Gjermani/ Dr. Halil Krasniqi ndër 10 më të mirët për zbulimet shkencore

E premte, 19 Prill, 2024

Organizata e Fondacionit për zbulime shkencore “Arthur Fischer”, ka vlerësuar zbulimin e dr. Halil Krasniqit, “KRASSA”, si shumë të rëndësishëm në shkencat e mjekësisë intervencionale, dhe më tepër për interesin e shëndetit të popullatës në përgjithësi.

Komponenti i “shifkës Bidirekcionale ‘KRASSA’” për trajtimin endovaskular të enëve të gjakut, të cilën e zbuloi dr. Krasniqi, kualifikohet ndër 10 më të rëndësishmet për shkencën universale, nga 200 zbulime shkencore në Gjermani.

Zbulimi

Ky zbulim, sipas dr. Krasniqit, i cili ka të bëjë kryesisht me trajtimin e arterieve dhe venave në përgjithësi, pa prerje, pa narkozë të përgjithshme, me qëndrim të shkurtër në spital, me trajtim të të gjitha enëve të gjakut, në një seancë dhe me kosto shumë të vogla, do të përdoret nga shumë mjekë, të cilët i trajtojnë enët e gjakut me metodën endovaskulare dhe intervencionale.

Për dr. Krasniqit ky çmim është shumë i rëndësishëm, pasi që ka të bëjë me vlerësimin e zbulimit dhe lehtësimin e trajtimit të pacientëve.

Dr. Halil Krasniqin, është kirurg vaskular dhe deputet i partisë politike të pavarur (FËV)Frei Wähler Vereinigung në politikën lokale, dhe drejtor i Klinikës së kirurgjisë vaskulare dhe endovaskulare në Helios-Klinikën Pforzheim, Gjermani. Po ashtu, kohë pas kohe shërben edhe në spitalin Amerikan në Kosovë, për sëmundjet që kanë të bëjnë me kirurgjinë vaskulare.

Sëmundjet e enëve të gjakut

Sëmundjet e enëve të gjakut me moshën, siç tha dr. Krasniqi, për Telegrafin, mund të sëmurën dhe të shkaktojnë probleme të mëdha shëndetësore, të cilat mund të përfundojnë me amputacion, humbjen e ekstremiteteve, organeve apo edhe vdekjen nga ngushtimi (stenoza), mungesa e furnizimit me gjak të organeve dhe indeve, por edhe nga zgjerimi (aneurizma), perforacioni i enës së gjakut.

“Këto arterie të sëmura mund të trajtohen në metodën e hapur me anestezion të përgjithshëm, me bypas, proteza artificiale dhe shumë orë operative. Por, këto sëmundje si stenozat, aneurizmat, pezmatimet, anomalitë dhe shumë sëmundje tjera, trajtohet sot me metoda bashkëkohore, moderne nga ekspertët endovaskular vetëm me shpuarje, pa përdorur narkozë të përgjithshme, pa prerje fare dhe me qëndrim një ditor në spital”, tha dr. Krasniqi.

Rëndësia e zbulimit

Para zbulimit të shifkës dyanësore – bidirekcionale “KRASSA”, dr. Krasniqi shpjegon se damarët e gjakut janë trajtuar me intervencional, por vetëm në një drejtim të trupit, në drejtim të zemrës ose në drejtim të këmbës.

“Trajtimi i përgjithshëm dyanësor nuk ishte i mundur. Për stentimin apo ballonimin vaskular në dy drejtimet, operacioni dhe hapja e arteries ishte detyrim, sepse shifka nuk mund të kthehej në të dy anët e organizmit, pa hapjen e arteries me narkozë”, tha mes tjerash ai.

Megjithatë, me komponentin e zbuluar nga eksperti endovaskular, pacientet përfitojnë sot në masa të mëdha shëndetësore.

Dr. Krasniqi, theksoi se duke e përdorur shifkën në trajtimin e damarëve, të sëmurit nga me stenoza, aneurizma okluzione etj, nuk kanë nevojë më t’i nënshtrohen anestezionit të përgjithshëm dhe arteriet dhe venat trajtohen me narkozë lokale.

“Në një seancë të mjekimit, mund të riparohen të gjitha arteriet e trupit, dhe nuk është i nevojshëm që pacientet të hospitalizohen disa herë në spital. Operacioni, hapja e indeve dhe arteries nuk është e nevojshme. Trajtimi i të gjitha enëve të gjakut realizohet vetëm me një shpuarje me gjilpërë. Pacientet qëndrojnë vetëm një ditë në spital. Shpenzimet janë shumë më të ultë. Pacientet mund t’i rikthehen aktivitetit fizik pas tri ditësh. Lëndimi i damarëve të gjakut dhe komplikacionet e trajtimit në krahasim me metodën e vjetër, është nën 5%”, tha dr. Krasniqi.

“KRASSA”, sipas dr. Krasniqit, tanimë është në fazën e përdorimit internacional, dhe furnizimi në Evropë tani varet nga kondicionet e ndërmjetësuesve farmaceutikë.

Por, dr. Krasniqi theksoi se kjo metodë është në praktikë edhe në Kosovë, metodë kjo e cila mund të praktikohet nga mjekët me përvojë ndërkombëtare.

Kush është Arthur Fischer dhe organizata e shpikësve

Arthur Fischer lindi më 31 dhjetor 1919 në Waldachtal-Tumlingen dhe vdiq më 27 janar 2016

Artur Fischer është një nga shpikësit më produktivë në botë. Ai ka më shumë se 1,100 regjistrime të patentave dhe modelit të shërbimeve vetëm në Gjermani, dhe të panumërta në të gjithë botën. 94-vjeçari “Mbreti i Dybles” ishte i njohur për shpikjen e tij më të popullarizuar, “kunjën e zgjerimit”, e cila revolucionarizoi industrinë e ndërtimit.

Biznesi i tij familjar sot ka më shumë se 40 filiale në 32 vende, mbi 4,100 punonjës dhe një qarkullim vjetor prej 661 milion euro. Djali i tij, Klaus e drejton biznesin që nga viti 1980.

Prof. Fischer së bashku me Fondacionin Baden-Württemberg gGmbH themeloi organizatën për vlerësime shkencore e cila akordohet edhe me Arthur Fischer Inventor Award Baden-Württemberg. Me kompetencën e ekspertizës shkencore, kjo organizatë vlerëson dhe kualifikon çdo dy vite, në kuadrin e shpikësve privatë, shpikjet e të cilëve janë regjistruar për patentë ose model të dobishëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.