Nënshtetësia për të huajt në Greqi pas 30 vjetësh – Ëndërr e paarritshme?

E premte, 29 Mars, 2024

Me vendimin Nr. 29845/2021 të Ministrisë së Brendshme Greke, për herë të parë, u përcaktuan kriteret për integrimin ekonomik dhe shoqëror të të huajve që dëshirojnë të marrin nënshtetësinë greke. Në thelb, qeveria greke rikthen kërkesat më të rrepta, të cilat ajo i tërhoqi pas reagimeve të mëdha gjatë miratimit të ligjit 4735/2020. Sipas vendimit, emigrantët, shtetasit e BE-së, të mërguarit dhe refugjatët që kanë qëndruar legalisht në vend për një kohë të gjatë do të duhet të vërtetojnë me dokumenta, në një kohë të krizës së zgjatur ekonomike dhe pandemisë, se kanë punuar vazhdimisht gjatë viteve të fundit dhe pagat vjetore arrijnë një shumë të caktuar prej 7800 euro. Sipas Elstatit papunësia e tyre kap shifrën 28%, kurse e vendasve 19%.

Konkretisht, në mënyrë që të dokumentohet puna e qëndrueshme dhe integrimi financiar i të huajve që jetojnë legalisht në vend kërkohen: 1) paga vjetore e punonjësit të pakualifikuar ose zanatçiut, 2) nëse aplikanti ka familje, të ardhurat e kërkuara rriten me 10% për secilin anëtar të varur prej tij dhe 3) të ardhurat vjetore të deklaruara të të huajit i cili është certifikuar me paaftësi fizike prej më shumë se 67% si dhe të gjitha llojet e përfitimeve që ai mund të marrë nga sistemi i mirëqenies sociale përmblidhen. Të gjitha sa u thanë më sipër duhet të vërtetohen nga aplikanti me dokumentat përkatëse për 3, 5 ose 7 vitet e fundit të qëndrimit në varësi të llojit të lejes së qëndrimit të ligjshëm që ai disponon.

I njëjti vendim përmend kategorinë e të huajve që kanë aplikuar sipas parashikimit paraekzistues të nenit 25 të ligjit 3838/2010 të cilët duhet të vërtetojë të ardhura të mjaftueshme për të paktën pesë vjet, nga viti 2015 e tutje. Kjo është një rrethanë rënduese ad hoc e paraqitur për një kategori specifike të aplikantëve. Në të njëjtën kohë, çdo nocion i sigurisë juridike dhe administrimit të mirë katalizohet, shtrembërohet dhe ndoshta bëhet fjalë për çështje të antikushtetutshmërisë. Kjo, pasi në vend të një mekanizmi përmirësues për këtë vonesë të tepërt prej gati 11 vjetësh nga administrata për të zgjidhur pengesat përkatëse, aplikantët duhen që të përmbushin kritere të rrepta financiare për një periudhë më shumë se 5 vjet.

Veçanërisht problematik është parashikimi, në të njëjtin vendim për “.. lidhja e një martese me një shtetas grek të lindur në Greqi..” dhe jo nga një mënyrë tjetër e marrjes së shtetësisë greke, si një provë e padiskutueshme e integrimit social. Dhe kjo është një dispozitë që mbase tejkalon kufijtë kushtetues.

Vendimi ministror në fjalë ndjek vendimet e mëparshme të marra nga qeveria, të cilat, pa dyshim, lëvizin në një drejtim të qartë, konservativ dhe shtrihen deri në përjashtimin thelbësor të një numri të madh të të huajve që jetojnë legalisht në vend për shumë vite. Kjo zbulon perceptimin kufizues dhe dritëshkurtër të qeverisë për këtë lidhje ligjore të të huajve me shtetin.

Por gjëja më paradoksale është se, kërkesa e përmbushjes së kritereve kaq të rrepta ekonomike gjatë miratimit të ligjit 4735/2020, u shoqërua me deklarata pompoze nga Ministri i Brendshëm i atëhershëm për lehtësime duke pasur parasysh situatën e rëndë ekonomike të vendit për shkak të pandemisë. Rivendosja e këtyre dispozitave nga vendimi i diskutueshëm ministror, ​​në efektin më të rreptë dhe më retroaktiv, zbulon ndër të tjera, një gjendje të mosbesimit dhe përqeshjes së qeverisë ndaj të gjithë qytetarëve të vendit dhe veçanërisht grupeve të interesuara të popullsisë që shohin pritjet e tyre të anulohen papritur, vetëm 6 muaj pas miratimit të ligjit 4735/2020. Në të njëjtën kohë, besimi legjitim i qytetarëve të vendit dhe siguria ligjore preken drejtpërdrejt, procesi parlamentar gjithashtu minohet dhe të gjitha këto çështje së bashku shkaktojnë lëkundje të thella të Shtetit të Drejtësisë.

Ky vendim paraqet një zhvendosje të qartë konservatore në çështjet e marrjes së shtetësisë greke në dy vitet e fundit. Në të njëjtin projektligj kishte një dispozitë për heqjen e kategorisë së veçantë të natyralizimit të të miturve të huaj për invalidët, një dispozitë e cila më së fundi, pas reagimeve të mëdha, u tërhoq. Gjithashtu, në të njëjtin vendim, vitet e qëndrimit të mëparshëm ligjor të refugjatëve për paraqitjen e kërkesës për natyralizim u rritën nga tre në shtatë.

Kjo u pasua, në tetor 2020, nga ligji 4735/2020. Ligji solli ndryshime të rëndësishme, kryesisht në procesin e natyralizimit, duke specifikuar një peizazh mjaft negativ për fatin e njerëzve që jetojnë dhe punojnë rreth 30 vjet në Greqi.

Në ligjin i ri veçohen si pika veçanërisht negative, ndër të tjera:

  1. a) paraqitja e certifikatës së aftësisë së njohurive jo vetëm të gjuhës por edhe të historisë, gjeografisë, kulturës greke dhe institucioneve pas provimeve me shkrim si parakusht i paraqitjes për aplikim,
  2. b) kërkesat e larta për një provim të suksesshëm gjuhësor, pesha dhe kërkesat për provimin e suksesshëm të gjuhës u ndanë nga provimi i moduleve të tjera siç u bë me shumën e tarifës së pjesëmarrjes në provime, e cila, pas reagimeve, u ripërcaktua në nivelin më të ulët,
  3. c) sigurimi i tarifave në procedurat që deri atëherë nuk ishin parashikuar.

Procesi i natyralizimit është një fushë që tregon problemet serioze që janë identifikuar tashmë me vite. Unioni Grek për të Drejtat e Njeriut ka theksuar vazhdimisht vonesat në aktivizimin e procesit të provimit me shkrim të prezantuar nga qeveria e mëparshme dhe kjo bëri të mundur që në shkurt 2021 të postohet banka e temave në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme. Me një shikim të parë, kërkesat e provimit me shkrim nuk u dukën në përputhje me një hetim racional dhe thelbësor të integrimit shoqëror dhe shtetëror të të huajve që jetojnë legalisht në Greqi si dhe ra në sy vështirësia e aplikimit për shumë të huaj. Vështirësia e tepërt dhe dështimi i pyetjeve është tipik dhe ekspozon qeverinë aktuale sepse ka miratuar këtë sistem në një mënyrë shumë të rreptë.

Në shumë raste, kërkohet një nivel veçanërisht i lartë i njohurive (treguese janë pyetjet në lidhje me Greqinë dhe presidencën e BE, sa herë ka kryesuar, kur ishte hera e parë dhe kur do të jetë e radhës, çështja e bashkëpunimit të organeve që kanë përgjegjësinë për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor, etj.). Ndërsa në disa raste të tjera kandidatëve u kërkohet t’u përgjigjen pyetjeve që njohuritë e të cilave nuk kanë asnjë lidhje me shkallën e tyre të integrimit në shoqërinë greke (treguese janë pyetjet në lidhje me përputhjen e forcave të armatosura dhe forcave të sigurisë, për qytetin jashtë vendit ku u ndërtua një kopje e Tempullit të Hefestit, cila këngë fitoi në Eurovision, nëse Kalikantzaros janë shpirtrat e mirë të Krishtlindjeve që sjellin fat të mirë apo kur dikush sëmuret duhet të bëjmë fanouropita që të shërohet etj.).

Vështirësia e pyetjeve të provimit me shkrim e kombinuar me faktin se provimet do të mbahen dy herë në vit në tetë (8) qendra provimesh në të gjithë vendin barazon procesin e vërtetimit të një marrëdhënie juridike me shtetin, me procesin e provimeve te matures për pranimin në arsimin e lartë. Dështimi i provimit në fjalë do të hedhi në erë tërë projektin nga themelet e tij.

Banka e temave u pasua nga një rregullore e ligjit 4795/2021 në lidhje me përjashtimin nga provimet me shkrim. Kushtet për përjashtim u bënë të tepruara dhe joproporcionalisht të rrepta, njësoj si baza ligjore për marrjen e shtetësisë greke për shkak të ndjekjes së një shkolle greke. Në thelb, çështja e përjashtimit nga provimet me shkrim në një kërkesë për natyralizim u shfuqizua.

Dispozita tashmë në ligjin 4735/2020 për punën e qëndrueshme në vend për të verifikuar integrimin financiar të aplikantëve për nënshtetësi greke, ishte që në fillim e paqartë dhe në kontrast të plotë me realitetin modern grek, pas krizës ekonomike dhjetë vjeçare të përjetuar nga vendi dhe përkeqësimi në tregun e punës të sjellë nga pandemia. Eliminimi, në minutën e fundit, i kushtit për të ardhura jo më pak se paga totale mujore e punëtorit të pakualifikuar, u pranua dhe aprovua gjerësisht, megjithatë disa shqetësime mbeten akoma.

Fatkeqësisht, këto shqetësime, pavarësisht nga refuzimet e Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, konfirmohen në mënyrën më të keqe nga vendimi i fundit ministror dhe në këtë mënyrë plotësohet enigma e një imazhi të zi të nënshtetësisë për të huajt në Greqi. Grupi i përgjithshëm i dispozitave të nënshtetësisë, siç është tani, është shumë larg karakteristikave arsimore, shoqërore dhe ekonomike të shumicës së të huajve që banojnë legalisht në Greqi dhe pritet që nivelet e suksesit në procesin e natyralizimit të jenë shumë të vogla, ndërsa ka shumë të ngjarë, interesi i vetë të huajve të jetë i kufizuar. Nëse ky ishte qëllimi i ligjvënësve, atëherë ia kanë është arritur me sukses.

Përveç çështjeve të dukshme të të drejtave dhe ligjshmërisë që lindin, ndër të tjera për shkak të zbatimit të këtyre kritereve për aplikimet që kanë mbetur pezull për shumë vite, menaxhimi i çështjeve të shtetësisë në këtë mënyrë është një shembull shqetësues, duke konfirmuar dyshimet për një politikë konservatore dhe kufizuese ndaj popullsisë që banon dhe punon legalisht për vite me radhë në Greqi ndërsa krijon shqetësime të arsyeshme për reflekse fobike drejt popullatës gjithnjë në rritje që lëviz në të gjithë botën. Në të njëjtën kohë, ky menaxhim do ta mbajë vendin në heshtjen negociuese në debatin e vazhdueshëm në BE mbi “Planin e veprimit për integrimin dhe aderimin për periudhën 2021-2027” si dhe ky proces do ta bëjë atë të jap llogari për trajtimin e rezervuar ndaj të huajve.

Për këto arsye, Unioni Grek për të Drejtat e Njeriut kërkon rimodifikimin e kornizës institucionale të ligjit të nënshtetësisë ashtu siç u formua në vitet 2020-2021, me përparësi funksionimin e procesit të natyralizimit, pa përjashtime paraprake. Heqja e menjëhershme e kërkesave të rënda financiare dhe në çdo rast revokimi i aplikimit të tyre prapaveprues për të gjitha aplikimet në pritje është një kusht i panegociueshëm.

Fitimi i shtetësisë duhet të jetë vazhdimi i natyrshëm i një udhëtimi legal në vend për çdo të huaj që e dëshiron atë. Përndryshe, çdo diskutim i të drejtave dhe integrimit zhvillohet në një vakum real dhe ligjor.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 