EKSPOZITA/”Fillesat” e ekonomisë shqiptare dhe Diaspora e viteve ’20-’30

E premte, 29 Mars, 2024

Historiani i njohur i ekonomisë Johan Clapham do të thoshte se historia e ekonomisë është dega më themelore e historisë, jo më e rëndësishmja. “Themelet ekzistojnë për të bartur gjëra më të mira”, ka thënë ai.

Teksa sheh ekspozitën “Fillesat” të çelur në Kalanë e Tiranës për të shkuarën e financave të Shqipërisë kupton se nëse mëson diçka nga historia e zhvillimit ekonomik, është se kultura bën të gjitha ndryshimet.

Gazetari Kreshnik Kuçaj sjell për publikun shqiptar për një javë ekspozitën me materiale nga fillesat e të shkuarës së financave të Shqipërisë, informacione dhe dokumente aspak ose pak të njohura të kompanive shqiptare në vitet ’20-’30, por dhe përpjekjet e shqiptarëve për të kapur ritmin e vendeve të tjera në mekanizmat modernë financiar. Z. Kuçaj na tretgon se ekspozita është konceptuar në formën e një rrugëtimi në vite duke u ndalur në ato që mund të cilësohen si gurët kilometrikë në historinë e financave dhe ekonomisë së vendit.

KONTRIBUTI I DIASPORES

Shqiptarët jashtë vendit kanë luajtur një rol të rëndësishëm në fillesat e ekonomisë shqiptare si dhe kanë ofruar një ndihmë të veçantë.

Të parët ishin shqiptarët e Buureshtit, të cilët organizuan Kongresin Kombëtar Shqiptar në vitin 1905. Misioni ishte shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Për të siguruar mjetet financiare për të cilat kishte nevojë një sipërmarrje e tillë u shpall një hua prej 10 milionë franga dhe u emëtuan obligacionet përkatëse me prerje 10 franga secila. Obligacionet që mbanin datën 15 maj 1905 ishin të mbushura me simbolika shqiptare dhe me thirrje patriotike. Ato u bllokuan nga Turqia, nën vasalitetin e të cilës ishte ende Shqipëria.

Nga ana tjetër nuk mungoi asnjëherë kontributi i shoqatës “Vatra” në SHBA. Emigrantët shqiptarë të Amerikës kanë luajtur një rol të rëndësishëm në Pavarësinë e Shqipërisë dhe në ruajtjen e kufijve të saj, sidomos në përfundim të Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1917, ata krijuan Komitetin për Shpëtimin e Shqipërisë dhe u mobilizuan me donacione për krijimin e një fondi 40 mijë dollarë për të mbështetur këtë qëllim. Fondi u mobilizua në dy pjesë dhe ky dokument tregon se si ka qenë certifikata që merrnin emigrantët shqiptarë që jepnin donacione.

EKSPOZITA

Janë të pafundme dokumentet e kohës, por Kreshniku ka zgjedhur disa prej tyre të renditura sipas viteve dhe rëndësisë në ekonominë shqiptare.

Ekonominë e tregut Shqipëria nisi ta aplikojë në mënyrë të strukturuar, të organizuar mbi baza kombëtare. Jetëgjatësia e shkurtër e qeverisë së Ismail Qemalit dhe më pas ndërhyrja e ushtrive të huaja kishin bërë të pamundur nisjen më herët të aplikimit të modelit ekonomik.

Në fillim të viteve ’20 kur vendi sapo kishte dalë nga lufta e Parë Botërore autoritet ndërmorën hapat e parë për të mobilizuar kapitale për zhvillimin ekonomik të vendit. Shteti u gjend mes dy alternativave, atë të marrjes hua nga jashtë dhe të dhënies së konçesioneve, duke zgjedhur këtë të dytën, pra, lejimin e shfrytëzimit të burimeve natyrore nga kompani të huaja. Për këtë qëllim në këto vite u mbajtën disa kongrese tregtare që kishin si synim që të bashkonin tregtarët shqiptarë me qëllim bashkimin e energjive për të ndërmarrë projekte madhore ekonomike.

RENDESIA E HISTORISE

Në ekspozitë krahas fotove të dokumenteve janë dhe dokumente fizike, si fatura të kohës libra tregtarë apo edhe një makinë llogaritëse e asaj periudhe. Ekspozita është çelur në kujdesin e Elvana Hana dhe është një bashkëpunim i TV SCAN, Credins Bank dhe Kalaja e Tiranes. Gazetari Kreshnik Kuçaj na thotë se “Fillesat” është hapi i parë i një projekti shumë-dimensional dhe afatgjatë për zbardhjen e historise ekonomike të vendit./ Diaspora Shqiptare