Romët dhe sintët në Gjermani, si minoritet dhe si azilkërkues

E premte, 19 Prill, 2024

Romët përbëjnë numrin më të madh të azilkërkuesve në Europë. Më shumë kërkesa ka në Gjermani, Suedi, Francë, Belgjikë, Zvicër e Luksenburg, por dhe në vende jashtë Shengenit. Në Evropë jetojnë gjithsej deri në dymbëdhjetë milionë romë. Ndaj edhe BE ka vënë në dispozicion shumë miliarda euro për integrimin e tyre përmes projekteve të ndryshme. Romët dhe sintët njihen ndërkohë në Gjermani zyrtarisht edhe si minoritet sikurse tre minoritetet e tjera: minoriteti danez, minoriteti i përbërë nga frizët, si dhe ai sorb. Këto pakica mbështeten nga qeveria federale gjermane në mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës së tyre. Gjithsej janë më shumë se 200 000 njerëz (nga këto katër pakica) dhe që posedojnë nënshtetësinë gjermane, ata kanë një gjuhë të vetën, kulturë dhe histori – pra një identitet dhe tradicionalisht janë vendas në Gjermani. Ata këtu jetojnë në rajone dhe vendbanime të trashëguara. Financiarisht ato mbështeten nga federata, landet dhe vetë komunat. Edhe pse nga viti 2000 ekziston një kartë evropiane për të drejtat themelore në të cilën është saktësuar se pakicat nuk guxojnë të diskriminohen dhe duhet respektuar feja, kultura dhe gjuha e tyre, prapëseprapë deri tani ajo nuk ka detyrim ligjor.

Romët janë një popull evropian i cili ka rrënjë indiane. 800 vjet më parë romët e sotëm u larguan nga Lugina e Gangut në Veri të Indisë. Pjesa më e madhe e tyre jetojnë në varfëri dhe përballet me diskriminim të përditshëm. Në rrjedhën e historisë romët janë përndjekur, deportuar dhe “dënuar” sepse janë romë.

Të drejtat e tyre shkelen përditë madje edhe në Evropën e sotme. Nga ana tjetër romët mund të shihen si “evropianët” e parë. Për romët nuk ekzistojnë kufijtë. Kjo vlente për ta përpara arritjes së konventave dhe pakteve ndërkombëtare. Gjatë rrugëtimit të tyre zbulues nëpër Evropë, romët kanë marrë shumë nga kulturat vendase që gjetën dhe u kanë dhënë atyre gjithashtu shumë nga kultura e tyre. Kështu ata janë kthyer në pjesë të trashëgimisë kulturore evropiane. Në Gjermani është etabluar termi i dyfishtë për emërtimin e tyre: sinti dhe romë. Me sinti nënkuptohet grupi i kësaj popullsie që jeton në Evropën Qendrore dhe me romë ata të Evropës Lindore. Natën e 2 gushtit 1944 gati 3.000 burra, gra e fëmijë të mbijetuar u shfarosën në dhomat e gazit në kampin e Aushvicit në Birkenau. Gjysmë milionë sinti dhe romë mendohet se janë shfarosur prej nacionalsocialistëve në Evropë gjatë luftës së dytë botërore.

Ndërkohë, në 10 vitet e fundit në Gjermani numri i azilkërkuesve romë nga Shqipëria dhe Kosova është rritur dukshëm. Qytetarët e Shqipërisë nisën të përfitojnë nga regjimi i lëvizjes pa viza në zonën Shengen të BE-së më 15 dhjetor të vitit 2010. Shifra të përafërta tregojnë se rreth 70% e atyre që kanë kërkuar azil në Gjermani nga Shqipëria i përkasin komunitetit rom. Por sa i përket nivelit të suksesit të pranimit të kërkesës për azil ky është shumë i ulët. Kërkesat e romëve për azil refuzohen shpejt, që ata të mos i bëhen barrë buxhetit publik, bëjnë të ditur mediat. Një pjesë e madhe janë kthyer me hir a me pahir dhe këtu kanë mbetur vetëm ata që duan të qëndrojnë me çfarëdo çmimi. Gjithësesi si Ministria e Brendshme edhe OJQ Pro Asyl e kanë të qartë qe në shumë vende evropianolindore romët nuk janë të sigurt dhe janë të përjashtuar në shoqëri. Prandaj çdo rast gjykohet në mënyrë individuale.

Muzika është pjesë e kulturës së tyre ashtu si edhe gjuha e jeta si nomadë. Por kjo mënyrë jetese nuk përputhet me të përditshmen moderne të Evropës. E si rrjedhojë romët gjithnjë e më shumë diskriminohen vazhdimisht dhe përballen me përjashtimin social. Në bazë të raportit të fundit të BE-së lidhur me gjendjen e romëve ndonëse ekzistojnë ligjet përkatëse dhe mbështetja financiare për romët, në vendet anëtare lë për të dëshiruar zbatimi i tyre. Një ndër problemet më urgjente është numri i lartë i papunësisë së romëve. Nga njëra anë kjo ka të bëjë me faktin, se duke munguar një vendbanim i përhershëm i tyre ata nuk kanë leje qëndrimi në vendin ku jetojnë. Por pengesa më e madhe është se ata nuk kanë arsim dhe gjendja shëndetësore e romëve është në përgjithësi më e keqe krahasuar me mesataren e gjendjes shëndetësor të pjesës tjetër të popullsisë. Jetëgjatësia e tyre është rreth dhjetë deri në 15 vjet më e ulët se mesatarja e pjesës tjetër të popullsisë.

Shkaqet për rritjen e fluksit të azilantëve romë nga Shqipëria apo Kosova, sipas ekspertëve të integrimit, lidhen më shumë me problemet ekonomike në vendet ku ata jetojnë. Nga ana tjetër, vetë romët përballen me shumë vështirësi kur vijnë në Gjermani. Familjet e mëdha deri me pesë, shtatë fëmijë ua vështirëson edhe më shumë prindërve romë mundësinë e integrimit në këtë vend. Kjo situatë nuk është e lehtë për të ndryshuar dhe përshtatur rregullave dhe ligjeve gjermane. Veçanërisht për fëmijët që shkojnë në kopësht apo në shkollë. Shumica e prindërve, të rinj në moshë, nuk dinë të shkruajnë dhe lexojnë. Edhe mentaliteti, zakonet dhe traditat kulturore të romëve e bën edhe më të vështirë integrimin dhe përshtatjen me kushtet që të ofron Gjermania. Nga ana tjetër, vetë romët duhet të ndryshojnë, duhet të organizohen, të jenë aktivistë dhe të marrin fatin e tyre në dorë. Shteti gjerman po investon shumë për integrimin e tyre. Kjo është jashtëzakonisht e vështirë, pasi nuk ka zgjidhje të lehta, por që ka një standard minimal që duhet respektuar nga vetë romët, nëse duan të jetojnë në Gjermani./ Nga Mimoza Kelmendi/Gjermani

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  