Rriten ndjeshëm eksportet drejt Greqisë, kryesojnë mineralet dhe tekstilet

E enjte, 25 Prill, 2024

Eksportet drejt Greqisë kanë njohur rritje të ndjeshme gjatë 4 muajve të parë të këtij viti.

Sipas raportit të tregtisë së jashtme të publikuar nga Instituti i Statistikave eksportet arritën gati 6 miliardë lekë, nga rreth 3.7 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vlerën më të lartë të eksporteve e shënuan grupet “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, ndjekur nga grupi “tekstile dhe këpucë”.

Ndërkohë, importet e mallrave nga Greqia në Shqipëri, gjatë periudhës janar-prill arritën në rreth 17.8 miliardë lekë, kur një vit më parë (2020) u importuan 16.2 miliardë lekë.

Në vlerën e mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave “ushqim, pije dhe duhan” në vlerën 5 miliardë lekë, i ndjekur nga grupi “materiale ndërtimi dhe metale” në vlerën 2.5 miliardë lekë dhe “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” në vlerën 3.4 miliardë lekë.

Referuar të dhënave, shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Greqinë gjatë 4-mujorit zunë 7.1 % të totalit të gjithë tregtisë./ata/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 