Adem Belliu, 24 vjet në shërbim të komunitetit shqiptar në Amerikë

E enjte, 25 Prill, 2024

Zoti Belliu keni dy dekada që qëndroni pas kamerave dhe ndiqni jetën dinamike të shqiptaro-amerikanëve dhe pak ju bie radha për të qenë përballë fokusit të kamerave, më lejoni të pyes se si ka qenë ky segment prej 24 vjetësh për ju?

Është kënaqësi të flas për një punë që është në shërbim të komunitetit Shqiptar në Amerikë. Që në ditët e para që nisa të mendoja për këtë ekran isha i sigurt që kjo punë do të kishte një kuptim të përjetshëm ….

U bënë 24 -vite pa u ndarë as edhe një çast nga përkujdesja për këtë dritare të vogël por me shumë histori dhe e vërteta është se nuk ndiej lodhje. Pothuajse çdo javë njihem me shoke e miq të mirë në komunitetin tonë dhe që mundohem ti mbaj pranë.

Por nëse nuk do kisha bashkëpunëtorët e “Albanian Culture TV” në NY nuk do e ndieja apo kisha këtë “pasuri”.

Le të mbetemi edhe pak përtej kamerave, në karrierën tuaj prej muzikanti çfarë ndodh aty? Shijet e artistit, principet e patriotit dhe ambiciet e biznesmenit, si i keni përvetësuar, balancuar dhe vënë në jetë këto shtylla që mbajnë në këmbë profilin tuaj prej producenti në një vend të madh si Amerika ku nuk është e lehtë t’ja nisësh nga asgjëja?

Karriera ime si muzikant ndali në momentin kur avioni i vogël me 10 apo 12 veta u ngjit prej Rinasit në Janar 1994 e unë me lot në sy shikoja djalin tim Gertin 5 -vjeç ulur në sedilien e avionit ngjitur me mua. Aty ndjej se ka mbetur edhe karriera ime si muzikant .

Por ndihem shumë mirë kur koleget apo ish nxënësit e mi arrijnë sukses sot në ambiciet e tyre personale në funksion të kulturës shqiptare në Shqipëri por edhe jashtë saj. Sigurisht që pasioni për muzikën transformohet në forma të ndryshme dhe lidhjet e mia me të janë të patjetërsueshme. Nuk ka orë apo moment që nuk dëgjoj muzikë klasike madje edhe kur jam në makinë . Mbase plotëson atë pasion që mbeti një kujtim i çmuar.

“Albanian Culture TV” që ju e drejtoni prej rreth 24 -vitesh u bë edhe stacioni edhe vizioni juaj për të cilin duam të dëgjojmë rrëfimin tuaj… Cilët kanë qenë partnerët tuaj më seriozë në këtë rrugëtim jo të lehtë ku kamerat, gazetarët, editimet, realizimet jo pak herë kishin një autor; JU, më pas dy: ju dhe bashkëshortja juaj, pastaj djali, vajza, pra një familje.., disa detyra?

Shijet e artistit këtu në NY besoj se kanë ndryshuar disi por jo menjëherë apo në vetëm pak vjet …kur kam parë që në “Carnegie Hall” në atë skenë magjike, në atë tempull të muzikës kanë shansin të luajnë edhe amator ….gjykoj se vetëm në Amerikë janë këto shanse, sfida për shumëkënd dhe mundësi që ky vend kompetitiv ti ofron.

Unë nuk mendoj se jam aq patriot por ligjet e patriotizmit i mora pa kuptuar nga Malsorët dhe Shqiptarët e Kosovës.

Suksesin në biznes fushë e cila më bën që të ndihem shumë mirë mendoj se ma dha ky vend të cilit i ndjehem mirënjohës.

Nga përkrahja e bashkëshortes dhe iniciativave mbase tepër të guximshme për t’ju futur një fushe të tillë e nga ku pastaj mjafton të punosh fort dhe në mënyrë sistematike e ku doemos arrin diçka. Këtë rrugëtim për fat e pranoi e gjithë familja duke u bërë kontribuese e konsiderueshme.

Lidhjet me vendin amë ky televizion i ka konkretizuar në një mënyrë shumë të bukur, me produksione nga Prishtina dhe Tirana. Si u bë e mundur kjo?

Në vitet 80 -të kam qenë student në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega muzikë prej nga kujtoj se sa herë që na binte radha që të inçizonim ndonjë vepër muzikore të interpretuar nga orkestra e Institutit të lartë të Arteve në TVSH më dukej vetja sikur po jetoja për disa orë në një tempull arti e kulture e kjo pasi që gjithë jetën time e kam vlerësuar shumë ekranin duke menduar se ai mundet të jetë rrezatim i shumë prej aspekteve kulturore e historike të jetës dhe veprimtarisë së një kombi.

Rastësisht në NY, madje në fillimet e ardhjes sime këtu rreth vitit 1994 më ra në dorë një broshurë nga e cila mësova se mundesh të bëhesh producent i një programi televizioni (në shkollë apo kurs falas) aty pashë një nga mundësitë e paimagjinueshme të Amerikës. Pa e zgjatur fillova ta mendoja dhe më pas e realizova

Po partnerët tuaj në fushën profesionale, cilët janë?

Partnerët më të qëndrueshëm kanë qenë e po mbeten anëtarët e familjes dhe një pjesë e vogël e stafit pasi ky “biznes” është kryesisht me bazë vullnetare

Në televizionet lokale të 5 lagjeve të NY; Bronx, Manhattan, Brooklyn, Queens, dhe Staten Island nuk na jepnin më shumë se një orë transmetim.

Për të marrë më shumë orë transmetimi në Cablevision atëherë më duheshin producent të tjerë. Nuk ishte e lehtë të gjeja shqiptarë të tjerë asaj kohe ndaj m’u desh të aktivizoja anëtarët e familjes sime. Bashkëshortja ime Mimoza ka studiuar për gjuhën franceze dhe kjo ishte një ndihmë e madhe për shkrimet e kronikave, plus që falë zërit tepër të veçantë mikrofonik ajo e kreu këtë funksion më së miri. Më vonë u rriten edhe fëmijët të cilët filluan që të përdorin kamerat e kompjuterat për montazhe dhe kështu puna nisi të ishte edhe më produktive.

Në të njëjtën kohë kemi pasur bashkëpunim edhe me gazetarë e moderatorë me të cilët e zgjeruam programacionin. Janë një listë e gjatë dhe gjej rastin për ti falenderuar për çdo kontribut që kanë dhënë.

Si janë lidhjet tuaja si televizion por edhe si individ me vendin amë?

Lidhjet me vendin amë kanë qenë të pashmangshme që në fillimet e punës së “Albanian Culture Televizion” por jo si sot. Blerja e studios në Tiranë është një investim i familjes tonë por që është vënë në shërbim të plotë për prodhime dhe menaxhimin e ACTV, programacioni dhe një pjesë e intervistave.

Zhvillohen aty falë internetit dhe teknologjisë së sotme punët edhe pse në shumë distancë fizike kanë ecur mjaft mirë. Këtë eksperiencë e kam mësuar nga një shqiptaro-amerikan kur isha në Anchorage Alaska para disa vitesh. Atli Dobrova një biznesmen shumë i suksesshëm menaxhonte bizneset në Amerike nga Dibra e Madhe e Maqedonise.

Në Prishtinë tani kemi bashkëpunëtorin tonë të rregullt me kronikat e tij të përjavshme kulturore.

Kemi në plan që ti forcojmë akoma më shumë lidhjet me vendin Amë, që në të ardhmen të blejmë dhe një studio të “Albanian Culture TV” edhe në Prishtinë.

Cili është mesazhi juaj për botën shqiptare atë përtej ekranit, ku ka shumë politikë dhe pak zgjidhje, shumë individualitete dhe pak marrëveshje e shtrëngim duarsh?

Duke jetuar në Demokraci e në liri qytetari nuk duhet të presë vetëm nga shteti apo nga tjetri. Duhet që të kërkojë shumë më shumë nga vetja në drejtim të punës, të ekonomisë personale e të gjejë forma e mënyra për të punuar privatisht. Pa mohuar rolin e madh që kanë mënyrat klasike të integrimit siç është shkollimi. Gjithashtu besoj te virtytet si p.sh pjesëmarrja ndershmërisht në jetën politike të vendit (dhe jo ta shikoj politikën si përfitim) mbase do mund të sjellë ndryshimet e pritura nga ne prej më shumë se tri dekadash.

Punë punë natë e ditë

Të shikojmë pakëz dritë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.