Albina Muzaqi: Në politikën finlandeze për ti dhënë zë rinisë bashkëkombase

E premte, 29 Mars, 2024

Albina Muzaqi është një nga dhjetë shqiptarët kandidatë në zgjedhjet komunale në Finlandë, që sipas asaj që znj. Albina na rrëfen është vendi i mundësive.

E pyetur nga “Diaspora Shqiptare” se pse ka zgjedhur të kandidojë në komunën Kaarina, Albina na thotë se synimi i saj është që rinia bashkëkombase të ketë një vend të sigurtë me të gjitha mundësitë.

Znj. Albina janë dhjetë shqiptarë, përfshire dhe ju që kandidojnë në zgjedhjet komunale në Finlandë në qytete të ndryshme. A mund të flasim për një komunitet të konsoliduar shqiptarësh atje?

Po, mund ta flasim. Në komunën Kaarina të gjithë shqiptarët jemi të lidhur dhe kemi një miqësi dhe një rreth shumë të lidhur. Jo vetëm ne komunën tonë por edhe ne komunat që i kemi për rreth të gjithë janë shumë të lidhur.

Një pjesë e mirë e kandidatëve shqiptarë janë në komunën Vantaa ndërsa në Kaarina jeni vetëm ju. Cilat janë synimet tuaja për kandidimin dhe cilat do të jenë planet tuaja për shqiptarët në Kaarina?

Synimet e mia si kandidate në komunën Kaarina janë që rinia në komunën tonë të kenë një vend të sigurt ku do kenë të gjitha mundësitë për një të ardhme sa më të mirë. Unë si kandidatë shqiptare dhe një e re do ju premtoj të gjithë bashkatdhetarëve të mi që do bëjë sa mundem që fëmijët e tyre të kenë një vend të sigurt dhe plot mundësi.

Lexo edhe- Dhjetë shqiptarë kandidojnë në zgjedhjet komunale

Flasim pak për historinë tuaj të emigrimit. Pyetja që na vjen në mend është, pse në Finlandë?

Unë kam emigruar në Finlandë me prindërit kur kam qenë 3,5 vjeçe, ishte shok kur erdhëm në Finlandë në dhjetor, kishte borë dhe gjithë kohën ishte errësirë. Prindërit kishin vendosur të vinë në Finlandë sepse e kishim xhaxhain këtu dhe kishin dëgjuar që Finlanda është shtet shumë i mirë për arsim dhe të gjithë fëmijët kanë të drejtat e barabarta për arsim dhe në jetën e përditshme. Dhe si çdo prind që duan vetëm më të mirën për fëmijën e vet, sakrifikuan gjithçka dhe erdhën në Finlandën e largët vetëm te kenë fëmijët një të ardhme të mirë.

Sa i vështirë ka qenë përshtatja me një kulturë e vend të ri? A janë finlandezët kaq miqësor sa mesdhetaret?

Siç përmenda më lart jam rritur në Finlandë dhe nuk e ndjej që kam pasur shumë probleme sepse jam munduar të adaptohem me të dy kulturat. Mendoj se për një person që vjen në Finlandë në moshën madhore është më e vështirë, se kultura është mjaft e ndryshme dhe është problem ta gjesh vetëm. Sepse nga një anë e ke kulturën tënde me të cilën je rritur, nga ana tjetër e ke kulturën me të cilën duhet të jetosh në jetën e përditshme, si për shembull në punë dhe jetën sociale. Merr kohë deri sa të gjesh një mjedis me të cilin do mundesh të jetosh. Finlandezet janë miqësore por jo miqësor sa ne. Janë shume te sakte për privatësinë e tyre.

Sipas jush, cilat janë vështirësitë e emigrimit dhe sistemi social në Finlandë?

Gjuha finlandeze është shumë e vështirë, dhe si rezultat ndikon ne shkollimin e plot personave. Por kam parë shqiptarë shumë të motivuar të cilët e kane mësuar gjuhën në një kohë shumë të shkurtër dhe janë punësuar. E për sistemin social besoj se nuk ka shume vështirësi sepse kur vjen një emigrant në Finlandë i ofrohen të gjitha ndihmat e mundshme për një jete më të lehtë në Finlandë.

Nëse do dëshironim të vizitonim Finlandën, cilat do të ishin sugjerimet tuaja?

Pyetje e vështirë sepse Finlanda është një shtet që natyrën e ka tej mase të bukur, por nëse duhet vetëm një vend të sugjeroja do ishte Lappi. Lappi është në krye të Finlandës. Lappi në kohën e verës nuk bëhet natë kurrë. Gjithë kohën ka vetëm dritë. Është pa dyshim një prej vendeve më të bukura që mund të ekzistojë.

Keni studiuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Turku të Finlandës. Ku punoni aktualisht dhe cilat janë planet tuaja për të ardhmen për profesionin tuaj dhe përfshirjen aktive në shoqëri?

Për momentin ende studioj në universitet. Kam mbaruar vitin e parë në degën e infermierisë. Më herët e kam kryer shkollën për infermierë praktike dhe tani punoj në spitalin e universitetit në qytetin Turku (TYKS). Më pëlqen shteti finlandez sepse studentëve na mundëson të punojmë dhe të studiojmë në të njëjtën kohe. Mua me ka ndihmuar tej mase vendi i punës në studime sepse kam pasur mundësi të pyes kolegët me përvojë shumë vjeçare pune.

Planet e mia janë të mundohem të bëj një shoqëri të sigurtë për të gjithë. Do doja që shoqëria jonë të jetë sa më e hapur. Do doja që rinia shqiptare të arrijë sa më shumë në Finlandë dhe në të gjithë botën. Siç e përmenda më herët, do të bëj gjithçka që mundem që rinia në komunën Kaarina, të kenë të gjitha mundësitë për të arritur çfarë ëndërronin ata./ Diaspora Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.