Itali/ Juliana Lalaj: Fotografia, pasioni që u kthye në profesion

E premte, 19 Prill, 2024

Historitë e sukseseve të shqiptarëve jashtë vendit na bëjnë të gjithëve krenarë. Ka nga ato histori suksesi të cilat bëjnë bujë në mediat e huaja, por ka dhe nga ato të voglat, po mjaft domethënëse duke ndryshuar jetën e një shqiptari që ka emigruar dhe komunitetin përreth.

Nëse ekziston pasioni, dëshira dhe këmbëngulja kudo të jesh arrin synimet e tua. Juliana Lalaj jeton prej vitesh në Bolzano. Nuk është nga ato historitë e emigrimit plot vuajtje me anije, por ndoqi dashurinë e jetës përtej detit. Nga gjëra të thjeshta e të vogla, Juliana zbuloi pasionin e saj për fotografinë dhe sot ka një studio të vogël në Bolzano por që pak nga pak po fiton simpatinë e qytetarëve atje.

Në këtë intervistë për “Diaspora Shqiptare”, Juli rrëfen historinë e saj të thjeshtë por që brenda ka ëndrra e pasione ashtu si shumë shqiptarë që largohen jashtë vendit jo thjesht për shprehjen klasike “të një jete më të mirë”, por për ti dhënë mundësi dhe hapësira vetes të përshtatet e integrohet në një të përditshme larg vendlindjes dhe familjes.

Juliana, të fotografosh të bukurën shpesh konceptohet si e bukura e natyrës, e bukura e artit ndërsa ju keni zgjedhur si fotografi i të bukurës qelizën e shoqërisë familjen. Si lindi pasioni juaj për fotografinë?

Pasioni për fotografinë nisi me ardhjen në jetë të fëmijës sim të parë. Kur linda vajzën, Melodinë, fillova t’i bëja foto që nga dita që lindi e çdo muaj me radhë. Të gjithë më pyesnin në çfare studio i bëja fotot se i pëlqenin shumë. Ishin detaje të thjeshta të fotove të bëra në shtëpi, por improvizoja gjithmonë sfonde studiosh, i bëja vetë fotot. Duke biseduar me bashkëshortin vendosa të ndiqja këtë pasion timin. Fillimisht fotografoja shoqet e mia, fëmijët dhe kështu nisi pasioni im. Prandaj dhe emri i studios së fotografisë quhet “Melody Photography”.

Keni përfunduar studimet për gjeografi ku mbase natyra dhe eksplorimi mund të ishin pjesë e objektivit tuaj, por zgjodhet të fotografoni copëza të vogla lumturie për t’i përjetësuar në aparat. Pse kjo zgjedhje?

Pyetje shumë e bukur. Është e vërtetë se studimet kanë të bëjnë me gjeografinë, natyërn që na rrethon, por shtuar pasionin mbase do të kisha gjetur veten në atë fushë. Por për mua fotografia është pjesë e artit dhe arti ka qenë gjithmonë pjesë e imja që e vogël pavarësisht rrethanave apo mundësive ndonjëherë nuk bën atë që do apo që ke pasion…E bukura si ajo e natyrës dhe e qënies kanë një pikë të përbashkët: përcjelljen e emocionit kur e sheh apo kur e fotografon. Zgjedh fotografinë e fëmijëve dhe familjes si copëz të vogla lumturish të mëdha, sepse përcjell një pjesë të shpirtit tim artistik dhe konceptin për të bukurën.

Nga dora juaj në “Melody Photography” shohim foto të fëmijëve, familjes, nënave shtatzëna. Keni zgjedhur foto studioje dhe gëzime familjare. Sa e thjeshtë apo e vështirë është të punosh me fëmijët?

Se di, mua më duket shumë e thjeshtë dhe e bukur në të njëjtën kohë. Ndoshta ma lehtëson dhe fakti që jam vetë nënë dhe bëhesh njësh me vogëlushët kur i fotografon në momentet e tyre spontante. Mbase edhe kur e bën me shumë pasion këtë punë ato vështirësitë sfumohen dhe nuk i ndjen. Dashurinë dhe emocionet që ata të përcjellin janë shumë të forta, s’ka gjë më të bukur.

Dhe për të qëndruar tek vështirësia, prej tetë vitesh tashmë jetoni në Bolzano të Italisë. Na rrëfeni pak historinë tuaj të emigrimit dhe përshtatjen me një jetë dhe kulturë të re.

Veten emigrante se kisha menduar. Nuk e kisha menduar ndonjeherë të largohesha nga Shqipëria, nuk kam qenë tip që doja të largohesha nga familja dhe miqtë. Por ja që jeta ka planet e saj që nuk i dihet dhe tani ndodhem prej vitesh në Bolzano të Italisë. Njohja me bashkëshortin më bëri të largohesha sepse ai jetonte prej vitesh në Itali, është rritur këtej dhe vendosëm që të jetonim këtu. Fillimi ka qenë shumë i vështirë normalisht si të gjithë edhe pse ne e kemi pak atë shpirtin italian, dy breza afërsisht janë rritur me mediat përtej detit duke mësuar dhe gjuhën e kulturën e duk ndjerë dhe një ngjashmëri shpirtërore dhe kjo bën që ne shqiptarët të integrohemi më lehtësisht në shoqëri.

A keni krijuar kontakte me shqiptarë të tjerë që jetojnë në Itali, a jeni përfshirë në organizma të shqiptarëve ku festoni e diskutoni së bashku?

Po, patjetër. Tani prej vitesh ndihem shumë mirë dhe kam kontakte normalisht me shqiptaret, jemi një komunitet do thosha i madh këtu në Bolzano. Sa i përket organizma të shqiptarëve, i ndjekim në rrjetet sociale por nuk jam përfshirë personalisht.

Ju jeni në fillimet tuaja të biznesit të themi, ku pas tre vitesh pasioni dhe pune mes vështirësish keni hapur studion tuaj. Sa e vështirë është për një shqiptar të krijojë një sipërmarrje në Itali dhe pse nga shteti fqinj na vijnë histori suksesi pas një historie 30-vjeçare emigrimi. A mund të themi se sot shqiptarët janë më të integruar në shoqëri?

Unë mendoj se ne shqiptarët e kemi atë yllin në ballë kudo ku shkojmë. Ndoshta na ka bërë jeta apo vështirësitë që hasim në fillimet tona të emigrimit por jemi shum kërkues ndaj vetes për të arritur aty ku duam. Ka mjaft shqiptarë jashtë vendit që ia kanë dalë më së miri sepse ne kemi këmbënguljen dhe synime të qarta, por mbase në vendin tonë nuk kemi mjetet dhe mundësitë e duhura që ofrohen jashtë. Përsa i përket integrimit, e përmenda dhe pak më sipër, me Italinë kemi një histori të paktën 30-vjeçare dhe ne jemi bërë pjesë e tyre dhe ata e jona.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Kam shumë gjëra në kokë që dua t’i realizoj, por mendoj që do arrij atë që i kam vënë synim vetes shumë shpejt. Aktualisht jam fokusuar tek studioja e fotografisë, duke e kthyer kështu pasionin tim prej vitesh në profesion e punë të vërtetë. Ka ecur mirë dhe shpresoj që investimi në këtë punë të vijojë dhe në të ardhmen. Pse jo, një degë e saj dhe në Shqipëri, në Vlorën time. Mai dire mai, thonë italianët./ Diaspora Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.