Shqipe, qëllimi ynë është që nxënësit tanë të lexojnë dhe te shkruajnë një gjuhë të standartit të larte, që jo vetëm ta kuptojnë por edhe ta flasin bukur dhe rrjedhshëm gjuhën e nënës. Dhe kjo kërkon durim dhe këmbëngulje nga të gjitha palët, si nga mësuesit ashtu edhe nga prindërit dhe nxënësit. Dialektet që përdoren nga nxënës të ardhur nga troje të ndryshme shqipëtare jo vetëm që nuk duhet të shikohen si pengesë, por unë do të thoja janë një pasuri e madhe që ne kemi. Unë p.sh pervec gjuhës letrare, flas shumë mirë dhe dialektin dibran, që në rolin e mesueses ja kam parë vleren, se i kuptoj shumë mirë dhe nxënësit që më vijnë nga Maqedonia e Veriut.

Gjithashtu ju keni një shoqatë mjaft aktive atje. Tashmë që masat Covid po lehtësohen, çfarë planesh keni mbi aktivitetet që do të zhvilloni?

Që në fillimet e mia të punës si mësuese e gjuhës shqipe vura re, që roli i prindërve është shumë i madh, prandaj unë dhe prindërit e shkollës shqipe e pamë të domosdoshme të krijojmë një shoqatë. Shoqata jonë nen drejtimin e Nexhmedin Uka është krijuar në vitin 2011 me emrin “Shoqata Kulturore Shqiptare“ Rheinisch Bergischer Kreis e.V.. Ajo është e rregjistruar nga organet ligjore gjermane dhe është shoqatë jofitimprurëse. Si fillim detyra kryesore e kësaj shoqate ishte të ndihmojë mbarëvajtjen e mesimit të gjuhës shqipe. Kjo arrihej nëpërmjet shumë aktiviteteve kulturore, tradicionale dhe sportive që organizonte ajo. Me kalimin e kohës veprimtaria e shoqatës tonë u zgjerua dhe mund të them që është shoqata më e njohur jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga organet gjermane në rajonin tonë. Shoqata jonë është shumë aktive edhe në ndihmën që ju jep shqiptarëve në rrugën e integrimit të tyre, sidomos të atyre që vijnë me vonesë në Gjermani. Ne kemi përthyesit tanë, ne ju japim ndihmën e parë shqiptarëve dhe fëmijeve të tyre, që vijnë rishtas në Gjermani. Kjo ka përmiresuar shumë imazhin e shqiptarëve tek gjermanët. Edhe tani në kohën e Covid 19 shoqata jonë vazhdon të jetë në menyra të tjera aktive. Inisiativa e shoqatës tonë është: “Të ndihmojmë njerëzit e moshuar, apo të semurë duke ju blerë atyre ushqimet apo duke ju shërbyer me gjëra të tjera për të cilat ata kanë nevojë“. Ne kemi një komision, ku kemi aktivizuar edhe të rinjtë tanë, për tju shërbyer familjeve shqiptare apo joshqiptare që sëmuren nga Covid dhe janë të izoluar. Përveç kësaj ne kemi dhe mësues të gjuhës gjermane në Shoqatë, që bëjnë mësim online pa pagesë me të rritur ose dhe me femijë, që kanë ardhur me vonesë në Gjermani dhe kanë nevojë të mësojnë gjermanisht. Kemi dhe shumë aktivitete të tjera, të cilat për momentin kryhen më shumë online.

Sa të hapur janë shqiptarët e Diasporës në Gjermani për t’u bërë pjesë e aktiviteteve që ju organizoni dhe sa i rëndësishëm është bashkëpunimi nga ana e prindërve?

Do të perqendrohem më shumë te rajoni ku unë jap mësim dhe do të flas për popullsinë shqiptare të këtij rajoni. Shqiptarët këtu tregojnë një interes shumë të madh për aktivitetet që organizoj unë si mësuese e gjuhës shqipe në bashkëpunim me shoqatën tonë. Ndër aktivitetet e shumta që organizojmë gjatë gjithë vitit, do të përmendja: Pavarësine e Shqipërisë dhe Pavarësinë e Kosovës, festën e 7-8 Marsit, ku fëmijet prezantojnë dhe një program të bukur artistik me vjersha, këngë e valle shqipëtare. Dy herë në vit zhvillojmë kampionate futbolli, ku nuk luhet vetëm futboll, por  prezantohet dhe ushqimi tradicional shqiptar. Kjo ditë shndërrohet në një festë të madhe shqiptare. Gjithashtu jemi pjesëmarrës në shumë aktivitete të festave gjermane në rajonin ku ne jetojmë,dhe festojmë së bashku Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Perveç festave ne bëjmë dhe aktivitete të tjera, siç janë ato me tema për edukimin e fëmijëve, për sistemin shkollor në Gjermani, prezantime e lexime librash të ndryshëm nga autorë të njohur shqiptarë etj. Pra siç e shikoni aktivitetet tona janë  të larmishme dhe jo të izoluara brenda kulturës sonë shqiptare. Të gjitha këto aktivitete nuk do të realizoheshin kurrë pa ndihmën dhe pjesëmarrjen masive të prindërve të nxënësve të gjuhës shqipe dhe të të gjithë shqiptarëve që jetojnë këtu. Me kete rast falenderoj te gjithe prinderit per mbeshtetjen qe me japin mua si mesuese. Pa ndihmën e tyre, unë kurrë sdo të kisha sukses në punën time.

Përveç gjuhës fëmijët njihen edhe me traditat e kulturën, cila pjesë i tërheq më shumë?

Unë e thashë më siper, që mesimi në Diasporë është i veçantë. E them këtë se mësuesi i gjuhës shqipe nuk është vetëm një mësimdhënës në orën e mësimit, por edhe jashtë saj. Në mësueset e gjuhës shqipe jemi për nxënesit tanë mësuesit më të afërt dhe më të veçantë. Ne na shikojnë nxënësit tanë, jo vetëm si mësues, por shumë më shumë se kaq. Këtu luajnë rol edhe aktivitetet e shumta që ne bëjmë me nxënësit, për ti njohur ato me muzikën, kulturën dhe traditën shqiptare. Unë psh e përdor shumë edhe në mësim këngën për të mësuar nëpërmjet saj gjuhën shqipe. Unë do të thoja që aktivitetet e shumta që ne bëjmë me nxënësit tanë, e bëjnë mësimin më interesant dhe më tërheqës për ta. Të gjitha sëbashku i shërbejnë në fund të fundit mësimit të gjuhës amtare dhe ruajtjes së traditës dhe kulturës shqiptare. Nuk do të thoja që njëra është më tërheqëse se tjetra.

Ju vetë prej sa vitesh jeni në Gjermani dhe si u përfshitë në mësimdhënie?

Unë jetoj prej 23 vitesh në Gjermani. Para se të filloja punën si mësuese e gjuhës shqipe, kam punuar si mësuese e gjuhës gjermane në kurse integrimi për të rritur, që vijnë nga shtete të ndryshme në Gjermani. Ndër to kam pasur edhe shumë nxënës shqiptarë. Më vonë më lindi ideja që të aplikoj edhe për këtë vend pune dhe jam shumë e lumtur që e ushtroj këtë profesion aq të bukur dhe interesant. Unë vazhdoj të jap mësim gjermanisht, paralelisht me shqipen. Këto dy punë kanë një lidhje shumë të bukur me njëra tjetrën. Kam shumë raste ku prindërit shqiptarë i kam në mësim gjermanisht dhe femijët në mësim shqip. Dy punët e mia më kanë lidhur akoma më shumë me të gjithë shqiptarët e rajonit ku unë punoj.

Apeli im për të gjithë shqiptarët është:

E Para:  flisni vetëm shqip me femijët tuaj, sepse kjo është gjuha më perfekte që mund të komunikoni me to. Nuk duhet të ekzistojë frika e mospërvetësimit të gjuhës gjermane, por frika e humbjes së gjuhës amtare.

E dyta: dërgojini fëmijet në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, shfrytëzojeni këtë mundësi të bukur që keni, që jo cdokush në Diasporë e ka.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.